Bojken Lako, e vėrteta e largimit nga Top Channel

Shko poshtė

Bojken Lako, e vėrteta e largimit nga Top Channel Empty Bojken Lako, e vėrteta e largimit nga Top Channel

Mesazh nga Andi 2009-07-09, 10:30

Nė fillim u mor vetėm si thashethem qė shumė pak e besuan, pėr faktin se emri i tij ėshtė parė deri tani si i pazėvendėsueshėm nė stafin artistik tė “Top Channel”. Por qė regjisori Bojken Lako nuk do tė jetė nė stafin e “Top Channel” kjo tashmė ėshtė vėrtetė. Thashetheme ka pasur pėr arsyen e largimit. Kanė qarkulluar shumė zėra kėto ditė, ndėrkohė qė Bojkeni ndodhet nėpėr qytete tė Shqipėrisė, nė koncertet e fushatės sė Partisė Demokratike pėr zgjedhjet 2009.

Bojken Lako, ėshtė marrė me organizimin e koncerteve tė fushatės sė Partisė Demokratike nėpėr Shqipėri, “Shqipėria po ndryshon”. Kjo ėshtė komentuar dhe si shkaku kryesor pėr pushimin e tij nga puna, por ka zėra qė pohojnė se nė fakt Bojkeni pas mbylljes sė “Top Fest 6” e kishte bėrė vetė planin e largimit nga “Top Channel”. Dy javė mė parė ra nė sy mos pėrmendja e emrit tė tij si regjisor i programit “E diell”, nė pėrshėndetjen qė drejtuesit e spektaklit, Adi Krasta dhe Xhemi Shehu bėnė nė mbylljen e sezonit.

Gjithsesi pėrfshirja nė fushatėn e zgjedhjeve 2009 tė Partisė Demokratike, nuk mund tė ketė qenė njė rastėsi, aq mė tepėr kur ai kishte marrė pėrsipėr organizimin e gjithė turit tė koncerteve “Shqipėria po ndryshon”, i njėjti titull qė mban kėnga e fushatės blu, njė kėngė rock e kompozuar nga grupi maqedonas “Elita 5”. Bojkeni ka bėrė njė pėrzgjedhje tė menduar mirė tė grupit tė kėngėtarėve tė PD-sė qė janė pjesė e grupit si; “Elita 5”, Genta Ismajli, Leonora Poloska, Elvana Gjata, Soni Malaj, Ēiljeta dhe Stine.

Ata kanė lėnė gjithēka dhe kanė ndėrmarrė kėtė tur fitimprurės nė qytetet kryesore. Paraprakisht kanė nėnshkruar kontrata personale pėr tė kėnduar 20 ditė nė koncerte nėpėr qytetet kryesore tė vendit dhe shuma qė do tė marrin si kėngėtarė ėshtė 1 milion lekė pėr ēdo koncert. Interesante ėshtė qė nuk janė bėrė dallime tė kėngėtarėve pėr vlerėn qė do u jepet, pasi tė gjithė janė paguar njėsoj. Por mbase dallim ėshtė bėrė me Bojkenin, i cili ka marrė pėrsipėr detyrėn e organizatorit. Ata kanė dalė sė bashku nė logon “Shqipėria po ndryshon” tė Partisė Demokratike dhe kanė lėnė ēdo aktivitet dhe koncert tė planifikuar jashtė vendit.

Mesa duket i kanė bėrė llogaritė mirė. Nėse kalendari i koncerteve tė tyre do tė ishte vetėm njė ose dy data koncerte nė fundjavė, ata i kanė rėnė lapsit qė tė kėndojnė pėr PD-nė ēdo ditė, dhe t’i fitojnė shumė mė shpejt ato para.Nuk dihet se cilat do tė jenė angazhimet e Bojkenit pas fushatės. Ndėrkohė qė nė “Top Channel” punonte pėr shumė programe nė tė njėjtėn kohė. Ishte njė nga zėrat e reklamės sė edicioneve informative, drejtor artistik i “Top Fest”, i emisionit “Select”, dhe po ashtu autori i kėngėve tė stafit ēdo fund vit nė “Top Channel”.

Gjithsesi le tė presim planet e reja nga vetė Bojkeni. Kohėt e fundit lajmet rreth Bojken Lakos kanė qenė mė tepėr tė lidhura me aktivitetin e tij profesional, siē ishte festivali “Top-Fest”, dhe prania e tij nė spektaklin “Ethet”. Ai u bė protagonist i lajmeve rozė nė gazeta vjeshtėn e kaluar me ceremoninė e veēantė tė martesės me Olesian, me profesion stomatologe.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Bojken Lako, e vėrteta e largimit nga Top Channel Rat1010 Online
Bojken Lako, e vėrteta e largimit nga Top Channel Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11640

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi