Shkrimet ne Facebook nga gjimnazistet e Tiranes per mesueset

Shko poshtė

Shkrimet ne Facebook nga gjimnazistet e Tiranes per mesueset Empty Shkrimet ne Facebook nga gjimnazistet e Tiranes per mesueset

Mesazh nga Andi 2009-07-06, 00:03

Ēfarė mendimi kanė nxėnėsit pėr mėsuesit e tyre? Shėtisni pak minuta nė rrjetet shkollore tė ngritura nė “Facebook”, dhe do tė lexoni atė qė nuk e thonė kurrė nė sy, por qė mbrapa krahėve, po.

Kur janė nė orėn e mėsimit, janė tė mirė sa s’ka mė. Ama kur dalin jashtė… Po tė lexosh mė poshtė, do tė kuptosh se buqeta me lule pėr 7 Mars, ėshtė njė pėrrallė e vjetėr. Nuk lėnė gjė pa komentuar pėr mėsuesit e tyre, deri edhe mėnyrėn si vishen dhe krihen kur vijnė nė shkollė. Ca, madje, (me shpirt ndoshta edhe jo, por me gojė e thonė), u urojnė mėsuesve qė kanė inat edhe….

Inatin mė tė madh e kanė me mėsuesit e lėndėve ekzakte, sidomos me ata tė Matematikės. Aq inat i kanė, sa u ngopin pas krahėve edhe ndonjė epitet, qė kalon gojė pas goje, dhe bėhet pseudonimi i pėrhershėm i njė mėsuesi tė caktuar. Dhe tė gjithė kėto nuk ėshtė se i thonė mė vetėm nė pushimin e vogėl apo tė madh, sipas rastit. Tani dallaveret pėr mėsuesit mund t’i gjesh edhe nė rrjetet sociale. Njė nga kėto rrjete ėshtė edhe gjiganti “Facebook”, ku nxėnės tė arsimit tė mesėm, por edhe tė arsimit 9-vjeēar, kanė krijuar rrjetin e tyre tė komunikimit shkollor.

Nė rrjetet qė kanė ngritur, nxėnėsit shqiptarė, (midis tyre edhe nga ata qė kanė vite qė kanė pėrfunduar arsimin bazė), diskutojnė mbi tema tė ndryshme qė lidhen me shkollėn ku mėsojnė ose kanė mėsuar, midis tė cilave edhe pėr cilėsinė e mėsuesve. Pėr tė thėnė tė drejtėn, jo tė gjithė i shajnė mėsuesit e tyre. Ka edhe nga ata qė i mbrojnė me zell. Pėr shembull, mėsuesit qė lavdėrohen mė shumė, janė ata tė Muzikės, Fizkulturės dhe Vizatimit tė Lirė, gjė qė duket normale, po tė kujtojmė “shkallėn e lartė tė vėshtirėsisė” qė kanė kėto lėndė.

Disa ish-nxėnės janė shumė kureshtarė tė dinė nėse jep apo jo mė mėsim X “shtrigė” qė “u ka nxirė jetėn”, gjatė viteve tė shkollės. Tregojnė madje edhe pėr vendin ku mblidheshin dhe e shanin mbarė e prapė, dhe pasi mėsojnė se ajo vazhdon tė japė mėsim nė ish-shkollėn e tyre, u urojnė nxėnėsve aktualė durim deri nė pėrfundim tė shkollės, deri sa ta heqin qafe.
PA KOMENT
Pjesė nga diskutimet e nxėnėsve nė “Facebook” pėr mėsuesit ose ish-mėsuesit e tyre (nga redaksia janė hequr emrat e mėsuesve dhe janė vendosur iniciale)

Shkolla “Fan Noli”


n.q.s keni qene ne fan nol dhe ua ka marr shpirtin zysh Z… join this group….Edhe nqs s’jeni ose s’keni qene po thjeshte keni degjuar se cfare monstri eshte, mund ti bashkoheni grupit…Thanks !

Lindita
Z… edhe nė ėndėrra mė bėhet. duhet tė ēohem natėn sikur kam parė fantazma nė gjumė

Denis D.
a e keni pa sa “seksi” ėshtė bo Z.. me ato flokėt e reja? flokė vishnje me fije tė verdha. si grenxė

A. Ymeraj
Mos shkruni kshtu lloj gjonash, po sikur tė ket fc edhe Z..?? Ah se harrova: I hate zysh Z.. too.

Frenkli
Duhet me bo 1 grup pėr L… e vizatimit se ma ka nxi jetėn 4 vjet. Edhe F… nuk ngelet mrapa

Frenkli
Shum dobėt grupi.. duhen tė jen tė paktėn 5 mij members ktu

Shkolla 9-vjeēare “Avni Rustemi”

M. Prodi
hehehe na ka marr malli me na kap prof.Ē… prej veshi. hehe

Dajana
mua do tė mė marri sh malli pėr zysh N… Pėrshėndes tė gjithė nxėnėsit e shkollės sidomos nx.sit e klasės sė 9d..

Xhino Kapo
Ju kujtohet tarraca kur pinim cigare me ēunat e kur shanim zyshat..?

Kristian Ll.
Trompoza e S… Hahah! edhe pėr njė edhe do ikte nga kjo botė..

Shkolla 9-vjeēare “1 maji”

Mario L.
mo me mėsues leshi se kemi ne s“bohet mo

Arilda
ėshtė e vetmja zysh qė tė kupto ene ėshtė e papame nė shpjegim s ke ca ti thush meeeeeeeeee

Anxhi Ē.
A… ka qen e papame po na iku dhe sbohet mo tė ket tjetėr si ajo!!

Erisa N.
mos ja fut kot se A… na la si budallenj nė kimi!!!!! Ajo ishte veē pėr qejf!! Prandaj jemi hyr qė tė gjith nė kimi se na shpjegonte shumė ajo!!!!

Kristi
Zysh S… eshte me e mira, pastaj vjen E… dhe zysh D… Kjo e reja e kimis o plak e keqe po shpjego mir!

Anonim
ca e mire zysha e kimise mo! po e kap ta hedh nga kati i katert ate se s’du me e pa mo me sy, se ma nxiu jeten ajo mo ueee!!! e urrejjjjjjj!

Jonida
po pra po ajo esht shum e mire….kurse D… me acaronnnnnnnnnnn…pf !!
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Shkrimet ne Facebook nga gjimnazistet e Tiranes per mesueset Rat1010 Online
Shkrimet ne Facebook nga gjimnazistet e Tiranes per mesueset Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11630

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi