Rrjedha e lumit rrėmben makinėn, 2 tė vdekur.

Shko poshtė

Rrjedha e lumit rrėmben makinėn, 2 tė vdekur. Empty Rrjedha e lumit rrėmben makinėn, 2 tė vdekur.

Mesazh nga Andi 2009-11-07, 23:04

GRAMSH-Tragjedia nė Sojnik, konfirmohen dy viktima
Pas disa orėsh pėrpjekje pėr tė shpėtuar dy personat e bllokuar nė makinėn e pėrmbysur nė lumin e fshatit Sojnik tė Gramshit, policia konfirmon vdekjen e Ilir Memės 33 vjec dhe mbesės sė tij 17 vjecare M.Rika. Mėsohet se policia ka bėrė te mundur nxjerrjen e makinės nga uji, ndėrsa burime nga vendngjarja bėjnė tė ditur se 2 viktimat ndodheshin nė sediljen e pasme tė automjetit.

Policia e Gramshit konfirmoi se drejtuesi i mjetit Eduart Kadiu dhe pasagjeri Artan Hysa kanė mundur tė mbijetojnė duke dalė nga makina nė momentin e pėrmbysjes sė saj pėr shkak tė rrjedhės sė rrėmbyeshme tė lumit.

Mungesa e njė ure nė lumin e fshatit Sojnik ka detyruar drejtuesin e mjetit tė fusė makinėn nė lumė pėr tė kaluar nė anėn tjetėr tė tij. Katėr personat qė ndodheshin nė automjetin me targa tė Lushnjės ishin dasmorė qė udhėtonin nga Griba nė drejtim tė Gramshit.

Makina nė lumė, identifikohen te mbijetuarit dhe personat e zhdukur
Ora:19:29-
Identifikohen personat qė ndodheshin nė makinėn qė u pėrmbys pasditen e sotme nė lumin e fshatit Sojnik tė Gramshit. Sipas tė dhėnave nga policia e Gramshit konfirmohet se nė makinėn me targa tė Lushnjės LU 1379 C udhėtonin Eduart Kadiu 32 vjec, shofer i mjetit, Artan Hysa 33 vjec, 33-vjecari Ilir Mema dhe 18-vjecarja Elsa Rika.

Policia e Gramshit bėn tė ditur se drejtuesi i mjetit Eduart Kadiu dhe pasagjeri Artan Hysa kanė mundur tė mbijetojnė ndėrsa dy personat e tjerė, daja dhe mbesa Ilir Mema e Elsa Rika rezultojnė tė zhdukur. Sipas policisė, ende nuk ėshtė konfirmuar nėse tė zhdukurit janė brenda nė makinė apo janė rrėmbyer nga rrjedha e lumit. Nė vendngjarje kanė mbėrritur forca tė policisė, zjarrfikėse e autoambulanca ndėrsa po punohet pėr nxjerrjen e makinės nga uji.

Dy personat qė rezultojnė tė zhdukur ndodhen brenda nė mjet ndėrsa, sipas tij dyshohet se njėri prej tyre nuk ka mundur tė mbijetojė.

Rrjedha e lumit rrėmben makinėn, 2 persona nė rrezik
Ora:17:30-
Rrėmbehet nga rrjedha e lumit njė makinė e cila po kalonte lumin e fshatit Sojnik nė rrethin e Gramshit. Mungesa e njė ure nė lumin e fshatit Sojnik ka detyruar drejtuesin e mjetit tė fusė makinėn nė lumė pėr tė kaluar nė anėn tjetėr tė tij. Prurjet e shumta tė lumit pėr shkak tė rreshjeve tė rėna papushim ditėt e fundit kanė rrėmbyer makinėn me 4 persona brenda saj.

Burime nga vendngjarja bėjnė tė ditur se njė prej parasgjerėve ka mundur tė hidhet nga makina ndėrsa 3 persona tė tjerė ndodhen brenda saj nė rrezik pėr jetėn.
Makina me targa tė Lushnjės ėshtė pėrmbysur, pėr shkak tė rrjedhės sė rrėmbyeshme tė lumit, ndėrkohė qė mėsohet se personat qė ndodheshin nė automjet ishin dasmorė qė udhėtonin nga Griba nė drejtim tė Gramshit.

Rreth 50 forca policore kanė mbėrritur nė vendin e ngjarjes dhe po punojnė pėr shpėtimin e 3 personave, identiteti i tė cilėve nuk bėhet ende i ditur. Koha e keqe me rreshje dhe mjegulla qė ka mbuluar zonėn vėshtirėsojnė sė tepėrmi operacionet e shpėtimit. Teksa orėt kalojnė zbehen shpresat pėr mbijetesėn e kėtyre personave, ndėrsa dyshohet se njeri prej tyre ka humbur jetėn.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Rrjedha e lumit rrėmben makinėn, 2 tė vdekur. Rat1010 Online
Rrjedha e lumit rrėmben makinėn, 2 tė vdekur. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11619

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi