Koalicioni Meta-Berisha, Gjinushi: Meta,matrapaz i politikes

Shko poshtė

Koalicioni Meta-Berisha, Gjinushi: Meta,matrapaz i politikes Empty Koalicioni Meta-Berisha, Gjinushi: Meta,matrapaz i politikes

Mesazh nga Andi 2009-07-05, 23:53

Aleatėt e vegjėl tė sė majtės, kundėr koalicionit Berisha-Meta. Kreu i Partisė Socialdemokrate, Skėnder Gjinushi e komentoi koalicionin e ri qeveritar Berisha-Meta si njė pazari tė madh, ku blihet e shiten vota, mandate.

TIRANE- Po bėhet fenomen i politikės xhuvelizmi”, – kėshtu e komentoi dje kreu i Partisė Socialdemokrate, Skėnder Gjinushi, koalicionin e ri qeveritar Berisha-Meta. Sipas tij, me kėtė aleancė, jo vetėm e majta, por tė gjithė votuesit i kuptuan dyshimet se, “vota pėr LSI-nė ėshtė votė pėr Berishėn”. “Besoj se tani nuk mund tė flitet mė pėr moral politik, Meta tregoi se ėshtė matrapaz politik dhe qė ka qenė vegėl e Saliut”, – deklaroi dje kreu i PSD-sė.

Ai shtoi se nė fushatėn elektorale tė Metės janė dėgjuar akuzat ndaj qeverisė aktuale, pėr korrupsion, se kjo qeveri e ka futur vendin nė krizė, prandaj duhet tė ndryshohet, se kjo ėshtė qeveri e Gėrdecit dhe tė tjera si kėto. Pėr Gjinushin, pas gjithė kėsaj fushate akuzash e sulmesh tė Metės ndaj Berishės, nuk ka asnjė moral qė kreu i LSI-sė tė bėhet “pjesė e kėsaj qeverisjeje”. “Nė kėtė mėnyrė goditet rėndė ekuilibri politik nė vend.

Tashmė s’bėhet fjalė pėr asgjė tjetėr, vetėm pėr matrapazllėk. Kjo i ngjan njė tregu, njė pazari tė madh, ku blihet e shiten vota, mandate, menjėherė sapo pėrfundojnė zgjedhjet, i ngjan pra njė merkatoje ku ngrihen ēmimet e mandateve vetėm pėr pushtete personale”, – theksoi mė tej Gjinushi. Sipas tij, pėr njė rrezik tė tillė, socialdemokratėt i kanė paralajmėruar socialistėt nė dy zgjedhjet e fundit, qoftė ato tė pėrgjithshmet tė 2005-s apo dhe ato lokalet tė 2007-s.

Por, kėtė kalim tė Metės drejt Berishės, ai nuk e sheh vetėm si veprim tė thjeshtė, por si njė pėsim ndaj sė majtės, e cila sipas Gjinushit, “nuk zuri mend”. “Mund tė them qė Shqipėria ka hyrė nė njė rreth vicioz, sepse me paratė e korrupsionin blihet pushteti, blihen mandatet. Vendi po shkon drejt njė kolapsi dhe po tregon shembullin mė tė keq tė demokracisė. Zgjedhjet konceptohen si ndryshimi i njė qeverisjeje tė korruptuar, ndėrsa votat e LSI-sė dhe Metės bėjnė qė tė qėndrojė e njėjta qeverisje”, – shtoi mė tej nė kėtė prononcim, kreu socialdemokrat.

Sa i takon faktit nėse PSD-ja e tij do tė vazhdojė tė qėndrojė nė koalicion me PS-nė, Gjinushi u shpreh se ka disa individė jo vetėm tė PS-ja, por edhe tė PSD-ja qė punojnė me hile ndaj kėsaj tė fundit.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Koalicioni Meta-Berisha, Gjinushi: Meta,matrapaz i politikes Rat1010 Online
Koalicioni Meta-Berisha, Gjinushi: Meta,matrapaz i politikes Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11625

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi