Megi, “vajza” e Rames

Shko poshtė

Megi, “vajza” e Rames Empty Megi, “vajza” e Rames

Mesazh nga Musafir 2007-10-15, 12:11

Pas kuintave te jetes se re te Megi Ajtyreses, 18 vjecares qe ka marre freret e FRESSH. Ka filluar te mbathe takat dhe premton se do te rritet ne politike. Portreti i vajzes se besuar te Edi Rames

Ka vetem nje muaj qe mbath taka. Eshte kunder tortave dhe pubeve; por jo kunder pirsing-ut. Sigurisht, vetem kaq nuk mjafton asesi per te pershkruar kryetaren e re te rinise eurosocialiste, FRESSH. Sepse 18 vjecarja Megi Ajtyresa, eshte 1.78 cm e gjate dhe me tendence per me lart, jo vetem ne shtat, por dhe ne politike. Ne fakt, per shumekend aspirant te karrieres politike, me lart se kaq nuk ka ku te shkoje. Perndryshe do te kapte sa hap e mbyll syte shtatlartesine politike dhe fizike te kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama. Mos valle nje nder kriteret e freskimit te strukturave socialiste me elemente te rinj, jane edhe centimetrat?

E pra, emerimi i saj i befte ne postin e kreut te Forumit Eurosocialist, nuk ka kaluar pa batutat e rastit. Ka marre shume komplimente, me shume per hiret e padiskutueshme prej missi, sesa per aftesite, bashke me ndonje shpotitje tek-tuk, nga babaxhanet e PS-se si pershembull: “Ja cupa e Rames”. Por asaj pak ia ndjen, packa se e ndjen me te vertete veten “cupa” e kryetarit te PS, Edi Rama. Aspak biologjikisht, te kuptohemi, por nga menyra e te berit politike. Pak ekstravagante, por gjithsesi e kapshme nga turma; madje, e kapshme pikerisht per kete. Dhe pirsingu qe ka vene pak kohe me pare eshte pjese e kesaj strategjie. “Te jem me prane te rinjve”, thote kur e pyet se pse e ka vene ate gur ndricues. Nje hunde e shpuar per disa vota me shume? Per te, ne fakt ja ka vlejtur.
“Nuk ka qene Rama ai qe me ka vene ne krye. Por votat e forumit”, nxiton te theksoje Megi. Por eshte e vertete qe votat dy kandidatet e tjere ia falen. Po, po, e kuptuat mire, ia falen. “Nuk e di si dhe pse, por di qe dy kandidatet e tjere, njeri nga Berati dhe tjetri nga Durresi, m’i falen votat e tyre dhe ja tek jam ketu”. Tingellon cuditshem, por betohet qe eshte e vertete.
Tamam atehere filloi dhe aventura (nese mund ta quajme te tille) e Megi Ajtyreses ne politike. E kishte admiruar per se largu ish ministrin e Kultures, kryetarin e Bashkise se Tiranes dhe tashme kryetarin e PS; tanime kishte mundesi te ishte anetarja e pare e epokes se tij. Jo pak, apo jo. “Me pare kam qene anetare e FRESSH-it ne Shkoder dhe jam angazhuar gjate fushates se fundit elektorale; anetaresimi ne PS ishte nje deshire e madhe e imja”.

Gjate gjithe bisedes, nuk harron per asnje cast te foluren me ‘ju’. “Keshtu kam qene gjithmone ne komunikim. Por tani me duhet te jem pak me shume e kontrolluar”. Aq sa harron qe eshte vetem nje 18 vjecare. Por nuk eshte se e ndjen dhe aq mungesen e nje jete mirefilli prej adoleshenteje. “Nuk me pelqejne pub-et, nuk jam fare tipi i tyre”. Ne qytetin e Shkodres, nga eshte dhe Megi, nuk ka patur shume mundesi zgjedhjeje per t’u defryer. I vetmi argetim per te ka qene navigimi ne internet dhe leximi i librave. Ah, dhe renia e kitares here pas here dhe shkrimi i ndonje poezie.

Jam shume e fokusuar ne ate qe bej dhe ne perfundimin me sukses te saj. Nuk eshte vetem ceshtje imazhi”, te siguron ajo duke iu pergjigjur ne njefare menyre, jo vetem pyetjes se paartikuluar, por dhe shume hamendesimeve te mases: Megi nuk eshte ne ate post vetem per imazh. Eshte nje organizatore e mire dhe krijon besueshmeri tek njerezit. Verifikohet kjo edhe nga projektet e shumta qe ka ndermarre me OJF e organizata rinore ne Shkoder. “Thone qe jam ‘e papare’ per te fituar projekte. Dhe rioorganizmi i FRESSH dhe sjellja e nje fryme te re, eshte pjese e nje projekti te madh. FRESSH ka aftesine te rilinde dhe me gezon fakti qe kete here do ta bejme te gjithe te bashkuar”.

Edhe pse ne mbledhjen e pare te bordit drejtues, ishte ne dileme te thelle nese duhet te ishte vetvetja apo duhet te tregonte qe ne fillim dhembet. “Zgjodha te jem vetvetja dhe pashe miratim nga te rinjte pas cdo fjalie qe nxirrja nga goja. Kjo me kenaqi dhe me dha akoma me shume force. Aty i thashe vetes, une bej per kete pune”.

.Po ndonje tatuazh?! Ah, per te po mendohet me gjate. Jo se ka frike nga aget, por se do ta kishte te veshtire ta ekspozonte. Nje kerthize e zbuluar per te eshte e tepert. “Do te dilja fare nga tipi”. Nje tip shume klasik, me nje te folur ne dialektin shkodran me fraza te medha, qe lidhen gjithmone ne fjali qe kane llogjike mendimi.

Megi Aytyresa eshte pak e turbullt nga gjithe ajo vemendje qe papritur iu krijua rreth vetes, por premton se do ta shfrytezoje me se miri kete detaj. Eshte shume diplomate per moshen qe ka dhe shume e sofistikuar per t’u ulur kembekryq me te rinjte. Por ja qe dhe kete do ta beje. “Une do te jem aty ku jane te rinjte, me problemet dhe shqetesimet e tyre”, thote gjithe idealizem, e sigurte se do te ndryshoje shume gjera ne FRESSH. Ndryshime qe jane perkrahur dhe nga vete kryetari i PS. Te pakten per tani. Nuk ben plane per te ardhmen, por eshte e sigurte qe ajo do te jete ne politike. Me finesen e zonjushes, qe di te sillet me etikete, e ndihmuar dhe nga sharmi i padiskutueshem qe rrezaton. Ah, sigurisht, dhe me nje pirsing ne hunde.
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Megi, “vajza” e Rames Empty Re: Megi, “vajza” e Rames

Mesazh nga NEO 2007-11-23, 13:38

e shkreta, i paska hy halleve shpejt Very Happy
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Megi, “vajza” e Rames Rat1010 Online
Megi, “vajza” e Rames Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9621

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi