"SEKS ME PAGESĖ", TASHMĖ PĖRMES INTERNETIT

Shko poshtė

"SEKS ME PAGESĖ", TASHMĖ PĖRMES INTERNETIT Empty "SEKS ME PAGESĖ", TASHMĖ PĖRMES INTERNETIT

Mesazh nga Musafir 2007-10-16, 00:31

"Seks me pagesė". Njė togfjalėsh qė mė parė nuk shihej nėpėr faqe interneti normal, apo nėpėr forume ku rrinė dhe meshkuj e femra shqiptarė. Tashmė, parulla duket se nuk ėshtė mė tabu. Vajza tė ndryshme nga Tirana kanė zgjedhur njė rrugė tė re pėr tė prostituuar, pa dalė nė trotuare apo ndonjė rrėzė pallati, pa i parė askush (pėrveē fotove nė internet). Madje, rrugė e sigurt edhe pėr tė mos u ndaluar nga policia. Vajzat bisedojnė me njerėz, bėjnė pazare, madje lėnė edhe vendet e takimit. Mjafton tė shkosh me paratė nė xhep. Madje, ato tė krijojnė edhe luksin qė t'i shikosh pėrpara se tė vendosėsh nėse do shkosh tė paguash pėr seks apo jo. Megjithėse nė internet nuk janė fotot e tyre tė vėrteta, prostitutat e epokės sė internetit i krijojnė mundėsinė kujtdo qė t'i shikojė. Nėpėrmjet njė webcam-i (kamera interneti), ato tė shfaqen monitorin e kompjuterit. Madje, zhvishen edhe nudo, preken e bėjnė gjeste tė tjera erotike, pėr tė bindur atė qė ėshtė nė anėn tjetėr, se ia vlen tė paguash.


"Bianka": Prostituoj qė tė bėj lekėt pėr tė nxjerrė motrėn nga burgu
Njė person nė ditė mesatarja, nga mė tė thjeshtėt deri te politikanėt, janė klientėt e 22-vjeēares Bianka. Gjatė bisedės me Gazetėn, ajo ka treguar se e bėn kėtė punė pėr tė nxjerrė motrėn nga burgu, pėr tė cilėn, njė avokat italian i ka kėrkuar 40 mijė euro.
Sa kohė keni qė bėni prostitutėn?
Kam 2 muaj.
Si e fillove?
Nga halli, e detyruar nga halli.
Pse, ke tutor qė tė detyron me forcė?
Jo, por ashtu kam njė problem familjar.
Ēfarė problemi?
Motrėn time e kanė arrestuar nė Itali. Ishte nė makinė me tė dashurin dhe i ndaluan. Nė makinėn e atij policia gjeti drogė dhe i kanė arrestuar.
Ē'lidhje ka kjo me prostituimin tėnd?
Ka lidhje. Familja nuk do ta shohė mė motrėn time dhe ajo mė shkruan letra mua, nė tė cilat mė thotė se do vrasė veten nėse nuk del nga burgu. Avokati i ka kėrkuar 40 mijė euro. Ajo dhe as unė nuk kemi ku t'i gjejmė. Prandaj po prostituoj, qė tė bėj lekėt e saj.
Sa lekė ke bėrė deri tani?
Shtatė mijė euro, mė duhen edhe 33 mijė.
Po pasi t'i bėsh kėto para?
Do ta lė kėtė punė.
Ke frikė se do tė zbulohesh?
Nė fakt trembem. Njė shoku im i ngushtė e ka marrė vesh dhe mė ka bėrė namin, por do mundohem tė ruhem. Mė duhet ta nxjerr motrėn nga burgu. (Qan, ose tė paktėn bėn sikur derdh lot).
Tė gjithė klientėt nė internet i gjen?
Shumicėn po. Njė pjesė m'i gjen dhe njė grua, ėshtė rreth 40 vjeēe dhe unė i jap 20 euro pėr ēdo klient.
Me sa vetė shkon nė ditė?
Mesatarisht me njė. Ka raste edhe dy e tre.
I pėrzgjedh?
Me tė martuar nuk shkoj zakonisht, por edhe ndodh.
I mban mend si emra?
Nuk i pyes pėr emrat dhe as nuk dua t'i njoh. Di qė kam shkuar edhe me politikanė, kėta i njoh. Madje, njėri mė ka dhėnė 400 euro pėr njė orė.
Mund tė mė thuash ndonjė?
Jo, ėshtė me rrezik pėr mua.
Po nga familja s'ke frikė?
Nėse e marrin vesh mė vrasin. Besoj se pėr njė vit do i bėj lekėt e motrės dhe do e lė kėtė zanat. Unė kam njė punė, jam menaxhere diku dhe paguhem mirė, por po sakrifikoj pėr motrėn.
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi