Kazinotė, aty ku pėrfitohet nga puna e adoleshenteve

Shko poshtė

Kazinotė, aty ku pėrfitohet nga puna e adoleshenteve Empty Kazinotė, aty ku pėrfitohet nga puna e adoleshenteve

Mesazh nga Musafir 2007-09-20, 19:53

Dhjetėra raste tė minoreneve qė punojnė nė kazino. Inspektorati i Shtetėror i Punėve bėn tė paditurin
Nuk pretendojnė tė jetojnė si moshatarėt e tyre tė pasur, por tė paktėn duan ato pak gjėra elementare qė t'i bėjnė tė ndihen tė kohės. Pikėrisht, kėto kėrkesa qė prindėrit e tyre kurrė nuk munden t'ua plotėsojnė, ka detyruar disa nga adoleshentėt e familjeve tė varfra tė kryejnė punė tė pahijshme dhe aspak normale pėr moshėn e tyre. Nė kėtė mėnyrė, me dhjetėra minorene tė kushtėzuar nga kushtet janė pėrplasur nė dyert e ndėrmarrjeve private, kazinove, lokaleve tė natės e deri tek PUB-et, ku shpesh abuzohet me ta. E ndėrsa vetė adoleshentėt sjellin dėshmi qė punojnė nė kėto subjekte, burime nga Inspektorati Shtetėror i Punėve, tė pyetur pėr kėtė ēėshtje nėn zė thonė se janė nė dijeni tė kėtyre rasteve, por nuk kanė bėrė asnjė kontroll nė terren pėr tė verifikuar. Ata thonė se kanė bėrė njė inspektim tė hollėsishėm nėpėr ndėrmarrje private, por jo nė lokalet e natės.
Abuzime me adoleshentėt
"Punoja nė njė lokal nate prej njė viti. Aty kam parė se sa shumė abuzohet me punonjėset e reja",- tregon Anita Aliu. Pėr tė hequr qafe punėn me tė dehur dhe pėr tė gjetur gjasme rehatin, siē i kishin thėnė shoqet, Anita fillon tė punojė nė njė kazino tė kryeqytetit. "Nė kazino paguhesha mė mirė dhe nė fillim mė pėlqente puna sepse nuk lodhesha shumė, vetėm pastroja pajisjet, dhe shefat mė trajtonin mirė. Por mė pas, njerėzit qė humbnin para filluan tė silleshin keq me mua. Mė shihnin vėngėrt, madje edhe mė shanin me fjalė",- rrėfen Nita. Historia e saj me kazinot mori fund sapo gjeti njė punė nė njė Exchance, por ajo tregon se fati e ndihmoi qė tė largohej nga kazinoja, ku i binte tė takonte dhe tė fliste me lloj-lloj njerėzish. "Kam qenė e detyruar tė rri e qeshur edhe kur mė poshtėronin, por s'kisha zgjidhje dhe duroja". Vajza 18-vjeēare thotė se tanimė ajo ėshtė shkėputur pėrgjithmonė nga bota e rrogėtares nė lokalet e natės, por atė e shqetėson fakti qė dhjetėra moshatare tė saj nga halli punojnė nė kėto vende aspak tė sigurta pėr ta. Ndėrkohė qė legjislacioni shqiptar parashikon njė ligj qė ndalon adoleshentėt qė nuk kanė mbushur moshėn 18-vjeē. "Kjo nuk ėshtė respektuar dhe s'ka pėr t'u respektuar nė vendin tonė derisa edhe vetė kazinotė janė ngritur nė mėnyra tė dyshimta dhe shpeshherė shėrbejnė si llogore pastrimi".
Nė kazino, nėn moshėn 18-vjeē
Pothuajse nė tė gjitha kazinotė mė moderne tė Tiranės tė zė syri vajza qė luajnė rolin e recepsionistes apo tė punonjėses personale tė "bosave", por edhe adoleshentėt tek luajnė nėn moshėn e lejuar. Burimet zyrtare pranė Inspektoratit Shtetėror tė Punėve ngrenė supet nė lidhje me punėsimin dhe frekuentimin e minoreneve nė vende si kazino apo PUB-e. Burimet pranė kėtij inspektorati tregojnė se kanė verifikuar me qindra raste qė janė punėsuar nė ndėrmarrje private, kryesisht nė rrobaqepėsi dhe floktore, por jo nė kazino. "ISHP-ja ka bėrė edhe njė inspektim para pak javėsh, ku ka verifikuar mė qindra raste",- thotė burimi zyrtar nga ISHP. Sipas tyre, ky numėr ėshtė rritur gjatė kohės sė pushime verore dhe kjo pėr ta nuk pėrbėn problem pasi i ndihmon adoleshentėt qė tė pėrvetėsojnė zanate. Por punėsimi i adoleshentėve bėhet jo vetėm nė kohėn e pushime, por edhe gjatė shkollės. "Punoj pėr tė siguruar veshjet dhe pėr tė pasur dy lekė nė xhep",- tregon Klarisa Serhani. Vajza me origjinė nga Shkodra rrėfen se nuk kishte zgjidhje tjetėr, pasi tė ardhurat e familjes nuk i krijonin mundi pėr t'u veshur trendy. "Kam lekėt e mia, gjysmėn e rrogės ia jap mamit dhe me gjysmėn tjetėr mbaj veten". Klarisa e pranon se, kur rri deri vonė nė punė mezi ngrihet pėr tė shkuar tė nesėrmen nė mėsim. Ajo ėshtė e shqetėsuese pėr faktin se shumė nga shoqet e saj qė punojnė nė kėto ambiente, kanė lėnė anash mėsimet dhe nga kėtu mund tė marrin rrugėt e kėqija. Disa nga vajzat qė komunikuam na thanė se nuk e kanė pasur aspak tė lehtė pėr tė punuar nė kėto kazino, por kanė qenė tė detyruar ta bėjnė kėtė punė pėr shkak tė kushteve tė vėshtira ekonomike. Disa tė tjerė jetojnė pa prindėr ose edhe vetė prindėrit nė familje, ku edukata familjare nuk respektohet. Rastet janė tė shumėllojshme, qė shkojnė deri nė absurditet. Joshja e parasė nuk ėshtė vetėm te tė rriturit, por edhe te tė rinjtė, kėrkesat e tė cilėve janė edhe mė tė mėdha, si dhe njė nga rrugėt pėr tė arritur ėndrrat e tyre. Me sa duket, asnjėri prej personave tė shfrytėzuar nuk i njeh ose nuk do t'i njohė tė drejtat e veta. Ēdokush prej tyre preferon mė mirė tė mirat materiale tė momentit!

Alda Melo: Fitoj shumė para, pėr njė natė tė vetme
Nė kazinotė e Tiranės janė tė punėsuar vajza dhe djem nėn moshėn 18-vjeē. Punėsimi i tė miturve ndalohet rreptėsisht me ligj. Pėr kėtė ligj me sa duket nuk kanė dėgjuar pronarėt e lokaleve tė natės dhe kazinotė. Nė kazinotė apo lojėrat e fatit, tė shpėrndara nėpėr Tiranė, nuk ėshtė ēudi tė shohėsh vajza minorene qė marrin paratė e klientėve, tė cilėt luajnė apo i udhėzojnė pėr nė vendet se ku duhet tė luash. Shpesh, vajzat janė tė detyruara nga kushtet tė punojnė aty pasi nuk kanė mundėsi pėr ta mbajtur veten. Ka nga ato qė kanė braktisur shkollėn dhe sigurojnė tė ardhura pėr veten dhe familjen. Si djemtė dhe vajzat qė punojnė nė kėto ambiente, vishen bukur, ndėrkohė nuk e kanė problem qė tė punojnė deri nė orėn 5 tė mėngjesit. Madje, ato thonė se ēdo ditė shoqėrohet pėr nė vendin e punės, nė kazino, nga prindėrit, mė shumė pėr t'ia bėrė qejfin atyre. "Ėshtė zgjedhja ime dhe mė pėlqen kjo punė. Fitoj shumė para nė njė natė tė vetme, gjė tė cilėn nuk mund tė ma sillte njė punė tjetėr". Alda Melo, ėshtė njė tjetėr vajzė qė nuk ka mbushur tė tetėmbėdhjetat dhe ka zgjedhur tė punojė nė kazino. I pėlqen puna dhe do qė t'i fitojė vetė paratė qė shpenzon. Pėr tė, puna ėshtė fitimprurėse dhe nuk ka ngacmime, edhe pse punon nė orėt e vona tė mbrėmjes. Ndėrkohė, ajo e pranon sė shoqet e saja mė tė vjetra janė me pėrvojė dhe dinė ta bėjmė pa u abuzuar kėtė punė. Fenomeni i punėsimit dhe frekuentimit nga adoleshentėt vazhdon tė zgjerohet, dhe askush nuk merr masa konkrete pėr ta parandaluar. Zgjedhja adoleshentėve nga ana e pronarėve nuk ėshtė aspak i pamenduar, pasi ata pėrpos qė i punėsojnė minorenet i shfrytėzojnė edhe pėr nevoja tjera, pasi mundėsia e "kontrollit" mbi ta ėshtė mė e kollajtė. Ndėrsa zgjedhja e minoreneve pėr tė punuar nė kėto llogore mund tė jetė njė gabim fatal, qė mund t'i kushtojė...

Adoleshentet reklamojnė cigare dhe pije nė mes tė natės
Kushtet, dhe rrallėherė dėshira i ka nxjerrė adoleshentėt qė tė shesin imazhin e tyre nė rrugė. Kėshtu, pjesa mė e madhe e vajzave qė i bėjnė reklamė cigareve dhe pijeve alkoolike nė rrugė, ditėn dhe natėn, nuk i kanė mbushur tė 18-at. Njė lumė vajzash qė nuk i kanė mbushur 18-at punojnė edhe nė kazino, edhe pse tek hyrja e tyre nė tabela shkruhet "Nuk lejohen ata qė nuk kanė mbushur 18-vjeē". Ligji i dėnon tė gjithė ata persona qė punėsojnė minorene, nėn moshėn 18-vjeē. Por, mesa duket, kjo ėshtė njė fushė e parrahur nga Inspektorati Shtetėror i Punėve. Mund tė mendosh qė ky ėshtė njė lapsus qė pronarėt kanė bėrė, por jo, pasi ata adoleshentėt i trajtojnė si duan vetė. Pavarėsisht rregullave, njė pjesė e punonjėsve tė kazinove janė nėn moshėn 18-vjeē. Ende nuk ėshtė arritur nė njė pėrfundim se pėrse e bėjnė kėtė punė: janė tė detyruara nga kushtet ekonomike apo mosha i kufizon pėr tė mos e menduar gjatė. "Njė mjedis i varfėr ndikon nė psikologjinė e adoleshentėve. Ata, pėr t'i pėrshtatur trendy-t tė moshatarėve tė tjerė rreken qė tė punojnė qoftė dhe punė qė nuk i kanė shumė nė qejf, cilėson sociologu Ardian Goga, ku shton se tundimi pėr t'u veshur bukur, pėr tė pasur njė celular tė shtrenjtė, nė mėnyrė qė tė mos ndjehen inferiore, minorenet pranojnė pa kompromis tė punėsohen edhe nė kazino ose tė bėhen imazh i pijeve apo markave tė cigareve nė rrugė".
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi