Kam nje lajm bombe

Shko poshtė

Kam nje lajm bombe Empty Kam nje lajm bombe

Mesazh nga Musafir 2007-10-15, 11:56

Pas demtimit te automjetit te deputetit te PS-se Erjon Brace, ngrihen alibite e para. Kamerat vertetojne se tritoli ishte vendosur kohe me pare. Autoret, anonime. Eksplozivet dhe njerezit e pushtetit

Sebi Alla

Celulari qe u gjet mesditen e 13 gushtit 2005 ne makinen e kryekomisarit Xhavit Shala, nuk ishte per te komunikuar. Per hir te se vertetes, ai celular ishte destinuar per te cuar nje mesazh…shperthyes. I lidhur me nje sasi prej 200 gramesh eksplozivi plastik, te tmerrshmin C4, celulari-bombe u gjet rastesisht nga mekaniku i nje servisi ne lagjen “Spajkore” te Elbasanit, drejt te cilit Shala kish udhetuar nga Tirana per t’u bashkuar me familjen. Nevoja fatlume per te pire nje kafe u pasua nga ideja per t’i bere benzit nje kontroll te pergjithshem teknik, dhe dy rastesite shmangen nje shperthim qe do te ishte komentuar gjate. I pari qe dha kujen, qe mekaniku qe per pak sa nuk preku bomben, teksa futi duart ne motorinon e automjetit. Doli dylle i verdhe dhe lajmeroi te zotin, qe per momentin shtangu. Nuk kishte me detyra konkrete ne krye te ndonje drejtorie policie, por kallot qe kishte shkelur, do ta jepnin efektin e tyre. Megjithate, per fat te mire gjithcka u shmang: Pak muaj me vone do te akuzohej si ideator i atentatit, Aldo Bare, qe pritet te ekstradohet nga Turqia. Por me apo pa celulare, te tjera eksplozive kane shperthyer para e pas ketij rasti. Duke hedhur ne ere edhe gjurmet e autoreve te mundshem.

Mbremjen e 9 prillit, deputeti i Partise Socialiste dhe kryeredaktori i organit zyrtar te partise, Erjon Brace, u kthye ne redaksi, i lodhur nga maratona e kongresit te fundit te PS-se. Vetem dhjete minuta pasi ishte ngjitur zyre, mercedesit modest me targa “TR 70 55 A”, iu hodh kofanoja perpjete. Shperthimi shkundi te gjithe zonen e bulevardit “Zogu I” prane gazetes “Zeri i Popullit”, po mbi te gjitha oshetiu me fuqishem ne veshet e kryeredaktorit te saj. Aty rreth ores 21.30, kishte ende turma njerezish qe kalonin prane. Per fatin e mire te te gjitheve, askush nuk u lendua fizikisht. Shperthimi demtoi kryesisht anen e majte te makines se deputetit te majte. Te paret ne vendin e ngjarjes mberriten efektivat antieksploziv te RENEA-s dhe me pas puna u mbeti hetuesve. Nga veprimet e para rezultoi se sasia e lendes plasese e tipit tritol ishte e vogel. Nje konflikt “i vogel” vleresimi ndermjet policise dhe prokurorise: Efektivat e rendit pretendojne per rreth 35 grame eksploziv, ndersa hetuesit mendojne se ishte 100. Nje detaj ne dukje i parendesishem, por domethenes. Nese vertete ishte 100 grame, atehere nuk qe thjesht nje paralajmerim per Bracen. I menjehershem qe reagimi i te demtuarit. Deputeti hodhi si fillim dyshimet se ngjarja kishte lidhje me akuzat qe ai ka ngritur per skandalet financiare te ish-firmave piramidale. Po sa me shume kalon koha, aq edhe me te ashpra behen “shperthimet” e politikes. Te djathtet e konsiderojne si nje loje te rrezikshme ndermjet te majteve, fill pas kongresit te zhurmshem. Ndersa pala tjeter shkon deri aty kur implikon figura te larta te qeverise. U shpresua ne fillim se kete pune do ta zgjidhnin fet e fet, kamerat vezhguese te bankave private qe 24 ore ne dite filmojne trotuarin. Nga verifikimet e kasetave nuk eshte pare ndonje person qe te jete afruar prane automjetit. Cka nenkupton se “dhurata” ne makinen e Braces ishte lene me pare. Atehere, autoret vendosen vertet qe thjesht te paralajmerojne apo trembin, kur lehte mund te imagjinohet se e kishin ne dore te kryenin shperthimin edhe me shoferin brenda? Apo sasia eshte flakur nga nje distance qe nuk kapet ne kamera?

Me nje mal pikepyetjesh nuk mbetet vetem atentati ndaj Erjon Braces. Sepse duket se u ka dale moda armeve. Kater dite para zgjdhjeve lokale te 18 shkurtit, kreu socialist Edi Rama po darkonte ne lokal “Joni”, fare prane Prokurorise se Pergjithshme. Mund te ishte “darka e fundit” per kryesocialistin, nese eksplozivi do ishte hedhur brenda lokalit dhe jo ne ballkonin e tij. Nese do te ishte hedhur 10 minuta me heret (disa thone 30 minuta), kur Rama ishte ende brenda. Nje ngjarje vertet e rende, qe shkakoi edhe impenjim te madh. Zevendesministri i Brendshem Gjergj Lezhja deklaroi se ngjarja kishte lidhje me nje konflikt pronesie ndermjet pronareve te lokalit dhe personave te tjere. Per dy dite me radhe ai incident ishte edhe kryefjala e fushates elektorale te kryeministrit Berisha dhe Rames. Te dy ngrinin akuza kunder njeri-tjetrit. Ndersa hetuesit kishin ne mendje te tjera alibi, pikerisht konfliktin per pronen. Me kalimin e kohes pritej ndonje arrestim i mundshem, po kjo ende nuk ka ndodhur. Ashtu sic nuk jane zbuluar autoret e nje ngjarjeje te ngjashme, kete here shume larg Tiranes. Naten e 2 shkurtit te kaluar, banesa e kryebashkiakut te Koplikut Perlat Ramcaj u shkaterrua pjeserisht nga shperthimi i nje lende plasese qe tmerroi familjaret. Ndersa ne kryeqytet, shtepia e Drejtorit te Sherbimeve Funerale ne bashki, Leodat Kiri, pesoi demtime te shumta me 11 nentor 2006. Lendime ne trup mori edhe djali i tij 11-vjecar, qe pervec dhimbjes fizike kaloi edhe nje gjendje te forte terrori psikologjik. Ne apartamentin e katit te katert ne lagjen “Kinostudio” ku qendron me qira Kiri, edhe sot e kesaj dite duken pasojat e eksplozivit te fuqishem. Por kush mendoi se viti 2006 do te mbyllej me kete ngjarje, u gabua. Makina e kryegjyqtarit te Lezhes, Jak Ndoka, fluturoi per rreth 30 metra te merkuren e 20 dhjetorit. Eksplozivi e shkaterroi perfundimisht automjetin e Ndokes, duke shkakuar deme edhe ne pallatin prane.

Ne te gjitha rastet te demtuarit jane shprehur se nuk kane patur konflikte personale. I vetmi motiv mbetet ai per shkak te funksioneve qe mbajne. Por nese drejtuesit e gjykatave dhe bashkive kane shpetuar paq, te tjere kane mbetur te copetuar nga eksplozivi vdekjeprures. Biznesmeni Vajdin Lame mbeti i vrare se bashku me shokun e tij te femijerise, Artan Arsi, mbremjen e 28 shkurtit 2005, kur bomba-celular e vendosur nga eksperte, u shperthye me telekomande ne ashensorin qe po conte ne apartamentin e pallatit prapa stadiumit “Qemal Stafa” dy viktimat. Ngjarja shokuese ende figuron pa autor.

Eksplozivi nuk ka kursyer as “te djathten”. Ministri aktual i Kultures Ylli Pango, ka ende ne fytyre ca shenja te vjetra. Ne veren e vitit 2002, prane garazhit te viles se tij trekateshe shpertheu nje granate. Sot pas pese vjetesh hetim, dosja eshte e mbyllur. Autor nuk ka. Dikush e konsideroi si nje atentat ndaj profesorit qe militonte tek e djathta; keto dyshime shprehu edhe vete i demtuari. Nga e majta u hodhen batuta per mundesine e nje aksidenti te ndodhur vete Pangos. Hipoteza nga me te ndryshmet. Perfundimi mbetet po i njejte. Autoret ikin ne drejtim te paditur per policine.

Mungesen e autoreve ne kete kategori te frikshme ngjarjesh te renda, me mire se kushdo e shpjegojne specialistet. Prokurore te Krimeve te Renda, qe kerkuan anonimatin, e dine se c’ndodh ne keto raste: “Autoresia mungon ne 80% te ketyre rasteve. Lendet plasese demtojne vendin e ngjarjes, qe nenkupton edhe prishjen e shenjave te gishtave, apo provave te tjera shkencore qe mund te gjenden”, shprehen prokuroret. Argumentet e tyre shkojne me tej kur shtojne se personat qe kryejne keto veprime terroriste, nuk jane amatore. Sipas tyre, vete menyra e montimit dhe me pas shperthimi ne kohen e caktuar, tregon nje perpikmeri profesionistesh, specialiste ne fushen e shfarosjes.

Deri me tani, eksplozivi me i perhapur eshte tritoli. Nje mall qe gjendej me shumice ne depot e armeve qe u shkermoqen ne vitin 1997. Por nese kjo lende tingellon “amatoreske”, bombat me celular qe vijne kryesisht nga Mali i Zi, kane gjetur treg ne vendin tone. Mendohet se ideatoret e armes se frikshme me eksploziv plastik jane ish-ushtarake te ushtrise serbe. Mjafton nje celular, C4 sipas deshires dhe disa fije telash per te prodhuar bomben sa artizanale, aq dhe moderne. Nje bombe qe po pervijon nje tendence “shperthyese”, mendimi edhe vetem i te ciles eshte tmerrues: Ja sesi mund te te heqin qafe, nese ke shkelur ne kallo te gabuara.
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi