KOSOVA PARA STATUSIT, SERBIA PA STATUS

Shko poshtė

KOSOVA PARA STATUSIT, SERBIA PA STATUS Empty KOSOVA PARA STATUSIT, SERBIA PA STATUS

Mesazh nga Adem Berisha 2007-11-24, 16:08

Adem Berisha, Rahovec:

KOSOVA PARA DEFINIMIT TĖ STATUSIT

Nuk duhen shumė mend pėr tė kuptuar se Beogradi (pėr momentin) ėshtė i gatshėm t’i ofrojė Kosovės vetėqeverisje dhe shumėēka tjetėr por jo edhe pavarėsinė e plotė sepse edhe tash nė shekullin 21, ate deshiron ta mbaj si koloni tė veten pėrkundėr faktit qė tashmė ka kaluar koha e kolonializmit.
Ėshtė shumė e sigurtė se pas definimit tė statusit sipas kutit tė tij, ai do tė vepronte njėsoj si nė gjithė periudhat e shkuara duke suprimuar pastaj dhunėshėm vetėqeverisjen dhe gjithė ate me tė cilen sot do tė pajtohej.
]Edhe apeli i disa faktorėve nderkombtar siē ishte ditė mė parė ai francez para takimit tė Parisit, drejtuar pėrfaqėsuesėve tė Kosovės pėr arritjen e njė kompromisi ne tė cilin nuk pėrmendej fjala pavarėsi, ėshtė shumė perfid dhe aspak qėllim mire. Populli i Kosovės veq ka ofruar kompromisin e tij tė fundit, ate pėr pavarėsinė e Kosovės ku siē thoshte presdidenti Rugova “vetė pavarėsia e Kosovės ėshtė kompromis sepse ne tash nuk po kerkojmė bashkim kombtar apo …”.
Deklarimet e shumė politikajve botėrorė se mbėshtesin ēfarėdo zgjidhjeje tė cilen do ta arrinin Prishtina dhe Beogradi, janė vetėm njė truk politik i pakuptimtė dhe nuk shprehin vullnetin e sinēertė pėr zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjės sė Kosovės nga se me Beogradin zyrtar, si ate tė Millosheviqit, ashtu edhe me kėtė tė Koshtunicės e Sheshelit (Tomisllav Nikoliqit), nuk ėshtė gjetur zgjidhje politike as nė rastin e Sllovenisė, Kroacisė apo tė Bosnės dhe ėshtė e pamundur qe tė gjėndet nė rastin e Kosovės.
Tek e fundit, nė rastin e Kosovės janė vetėm dy rrugė tė zgjidhjės sė problemit : ajo e mbetjės sė Kosovės nėn Serbinė, e cila me asnjė kusht nuk mund tė pranohet dhe e dyta, e pavarėsisė sė plotė tė Kosoves e cila ėshtė imperativ i kohės nė mėnyrė qė ajo tė mos bėhet top futbolli e tė hudhet here nė njė skaj e here nė skajin tjetėr tė fushės. Zgjidhje tė mesme nuk ka. Ndoshta si zgjidhje e mesme do tė ishte njohja reciproke por edhe ajo do tė ishte e dhėmbshme sepse do tė nenkuptohej se hiqet dorė nga Kosova Lindore.
Statusi i Serbisė ėshtė njėsoj i padefinuar sikurse edhe ai i Kosovės prandaj ėshtė pėr t’u habitur pėrse qendrat e vendosjės nuk merren edhe me kėtė ēėshtje. Bashkėsia nderkombtare mė shumė do tė duhej tė merrej me ndėshkimin e Serbisė duke e detyruar qe tė paguante gjithė dėmet e luftėrave nė ish Jugosllavi, shkaktare e vetme e tė cilave ishte ajo vetė, se sa t’i ofrohen privilegje tė lloj-llojshme.
Pėrfaqėsuesit e Kosovės veēanėrisht, por edhe ata nga Shqipėria, duhet kontestuar pjesėmarrjen serbe nė OKB dhe KS tė OKB pasiqė Serbia nuk ėshtė anėtare e kėtyre institucioneve tė larta tė politikės botėrore. Organizata e Kombeve tė bashkuara ka njė shtet mė pak nga se ē’kishte mė pare, ate tė Jugosllavisė e cila tashmė nuk ekziston si shtet. Pėrse OKB-ja nuk e heq nga nomenklatura e flamujve flamurin jugosllav kur ai tashmė ėshtė vet;m pjes; e nj; historie t; hidhur. Nėqoftėse Serbia veq na qenka shtet, atėherė pėrse nė vend tė flamurit jugosllav nuk vėhet ai serb, pėr ēka edhe mė naivet e dijnė se nuk ka kurrėfarė baze juridike duke qenė se Serbisė me asnjė akt juridik nderkombtar nuk i ėshtė njohur statusi i shtetit sovran dhe tė pavarur siē ėshtė vepruar me gjithė ish republikat tjera jugosllave pas shpėrbėrjės sė asaj krijese artificiale e tė dhunėshme. Nuk ėshtė e ndershme qė Serbia heshtazi tė njihet si shtet nga bashkėsia nderkombtare derisa nė anen tjetėr Kosovės i imponohen lloj-lloj kushtesh tė paperballueshme pėr arritje tė kompromiseve tė dhėmbshme.

E drejta nderkombtare ne tė cilen thirret Serbia dhe Rusia lidhur me mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, nuk garanton mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial tė shteteve inekzistente dhe teritorialisht tė padefinuara.
Kosova nuk ėshtė tokė serbe sepse ata kėtė nuk e kanė sjellur mbi supet e tyre nga Karpatet prej nga edhe kanė ardhur si pushtues. Poqese vėrtetė do tė ishte ashtu, unė sinēerisht ata do t’i pėrgėzoja si krijesa aq tė fuqishme qė mund tė bartin pesha marramendėse siē ėshtė toka e Kosovės.
Nėqoftėse Putini dhe Rusia aq shumė i duakan tė afėrmit e tyre prej njė gjaku, mė mire do tė ishte qė ata t’i tėrheqnin drejtė vetės sė tyre dhe t’i kėthenin nė djepin e tyre historik.

Kosova mund tė bėhet tokė “serbe” vetėm atėherė kur, siē thot Ali Podrimja, “kur tė vdekurit do tė shkelin pėrmbi ne tė vdekur” sepse ne nė kėto troje jemi jo vetėm para serbėve por edhe para vetė djallit ndėrsa historikisht dhe aktualisht popullsia e Kosovės ėshtė mė shumė se 90% shqiptare e cila nuk ka asnjė element tė pėrbashkėt me sllavėt.
Pėrfaqėsuesit e Kosovės me asnjė kusht nuk guxojnė tė pranojnė asnjė lloj zgjidhjeje mė pak se pavarėsia e plotė e Kosovės nė tėrė hapsiren dhe kufijtė e saj ekzistues. Kėsaj rradhe nė asnjė mėnyrė nuk guxon tė ndodhi qė :”patjetėr ėshtė dashur tė gėlltisim hapin e idhtė” siē pat thėnė Alija Izetbegoviqi pas kėthimit nga Dejtoni.
Adem Berisha
Adem Berisha
Shkrimtar & poet
Shkrimtar & poet

KOSOVA PARA STATUSIT, SERBIA PA STATUS Rat1010 Online
KOSOVA PARA STATUSIT, SERBIA PA STATUS Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 57
Age : 75
Vendodhja : Rahovec -Kosovė
Koha e lire : shkrime tė kohėpaskohėshme
Puna : punė administrative
Registration date : 05/09/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 2
<b>Kredite</b> Kredite : 6084

http://ademgjurgjeviku.faqet.com; http://ademgjurgjeviku.shqipo.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi