Kujdes se si qėndroni ulur apo nė kėmbė

Shko poshtė

Kujdes se si qėndroni ulur apo nė kėmbė Empty Kujdes se si qėndroni ulur apo nė kėmbė

Mesazh nga Andi 2015-03-24, 18:57

Kujdes se si qėndroni ulur apo nė kėmbė Auto10

Zakonisht kur ankohemi nga dhembjet e ndryshme trupore, ia hedhim fajin punės, por nuk e kuptojmė se ato shkaktohen nga mėnyra e gabuar e tė ndenjurit ulur ose nė kėmbė.

Specialistėt qė mbulojnė kėtė sektor japin kėshilla pėr parandalimin e dhembjeve qė vijnė prej tyre.

Mėnyra e qėndrimit

Pjesa kėrcitėse e kėmbėve, dhembjet e shpinės, kėrcitja e nofullave, dhembja e pakuptueshme e kokės, e gjunjėve, mund tė shkaktohen nga ēekuilibri nė mėnyrėn e tė qėndruarit nė kėmbė dhe nėnshtrimi i forcės sė rėndesės. Sipas teorive neurofiziologjike mė moderne, mėnyra e qėndrimit ėshtė pėrcaktuar nga njė aktivizim i pėrgjithshėm i muskujve dhe nervave, qė merr formė minutė pas minute nga forca qė i nėnshtrohen asaj sė rėndesės, kushteve tė jashtme, reagimeve psikologjike tė secilit prej nesh dhe faktorėve tė tjerė.
Dihet se nuk ekziston njė mėnyrė qėndrimi ideale, se pėr vetė natyrėn e saj ėshtė dhe duhet tė jetė dinamike, e ndryshueshme.
Mėnyra e tė qėndruarit ndikohet nga gjendja psikologjike e personit. Pėr kėtė arsye nuk ėshtė gjithmonė e thjeshtė tė kuptosh se cila ėshtė arsyeja e vėrtetė e humbjes sė harmonisė.

Humbja e ekuilibrit tė duhur nuk shkaktohet kurrė vetėm nga sjellje jokorrekte, si pėr shembull mėnyra e tė qėndruarit ulur para njė kompjuteri. Nė fakt, nė kėto raste, janė tė mjaftueshme disa detaje tė rėndėsishme, si vendosja e njė karrigeje tė pėrshtatshme, apo njė aktivitet i rregullt fizik pėr tė kaluar dhembjet qė mund tė shtohen, duke pasur njė qėndrim jokorrekt.

Dėmtimi i organeve tė caktuara

Dhembjet mund tė shkaktohen edhe nga dėmtimi i ndonjė prej organeve qė kontribuojnė nė mbajtjen e pozicionit tė duhur, e nėse diēka e tillė ndodh, atėherė mund tė ndėrhyjnė specialistėt, tė cilėt duhet ta gjejnė shkakun kryesor tė shkaktimit tė dhimbjes sė caktuar dhe tė punojnė nė evitimin e saj.
Ekziston gjithashtu mundėsia qė dhembjet tė varen nga ndonjė patologji specifike lokale qė modifikon strukturėn dhe ndryshon qėndrimin e zakonshėm.

Andaj nėse nuk dėshironi qė edhe ju tė keni problemet me tė cilat ballafaqohen shumica e njerėzve nė mbarė rruzullin tokėsor, atėherė duhet t’i keni parasysh kėto gjėra qė i pėrmendėm mė lart, dhe natyrisht t’i respektoni ato. Pra, ju gjithmonė duhet tė jeni tė kujdesshėm se si qėndroni, tė ulur apo nė kėmbė, dhe nėse njė kohė tė gjatė jeni “tė detyruar” tė qėndroni ulur, e kjo vlen sidomos pėr ata qė punojnė nė zyrė, duhet qė kohė pas kohe, rekomandohet ēdo 30 minuta, tė zgjoheni nga karriga dhe tė ecni pėr disa minuta. Edhe ata qė qėndrojnė pėr njė kohė tė gjatė nė kėmbė, duhet tė ulen pas njė ore tė qėndruari nė kėmbė dhe tė pushojnė pėr disa ēaste.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Kujdes se si qėndroni ulur apo nė kėmbė Rat1010 Online
Kujdes se si qėndroni ulur apo nė kėmbė Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11643

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi