I vrare dhe i perdhunuar, gjendet 10-vjecari

3 posters

Shko poshtė

I vrare dhe i perdhunuar, gjendet 10-vjecari Empty I vrare dhe i perdhunuar, gjendet 10-vjecari

Mesazh nga Musafir 2007-10-28, 22:52

Femija i zhdukur prej pese ditesh ne qytetin e Peshkopise, eshte gjetur i vrare pasditen e djeshme. Trupi pa jete i Bekim Cengut u gjet ne shtratin e nje perroi, jo larg nga pallati ku banon familja e tij. Sipas hetuesve te ceshtjes, ai eshte perdhunuar dhe me pas eshte mbytur me litar.

Me trup te permbysur, i masakruar, me fytyre te shqyer dhe i dhunuar seksualisht, kjo ka qene pamja makaber qe kane ndeshur hetuesit kur kane gjetur trupin e pajete te femijes 10-vjecar, Bekim Ylli Cengu, i cili rezultonte i zhdukur qe prej pasdites se dites se marte te kesaj jave. Ka qene ora 14:00 e pasdites se djeshme kur pas kerkimesh te shumta, policia ka mundur te gjeje kufomen e 10-vjecarit Bekim Cengu. Trupi i pajete u zbulua ne perroin e fshatit Tomin, rreth 200 metra larg nga pallati i fundit i lagjes "Kamen", ku banon dhe familja e Ylli Cenges. Me sa duket gjithcka korrespondonte me rrefimet e bashkemoshatareve te tij qe kane theksuar se femija ishte rrembyer nga nje i panjohur si dhe oren kur kishte ndodhur ngjarja e rende.

Femija i pajete u gjet i permbysur 30 metra ne breg te perroit, afer nje vije uji qe kalon per nga lagjja "Kamen". Ne trup mbante te njejtat rroba, me te cilat prinderit e kane pershkruar kur ai ishte larguar per here te fundit nga shtepia e gjyshit, ndersa ne anen e djathte te fytyres, viheshin re shenja gervishtjeje te thelle, heqje mishi. Ekspertiza e kryer nga dy eksperte te Mjekesise Ligjore ne Tirane te ardhur enkas dhe me urgjence per kete ngjarje, kane dale ne konkluzionin se femija ishte mbytur me litar ne fyt, pasi jane gjetur shenja dhune ne qafe. Kjo eshte vertetuar kur 50 metra me lart, afer nje bregoreje, ne ca gemusha jane gjetur nje pale pantallona te vjetra, nje litar i improvizuar me fije ne ngjyre bezhe, litar i cili rezulton te jete perdorur per te mbytur femijen. Po ne ate vend jane gjetur dhe njolla gjaku, si dhe gjurme, ku femija ka bere perpjekje per te shpetuar.

Veper e nje maniaku seksual

Ajo qe paten rastin te konstatojne dje ekspertet kriminaliste te uniformave blu, eshte veper makaber e nje monstre, qe, ose mund ta kete genjyer me lajka e ta ndillte afer vetes, ose ta kete marre me force femijen dhe pasi e ka derguar atje, ta kete dhunuar seksualisht dhe me pas ta kete mbytur. Gjithnje sipas hipotezave, monstra ne fjale pasi e ka mbytur e ka derguar ate afer perroit, duke e lene te permbysur dhe pa jete. Po aty jane gjetur gjurme jo vetem te femijes, por dhe te nje personi te dyte qe mendohet te jete autori i krimit. Grupi hetimor i policise, i mbeshtetur dhe nga ekspertet e mjekesise ligjore ka keqyrur vendin e ngjarjes, duke e rindertuar tere skenen e ngjarjes dhe ka bere tere matjet e duhura per te dale ne nje konkluzion te sakte. Me pas eshte bere dhe autopsia e femijes, i cili, sipas eksperteve, del te jete dhunuar seksualisht. Nga tere keto shenja, sipas specialisteve te uniformave blu, personi qe e ka kryer kete krim te pazakonte eshte nje maniak i pashpirt, qe pasi ka kryer dhunimin seksual, e ka vrare dhe masakruar femijen 10-vjecar.
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

I vrare dhe i perdhunuar, gjendet 10-vjecari Empty Re: I vrare dhe i perdhunuar, gjendet 10-vjecari

Mesazh nga anisa 2008-05-10, 23:42

mu rrenqeth mishi!!!
anisa
anisa
First Lady
First Lady

I vrare dhe i perdhunuar, gjendet 10-vjecari Rat1010 Online
I vrare dhe i perdhunuar, gjendet 10-vjecari Rot10 Offline

Female
Numri i postimeve : 335
Age : 37
Vendodhja : shqiperi
Koha e lire : se di ca esht...
Registration date : 07/05/2008
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 7
<b>Kredite</b> Kredite : 6020

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

I vrare dhe i perdhunuar, gjendet 10-vjecari Empty Re: I vrare dhe i perdhunuar, gjendet 10-vjecari

Mesazh nga NEO 2008-05-11, 23:18

me e bukura eshte sepse kete krim e ka kryer nje adoleshent qe sot e kesaj dite nuk dihet se si do trajtohet me burgim apo me gjendje te lire. Ligji parashikon qe ne burg hyjne persona mbi 18 vjec. Po me kete kontigjent cdo behet? jane bere me te rrezikshem kjo moshe se sa mosha te rritura. Mos harroni qe para ca kohesh nje 16 vjecar vrau dhe perdhunoi kufomen 60 vjecare dhe per kete nuk ka marre denim pasi eshte akoma minoren, apo dhe rasti i ca diteve me pare kur nje 13 vjecare plagos shoqen e klases si pa te keq. Them se duhet te ekzistojne vende izolimi per kete kategori adoleshentesh pasi rinia e soteme eshte shume e dhunshme....
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

I vrare dhe i perdhunuar, gjendet 10-vjecari Rat1010 Online
I vrare dhe i perdhunuar, gjendet 10-vjecari Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9601

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

I vrare dhe i perdhunuar, gjendet 10-vjecari Empty Re: I vrare dhe i perdhunuar, gjendet 10-vjecari

Mesazh nga anisa_3 2008-05-12, 17:48

pse e gjeten se kush e ka bere??
jo adoleshnt te jete po kush do qofte qe te jete denim me vdekje(hej zot na fal)se po flas me shume urrejtje por....
anisa_3
anisa_3
100 % Shqiptare
100 % Shqiptare

I vrare dhe i perdhunuar, gjendet 10-vjecari Rat1010 Online
I vrare dhe i perdhunuar, gjendet 10-vjecari Rot10 Offline

Female
Numri i postimeve : 540
Age : 40
Vendodhja : greece
Koha e lire : ...
Puna : ...
Registration date : 10/10/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 30
<b>Kredite</b> Kredite : 6074

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

I vrare dhe i perdhunuar, gjendet 10-vjecari Empty Re: I vrare dhe i perdhunuar, gjendet 10-vjecari

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi