krijuesi yne Bardhyl Londo

2 posters

Shko poshtė

krijuesi yne Bardhyl Londo Empty krijuesi yne Bardhyl Londo

Mesazh nga shaban cakolli 2007-08-19, 14:35

BARDHYL LONDO,u lind ne 1948 ne Permet.Ka kryar Fakultetin Histori-filologji ne Tirane.Ai eshte drejtor i te perjavshmes "Drita",organ i Lidhjes se Shkrimtareve dheArtisteve.
Bardhyl Londo,ka botuar keto permbledhje poetike:
-Krisma dhe trandafila
-Hapa ne rruge
Emrin e ka dashuri
-Si ta qetesoi detin
Vetem Itaka
-Dite njerezore
-Kur perendite ndaluan vetevrasjen...-...
shaban cakolli
shaban cakolli
Shkrimtar & poet
Shkrimtar & poet

krijuesi yne Bardhyl Londo Rat1010 Online
krijuesi yne Bardhyl Londo Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 329
Vendodhja : Gjermani
Puna : Poet-shkrimtar
Registration date : 12/07/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 5
<b>Kredite</b> Kredite : 6251

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

krijuesi yne Bardhyl Londo Empty Re: krijuesi yne Bardhyl Londo

Mesazh nga NEO 2008-02-29, 22:00

Poezi nga Bardhyl Londo

Epitaf i shtate endrrave

....
Dola. ciftet e dashuruara
putheshin qetesisht ne park.
Rendin rruget e periferise
buzet te takonin me bulevardin e madh.
Nate e bukur, capitej ngadale,
diellin priste te puthej ne mengjes.
Qyteti perqafohej me mallin perballe
pa asnje llogari, pa asnje interes.

Nate e bukur tmerresisht
nje nate a vete jeta ish?!

Jete njerezore-fytyre dashurish.
" Nata jeton me pasionin e agimit
e sotmja enderron te nesermen
Vete hapi i njeriut mbi token time
trajektore e pasioneve te ndershme
Nga pasione te bukura njerezore
lindin, vdesin, rilindin miliona dashuri.

Do te vdes nga pasioni per te qene njeri!"
" Te kam besur gjithmone si femija nenes,
ty, force e pamposhtur e njeriut te mire,
cdo kohe fytyren e njeriut ka enderruar,
koha ime ka fytyren e njeriut te lire. "



"Motiv i lashte popullor"

Ne jemi si dybrigje te nje lumi
perjete perballe, perjete te ndare
naten ndertojme ne endrra nje ure
diten mbetemi te huaj si me pare.

Nje ure te ngre qe te lidhen brigjet
me ditet e mia, me endrrat do ta mbaj
te vij te mbeshtes koken mbi supin tend
dhe te hesht, te qesh, te qaj.

"Kemi dashur shume"
...Se edhe dashurite vdesin e shtrenjta ime
me nje gjeth ne buze me nje fjale shpuze
...Se edhe deti vdes e shtrenjta ime
mbi nje rere te trishtuar, nen nje shkemb te vetmuar.
...Se edhe vjeshta vdes e shtrenjta ime
ne nje livadh pa bar, ne nje shteg mergimtar.
...Se edhe ujerat vdesin e shtrenjta ime
neper mjegull te dendur, nen nje re si enderr.

...Kemi dashur shume,
kemi urryer shume,
S'kemi si vdesim, e shtenjta ime.



"Vetem Itaka mbetet"

Kane nderruar anijet. S'jane me si te
Odiseut.
Kane nderruar dashurite. S'jane me si te
Menelaut.
Kane nderruar grate. S'i ngjajne me
Helenes.
Dhe prape do te nderrojne ne shekujt
praparendes

Vetem Itaka mbetet
Itaka te femija, Itaka te njeriu
ajo e perjetshmja

endrra,
dashuria,
jeta,
vdekja.

Itaka- vete njeriu.



"Eklips"

Ne nuk u pame nje dite te tere
Bota rreth diellit u rrotullua normalisht
Ndonese aparatet e fizikaneve nuk shenuan asgje
Une e kuptova, kishte rene eklips.




Nga poema "Dite njerzore"


Nuk mesohem dot me ndarjen.
Me ka marre malli per fjalen tende
malli me ka djegur per heshtjen tende.

Oh po cila dashuri nuk e ndjeu tristimin,
cila dashuri nuk e ndjeu dhembjen?

Dashurite e vockla fillojne e mbarojne te buzet
vetem dashurire-komediane gjithe jeten qeshin.
Dashurite e medha dine te lindin,
dine te trishtohen
te vdesin.

Ne ndodhte te kalojme prane njeri tjetrit si te huaj
koken mos e ul veshtrome ne sy:
"I perjetshem qofte kujtimi yt dashuri!"

Dhe ti dashuria ime nje dite mund te vdesesh,
si nje vapor i rende i mbytur ne detin e kujteses.
Dallge do te cosh, e dhimbshme e rende,
dashuria ime, si burrat vdis ne kembe!
Pa psheretima sentimentale, pa lamtumire qaramani,
larg llogarive te vockla, larg loteve te komedianit.
Dashuria ime, e bukur, hijerende
ne u dashte te vdesesh, si burrat vdis ne kembe!

Ti u trishtove?
Dy tri lote hapesirave te syve te tu fshehtas shkane si meteore

Qaj pra,
keshtu je me njerzore.

Po iki:
Temperature perflakur,
plagerenduar.
Asnje arme s'u shkreh
e megjithate, dashuria mbeti e pergjakur.

Po iki
Fytyra jote me prin nga jugu
fytyra jote me ndjell nga veriu.
Ti me mesove te verteten e madhe:
Dashuria eshte monument
mbrohet nga njeriu
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

krijuesi yne Bardhyl Londo Rat1010 Online
krijuesi yne Bardhyl Londo Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9623

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi