Infeksionet e thonjve te kembeve.

Shko poshtė

 Infeksionet e thonjve te kembeve. Empty Infeksionet e thonjve te kembeve.

Mesazh nga Andi 2015-03-04, 20:36

 Infeksionet e thonjve te kembeve. Thonj10

Nė thonj shihen qartė detajet qė kanė shumė rėndėsi pėr shėndetin tonė, duke pėrfshirė edhe treguesit pėr praninė e sėmundjeve tė ndryshme.

Thonjtė paraqesin pjesė shtesė tė lėkurės me prejardhje ektodermale. Zhvillimi i tyre fillon qė nga java e nėntė e zhvillimit embrional. Thoni arrin nė maje tė gishtit nė javėn e 36 tė jetės intrauterine. Ende nuk janė tė njohur mirė

faktorėt kontrollues tė rritjes sė thonjve, por dihet se mesatarisht thonjtė e duarve rriten 1 cm pėr 3 muaj dhe 3 herė mė ngadalė rriten thonjtė e kėmbėve. Shpejtėsia e rritjes sė thonjve mund tė ndryshojė nga personi nė person, por ekziston tendencė e rritjes mė tė shpejtė gjatė muajve tė verės. Pllaka e thoit pėrbėhet nga keratina (qeliza tė brirėzuara, tė ngjeshura), qė paraqet njė substancė tė fortė dhe rezistuese. Fortėsia e pllakės sė thoit varet edhe nga sasia e ujit qė mund tė lidhė. Sa mė pak tė ketė ujė nė pėrmbajtje, thoni ėshtė mė i fortė dhe vėshtirė prehet.
Thonjtė luajnė rol mbrojtės tė falangjeve distale, ndihmojnė nė aktivitete tė pėrditshme (kapje e objekteve tė imta), kurse nė ditėt e sotme kanė edhe rėndėsi tė madhe estetike.
Pėrmes thonjve mund tė pasqyrohen njė varg i sėmundjeve tė brendshme e poashtu thonjtė involvohen edhe nė shumė sėmundje tė lėkurės.
Infeksionet e thonjve janė njė kategori e veēantė e sėmundjeve qė mund tė pėrfshijnė vetėm pllakėn e thoit, matriksin (rrėnjėn) ose indin pėrreth thoit (perionihium).

Infeksionet bakteriale tė thonjve
Paronychia acuta ėshtė infeksion akut i indeve tė buta rreth thoit. Staphylococcus aureus dhe streptokokėt e grupit A janė shkaktarėt mė tė shpeshtė. Zakonisht paraqiten pas prishjes sė integritetit tė epidermės si pasojė e ndonjė traume, qoftė ajo edhe mikroskopike. Karakteristikat klinike janė skuqja, ėnjtja (edema) si dhe grumbullimi i qelbit nė pjesėn e sipėrme (proximale) dhe pjesėt anėsore tė indeve tė buta rreth thoit.
Paronychia kronike paraqet ndryshime tė indeve tė buta pėrreth thoit qė janė pasojė e veprimit tė ngacmimeve tė pėrditshme tė mjeteve pastruese, dezinfektuese dhe lagėshtisė. Kėshtu krijohet teren i pėrshtatshėm pėr paraqitje tė infeksioneve dytėsore. Nė kėto raste Pseudomonas aeruginosa ėshtė njė prej mikroorganizmave mė tė shpeshtė qė shkakton inflamacion. Infeksioni me pseudomonas karakterizohet me grumbullim tė pigmentit piocianin qė thoit tė sėmurė i jep ngjyrė tė kaltėr nė tė gjelbėr.
Trajtimi i infeksioneve bakteriale tė thonjve dhe strukturės pėrreth tyre bėhet me antibiotikė tė spektrit tė gjerė e nganjėherė nevojitet tė bėhet dhe incizioni.

Infeksionet mikotike tė thonjve
Infeksionet mikotike tė thonjve quhen onikomikoza. Shkaktarė tė onikomikozave janė dermatofitet dhe kėrpudha e tharmit Candida albicans. Favorizues tė infeksioneve mikotike janė ērregullimet nė qarkullimin e gjakut nė gishta qė ka pėr pasojė edhe kequshqyerjen e rrėnjės sė thonjve, mikrotraumat, manikyri dhe pedikyri i kryer nė mėnyrė joprofesionale, sėmundjet qė pėrcillen me ērregullime trofike, etj.
Karakteristike pėr infeksionet mikotike ėshtė humbja e tejdukshmėrisė sė pllakės sė thoit, trashja e pllakės, ndryshimi i ngjyrės: e bardhė, e pėrhimėt, e verdhė, e murrme ose e zezė. Sipėrfaqja e pllakės nuk ėshtė e rrafshėt. Ajo mund tė jetė e valėzuar, tė bėhet me gropėzime tė imta, kurse pjesa nėn thonj mbushet me material tė brirėzuar, krijohen zbrazėti tė cilat e ngrisin pllakėn e thoit dhe e ndajnė nga shtrati i tij.

Diagnostikimi i sėmundjes bėhet me ekzaminim mikroskopik me ēka vėrtetohet prania e elementeve mikotike. Rėndėsi tė posaēme ka kultivimi i materialit nga thoni nė terrenet ushqyese nė laboratorėt mikrobiologjik ku edhe definohet saktė lloji i shkaktarit. Kėshtu i shmangemi mjekimit tė gabueshėm tė sėmundjeve tjera tė thonjve tė ngjashme me onikomikozat.

Mjekimi i infeksioneve mikotike tė thonjve bazohet nė rezultatet laboratorike. Pasi qė thonjtė rriten shumė ngadalė (thonjtė e duarve pėrtėrihen pėr 6 muaj, kurse tė kėmbėve 12-18 muaj), mjekimi i tyre kėrkon kohė tė gjatė dhe durim. Vetėm me trajtim lokal ėshtė pothuaj e pamundur tė mjekohen onikomikozat. Pėr kėtė qėllim pėrdoren preparatet antimikotike nė mėnyrė sistemike si: terbinafina, itrakonazoli, flukonazoli, ketokonazoli nė kombinim me kremrat ose tretjet antimikotike.
Ekzistojnė skema tė posaēme tė ordinimit tė preparateve antimikotike tė cilat caktohen nė bazė tė shkaktarit tė infeksionit dhe llojit tė onikomikozės. Mund tė provohet edhe me llakun antimikotik (ciclopirox) sidomos te forma sipėrfaqėsore e onikomikozės. Krahas trajtimit medikamentoz me rėndėsi ėshtė mirėmbajtja e thonjve dhe largimi (debridmani) i pjesėve tė dėmtuara. Rėndėsi kanė edhe barnat qė pėrmirėsojnė qarkullimin periferik tė gjakut.

Profilaksia e infeksioneve mikotike tė thonjve:
- preparatet antiseptike,
- pudrat antimikotike 1 x nė ditė
- pedikyri/manikyri: sigurohu se instrumentet janė tė sterilizuara.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

 Infeksionet e thonjve te kembeve. Rat1010 Online
 Infeksionet e thonjve te kembeve. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11642

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi