Thyhet miti pėr yndyrat e ngopura

Shko poshtė

Thyhet miti pėr yndyrat e ngopura Empty Thyhet miti pėr yndyrat e ngopura

Mesazh nga Andi 2015-03-21, 19:47

Thyhet miti pėr yndyrat e ngopura Yndyrn10

Njė studim i madh ka sjellė nė pikėpyetje kėshillėn ushqyese nė tė cilėn kemi besuar pėr vite me radhė, dhe e cila pretendon se yndyrat e ngopura janė tė kėqija pėr zemėr.

Kėshilltarėt e ndryshėm paralajmėronin se si duhet tė rrimė larg yndyrės, por analizat e kohėve

tė fundit tė 72 studimeve dhe 600,000 tė anketuar tregojnė se nuk ka asnjė lidhje nė mes tė yndyrave tė ngopura dhe sėmundjeve tė zemrės.

Analiza e madhe tregoi, pas analizave detajore, se nuk ka dėshmi qė yndyrat e ngopura ndikojnė negativisht nė zemėr, si dhe se tė ashtuquajturat yndyra tė shėndetshme nė pėrgjithėsi nuk kanė asnjė efekt kur bėhet fjalė pėr rrezikun e sėmundjeve tė zemrės.

Por dy lloje tė acideve yndyrore omega-3 nė vajin e peshkut EPA dhe DHA dhe acidet yndyrore janė tė lidhura me njė rrezik tė reduktuar tė sėmundjeve tė zemrės. Sidoqoftė, suplementet e acideve yndyrore omega 3 dhe 6 nuk e kanė kėtė efekt. Ky studim ėshtė kryer pėr shkak tė qėndrimeve kontraverse gjithnjė e mė tė mėdha nė lidhje me rėndėsinė e sheqernave dhe yndyrave dhe efektet e tyre nė organizėm.

Tashmė njė kohė konsiderohet se konsumimi i yndyrave nė trup ndikon nė zemėr dhe shkakton trashje, por njė studim i ri britanik ka treguar se ato nė fakt janė demonizuar nė mėnyrė tė padrejtė dhe se nė fakt duhet tė fajėsohet sheqeri, transmeton Koha.net. Shkencėtari kryesor i cili ka punuar nė studimin, dr. Rajiv Chowdhury nga Universiteti i Cambridge, thotė se kėto rezultate shkencore janė orientimet e reja pėr nutricionistėt.

“Sėmundjet kardiovaskulare janė shkaku kryesor i vdekjeve nė botė. Nė vitin 2008, mė shumė se 17 milionė njerėz vdiqėn nga problemet kardiovaskulare nė mbarė botėn”, tha dr. Chowdhury. Qė suksesi i parandalimit dhe trajtimit tė jetė sa mė i mirė, ėshtė e nevojshme tė informohen pėr provat e fundit shkencore.

Ekipi, i cili e publikoi kėtė studim nė “Annals of Internal Medicine”, kreu analiza nė 72 studime tė cilat pėrfshinė 600.000 pacientė nė 18 vende. Pėrfundimi mė i rėndėsishėm ishte se nuk ka ndonjė lidhje nė mes tė yndyrave tė ngopura dhe sėmundjeve tė zemrės. Yndyrave u ėshtė dhėnė titulli i ushqimeve tė pashėndetshme pėr shkak tė keqinterpretimeve tė studimeve shkencore.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Thyhet miti pėr yndyrat e ngopura Rat1010 Online
Thyhet miti pėr yndyrat e ngopura Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11642

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi