Masakra ne Plazh, sot zi kombetare.

2 posters

Shko poshtė

Masakra ne Plazh, sot zi kombetare. Empty Masakra ne Plazh, sot zi kombetare.

Mesazh nga Andi 2009-08-08, 08:45

• Policia e Durresit ra nė gjurmėt e te shumekerkuarit Dajti tek hetonte pėr trafik droge. Skuadra Operacioneve Special pa antiplumb e masa sigurie nė operacionin pėr kapjen e Dritan Dajtit. Ne operacion nuk morėn pjesė forcat RENEA. Sot dite zie per nder te policeve te vrare gjate arrestimit te "dhelpres" te cilet do te percillen ne banesen e fundit.

TIRANE-Kėtė tė shtunė flamuri ėshtė ulur nė gjysmėshtizė dhe sot shqiptarėt mbajnė zi pėr katėr punonjėsit e policisė, tė vrarė nė pėrplasje me krimin teksa arrestonin Dritan Dajtin i njohur me nofkėn “dhelpra” pėr shkak tė dinakėrisė sė tij dhe ndoshta personi mė i rrezikshėm nė Shqipėri.

Ndėrsa sot familjarėt i japin lamtumirėn e fundit Fatos Xhanit, Kastriot Feskas, Sajmir Duēkollarit dhe Altin Dizdari, dhe nė spital mjekėt janė duke i shpėtuar jetėn autorit tė kėsaj ngjarjeje tė rėndė, pikėpyetjet mė tė mėdha pėr krimin e sė premtes sė zezė pėr policinė janė: Skuadra e Operacioneve Special “u shit” nga ndonjė informator i mundshėm i Dajtit; ishte njė veprim i pastudiuar mirė ndėrhyrja…, apo Policia e Shtetit nuk ėshtė nė gjendje pėr t’u pėrballur me nivelin e sofistikuar tė krimit tė organizuar nė Shqipėri? Pėrgjigjja e kėtyre pyetjeve ėshtė tashmė nė zyrėn e prokurorėve Eugen Beci dhe Ardian Nezha, tė caktuar nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda pėr hetimin e ngjarjes.

Hetimi pėrfshin nga planin e operacionit, nismėtarėt e tij dhe firmėtarėt qė i dhanė dritėn jeshile veprimeve gjurmuese dhe ekzekutuese tė pazakonta pėr njėsinė e operacioneve speciale tė Antikrimit tė Organizuar. Nė fakt, tė gatshėm pėr pėrfshirjen nė hetime ishin edhe hetuesit e Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm, tė cilėt kanė “tagrin” e hetimit tė veprimeve policore. Sipas burimeve, euforia qė ka nxitur veprimet pėr arrestimin e Dritan Dajtit, ndoshta i ka interceptuar nė hetimin e ndonjė grupi subjekt tė Antikrimit tė Organizuar, ka shkelur “faktorin kufizues” qė ėshtė i shėnuar me kapitale nė nenin: “Gjithēka qė kufizon suksesin e njė operacioni”, nė manualin e taktikave speciale tė hetimit tė krimit qė pėrdor skuadra e antikrimit tė organizuar ku thuhet: “Grupet e survejimit tė mos trajtojnė objektiva, tė cilat kėrkojnė njė rrezik tė papranueshėm qė ēon nė kompromentim ose dėshtim tė operacionit”.

Tė njėjtat burime kanė pėrmendur disa faktorė qė kanė shtyrė skuadrėn e operacioneve tė dalė jashtė juridiksionit tė saj. Njė prej kėtyre janė operacionet e dėshtuara tė strukturave tė tjera tė policisė, duke pėrfshirė edhe RENEA-n dhe dyshimet pėr rrjedhje informacioni apo pėr shuma tė mėdha monetare qė viheshin nė dispozicion nga Dajti dhe qė dyshoheshin qė pėrfliteshin se arrin deri te krerė tė larė tė Policisė sė Shtetit, pėr ta sinjalizuar nė rast se kishte ndonjė operacion pėr arrestimin e tij. Skuadra e Antikrimit tė Organizuar mėsohet se kishte rėnė nė gjurmėt e Dritan Dajtit duke hetuar njė organizatė ndėrkombėtare tė trafikut tė drogės, dhe ishte ky interesi i tyre pėr tė ndėrhyrė dhe vėnė nė pranga super tė kėrkuarin pėr shkak tė njė vrasjeje, arratisjes spektakolare dhe informacioneve pėr gjobėvėnie nė Tiranė dhe Durrės.

Reagimi i menjėhershėm i Dajtit dhe i personave qė e shoqėronin dhe “nxitimi” pėr tė ikur menjėherė kur ėshtė kryer rrethimi i zonės, ka bėrė pjesė tė hetimeve edhe dyshimet pėr ndonjė rrjedhje tė mundshme informacioni dhe informimin e tė kėrkuarit pėr rrezikun e arrestimit.
Hetimet kanė pėrfshirė edhe “thembrėn e Akilit” pėr kėtė operacion, qė deri nė momentin e identifikimit dhe lokalizimit tė tė kėrkuarit ishte i realizuar nė maksimum. Bėhet fjalė pėr elementėt e sigurisė pėr oficerėt qė kanė marrė pjesė nė operacion, qė nga mėnyra e pozicionimit tė makinės bllokuese tė pėrdorur nga ta, mungesa e blindimit tė mjetit si dhe mospėrdorimi i veshjeve antiplumb pėr anėtarėt e skuadrės.
ajti nė spital, mori tre plumba.

Ndrekaq Dritan Dajti vazhdohet te mbahet nė rrethanat e njė sigurie tė lartė nė spitalin e burgut nė Tiranė, ku ėshtė duke u kuruar nga tre plagėt; nė kėmbė, nė ije dhe nė dorė. Sipas burimeve, gjendja e tij ėshtė e rėndė si pasojė e humbjes sė konsiderueshme tė gjakut nga plagėt. Nė spitalin e burgut ndodhet i siguruar edhe Erges Xhaxhi, drejtuesi i mjetit “Tuareg”, nga i cili u shkėmbye zjarr me policinė. Gjendja e Xhaxhit ėshtė mė e mirė sipas burimeve.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Masakra ne Plazh, sot zi kombetare. Rat1010 Online
Masakra ne Plazh, sot zi kombetare. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11619

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Masakra ne Plazh, sot zi kombetare. Empty Re: Masakra ne Plazh, sot zi kombetare.

Mesazh nga NEO 2009-08-08, 08:47

Te pakten armet i ka prej verteti e jo pushke me tapa. Se kuptoj si nisen ne aksione pa antiplumb...
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Masakra ne Plazh, sot zi kombetare. Rat1010 Online
Masakra ne Plazh, sot zi kombetare. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9600

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Masakra ne Plazh, sot zi kombetare. Empty Re: Masakra ne Plazh, sot zi kombetare.

Mesazh nga Andi 2009-08-08, 08:57

ndoshta policia nuk e ka menduar reagimin e tij ne ate menyre,jane nisur thjeshte per nje arrestim sic bejne ne shumicen e rasteve.

kjo do tu sherbej si mesim qe her tjeter kur te bejne nje aksion policie te kene te gjitha mjetet e duhura perfshi edhe antiplumbin.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Masakra ne Plazh, sot zi kombetare. Rat1010 Online
Masakra ne Plazh, sot zi kombetare. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11619

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Masakra ne Plazh, sot zi kombetare. Empty Re: Masakra ne Plazh, sot zi kombetare.

Mesazh nga NEO 2009-08-08, 09:01

ashtu si ishte arratis ai nga salla e gjykates, ckujtuan keta se do e kapnin duke ngrene akullore?? apo: O Dritan, hajde hyr te furgoni te pijme nga nje birre Very Happy
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Masakra ne Plazh, sot zi kombetare. Rat1010 Online
Masakra ne Plazh, sot zi kombetare. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9600

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Masakra ne Plazh, sot zi kombetare. Empty Re: Masakra ne Plazh, sot zi kombetare.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi