Tmerr nė Durrės, burri ther gruan nė mes tė rrugės

Shko poshtė

Tmerr nė Durrės, burri ther gruan nė mes tė rrugės Empty Tmerr nė Durrės, burri ther gruan nė mes tė rrugės

Mesazh nga Musafir 2007-09-15, 12:45

Gėzim Mexhda ka shkuar nė vendin e punės sė gruas dhe pasi e ka kapur pėr flokėsh,i ka prerė fytin

DURRĖS- Tmerr nė Durrės, bashkėshorti ther gruan nė mes tė qytetit dhe largohet pa u arrestuar nga policia. Ngjarja makabre ka ndodhur mėngjesin e djeshėm rreth orės 07.30 minuta nė lagjen 17 tė qytetit tė Durrėsit. Gėzim Mexhda ka shkuar nė vendin e punės sė bashkėshortes, njė rrobaqepėsi dhe i ka kėrkuar asaj tė dalė jashtė. Sapo gruaja i ėshtė afruar ai e ka kapur pėr flokėsh dhe i ka prerė fytin duke e lėnė pėrdhe nė njė pellg gjaku. Zana Mezhda nuk ka mundur qė tė mbijetojė dhe ka gjetur vdekjen disa minuta mė pas si pasojė e humbjes sė madhe tė gjakut. Ēifti kishte disa vite i martuar dhe vrasja e djeshme ka lėnė jetimė katėr fėmijėt e tyre. Nga tė dhėnat e para tė policisė dyshohet se shkaku i kėsaj vrasjeje tė tmerrshme ėshtė xhelozia bashkėshortore.

Banorėt e lagjes numėr 17 tė qytetit tė Durrėsit janė zgjuar tė tmerruar mėngjesin e djeshėm nga njė skenė makabre. Njė grua e shtrirė pėrdhe nė njė pellg gjaku dhe pranė saj njė burrė mbi 50 vjeē me njė thikė nė dorė. Dėshmitarėt okularė pohuan dje pėr "Shekullin" se rreth orės 07.00 Gėzim Mezhda ka shkuar nė vendin e punės sė bashkėshortes sė tij Zanės. Kjo e fundit punonte prej shumė vitesh nė njė rrobaqepėsi nė territorin e ish -Uzinės sė Radio Televizorėve nė Durrės. "Gėzimi ka hyrė me njė pamje tė trishtuar tek dera e rrobaqepėsisė dhe ka kėrkuar gruan e tij. Sapo e ka parė, Zana, ka dalė me shpejtėsi jashtė pėr ta takuar. Madje ajo harroi edhe shapkat nė vendin e punės dhe doli nė oborr zbathur",- thanė dje koleget e saj tė punės. Sapo ka dalė nė oborrin e rrobaqepėsisė, 57- vjeēari Gėzim Mezhda ka nisur tė bėjė fjalė me bashkėshorten dhe nė njė moment e ka kapur atė nga mesi duke e tėrhequr zvarrė. Gruaja ka tentuar qė tė bėjė rezistencė por ai e ka kapur pėr flokėsh dhe nė moment ka nxjerrė nga brezi njė thikė tė madhe kuzhine.

"Ai ia ka vendosur gruas thikėn nė fyt dhe pastaj e ka therur. Ishte njė skenė makabre pasi asaj nisi t'i dalė shumė gjak. Me njė qetėsi tė madhe burri i saj e ka lėshuar nė tokė dhe ėshtė larguar nė kėmbė nga vendi i krimit me thikėn e gjakosur nė dorė",- thanė dėshmitarėt okularė tė ngjarjes. Ata kanė shkuar me nxitim tek gruaja dhe janė pėrpjekur qė ta ndihmojnė. Pasi e kanėhipur nė njė makinė ata janė nisur pėr nė spitalin e qytetit por gjatė tė gjithė kohės nga fyti i gruas dilte vetėm gjak. Burimet e spitalit rajonal pohuan dje se gruaja ka mbėrritur e vdekur nė urgjencė. Thika i ka prerė gruas arterien kryesore tė gjakut dhe gjakderdhja ka qenė tepėr e madhe. Ajo ka humbur sasi tė mėdha gjaku duke vdekur mė pas gjatė rrugės pėr nė spital. Policia lokale ėshtė vėnė nė ndjekje tė bashkėshortit vrasės por deri nė orėt e vona tė pasdites ai nuk ėshtė arrestuar ende. Tė dy ishin banorė tė lagjes numėr gjashtė tė qytetit tė Durrėsit dhe kishin katėr fėmijė.
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tmerr nė Durrės, burri ther gruan nė mes tė rrugės Empty Re: Tmerr nė Durrės, burri ther gruan nė mes tė rrugės

Mesazh nga Andi 2007-09-21, 18:58

Shocked pu pu pu c'behet me u ther robi kshu kot si me qen nje dele,jena ber si ne irak ku irakenet i therin ne shumicen e rasteve roberit qe kapin
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Tmerr nė Durrės, burri ther gruan nė mes tė rrugės Rat1010 Online
Tmerr nė Durrės, burri ther gruan nė mes tė rrugės Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11621

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi