ADELINA ISMAILI PARA PUBLIKUT KOSOVAR

Shko poshtė

ADELINA ISMAILI PARA PUBLIKUT KOSOVAR Empty ADELINA ISMAILI PARA PUBLIKUT KOSOVAR

Mesazh nga Musafir 2007-11-09, 17:38

ADELINA ISMAILI PARA PUBLIKUT KOSOVAR Adelinaismaili_61107
Pėr herė tė parė pasi i vranė tė dashurin, ėshtė ngjitur nė skenė pėrpara publikut kėngėtarja kosovare Adelina Ismajli. Ajo ka dalė para njė mase shumė tė madhe njerėzish nė Gjilan, nė tubimin elektoral qė po mbante Lidhja Demokratike e Kosovės, nė kuadėr tė fushatės zgjedhore. E veshur tėrėsisht nė tė zeza, e grimuar pak dhe me flokė tė mbėrthyer mbrapa kokės, Adelina ka kėnduar dy kėngė, “Ushtarit tim” dhe kėngėn “Ushtrinė time do ta bėj me Ibrahim Rugovėn”, kėngė kėto qė kanė ngritur nė kėmbė sallėn, qė pėrcolli performancėn e saj me shumė duartrokitje dhe inovacione.
Adelina nuk ka folur asgjė para simpatizantėve tė LDK-sė, ndėrkohė qė ka patur absolutisht vėmendjen e tė gjithėve. Mes dhimbjes i rikthehet kėngės Adelina Ismajli para publikut nė Gjilan tė Kosovės Ēdokush ishte kurioz tė shihte kėngėtaren, gjėndjen e saj pas kaq e kaq kohėsh e mbyllur nė shtėpi. Syri vigjilent nuk i ka shpėtuar asnjė detaji qė kishte lidhje me Adelinėn. Tė gjitha lėvizjet e saj ndiqeshin me kujdes, madje nga hutimi pėrgjatė minutave qė kėndoi nuk ka patur asnjė koment nga tė pranishmit, duke I lėnė ato pėr mė vonė, pas tubimit.
Ajo gjithnjė ka kėnduar nėpėr fushatat zgjedhore tė LDK-sė dhe njihet si njė adhuruese e flaktė e kėtij subjekti politik, e nė veēanti pėr presidentin e ndjerė Ibrahim Rugova. Nė fakt askush nuk e priste qė kėngėtarja e mirėnjohur tė dilte tani nė skenė, por si gjithnjė ajo ka ditur tė befasojė publikun. Adelina edhe kėsaj radhe ėshtė paraqitur e fortė dhe guximshme. Bėhet fjalė pėr njė kohė tė gjatė qė nuk ka bėrė asnjė hap nė karrierė, ndėrkohė qė flitej se ajo po vuante nga njė sėmundje e rėndė, dhe se po shėrohej diku jashtė shtetit. Pėr mė tepėr zėrat flisnin se njė periudhė kohe ajo i ishte kushtuar vetėm lidhjes sė saj me tė dashurin, policin tashmė tė ndjerė Triumf Riza.
Pas vdekjes sė Rizės, me tė cilin Adelina ishte nė lidhje pėr njė kohė tė gjatė, ajo nuk ka folur asnjėherė pėr mediat, dhe nuk ka komentuar asnjė nga thashethemet pėrfshirė edhe atė se ajo po priste njė bebe, nga lidhja me Triumfin. Por nuk ėshtė fshehur nė ditėn kur u bė varrimi, ku ėshtė parė duke qarė mbi varrin e tij, ndėrsa nė pėrkujtimet QE i ka bėrė tė dashurit nėpėr tė pėrditshmet kosovare, ėshtė betuar se amanetin e tij do ta ēojė deri nė fund.
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi