Piramidat dhe falsifikatoret

Shko poshtė

Piramidat dhe falsifikatoret Empty Piramidat dhe falsifikatoret

Mesazh nga NEO 2007-12-14, 00:16

Rihapet ne Shqiperi dosja e revoltave te Vlores te 1997, qe jane te nderlidhura me ate cka coi ne kryengritjen popullore, nen kontrollin e Vezhguesve Nderkombetare. Ne ato vite Italia ka qene si pronare ne Shqiperi permes njerezve te lobeve me te forta, e pavaresisht nga influenca e madhe politike e Italise, inteligjenca dhe autoritetet e vendosura atje nuk sinjalizuan per perkeqesimin e situates. Autoritetet italiane ishin te pergjegjshme per fallimentimin e te gjitha ndermarrjeve te vogla e te mesme italiane me seli ne Shqiperi, duke qene se dhe nuk informuan ne kohe qe situata po perkeqesohej. Ne ato vite prej revolucionesh te rreme ndodhi dicka qe mbeti e varrosur ne memorien e italianeve e kerkohet ne cdo menyre te mbahet e fshehte.
Sot ne Shqiperi eshte ne levizje nje debat i ashper mbi hapjen e dosjeve te 1997, te lidhur me ate cka solli ne kryengritjen popullore, nen kontrollin e Vezhguesat Nderkombetare, po te njejtat personazhe qe kane ushqyer ate mashtrim te madh ne dem te popullit shqiptar. Atehere televizionet dhe mediat nderkombetare kane paraqitur vetem pasojat finale, ato me te dukshmet, por askush nuk i permendur ato politikane te cilet ishin te nderlikur direkt me zgjidhjen e ceshtjes shqiptare, me marredhenie mjaft intensive dhe ne baze te bashkepunimit italian. Mes personazheve te shquara te perfshira ishte edhe nje bankier i rendesishem Italian. ceshtja nderlikohet kur drejtori i Bankes Italo-Shqiptare Roberto Pancani, vetevritet ne nje park ne Lazio, e njekohesisht gjendet Koloneli Mario Ferraro i varur ne nje mbatese peshqiresh ne zonen e Eur, i kthyer prej pak kohesh ne Itali nga Shqiperia. cuditerisht me te mberritur policia ne vendngjarje gjeti kolege te saj tashme atje, qe me pas u zhduken pa lene gjurme me telefonin e tyre celular. Rreth kesaj ngjarje ka pervijime mjaft te vecanta, qe humbasin mes intrigash e ngjarjesh qe kane sfilitur Balkanin ne vitet '90. Atehere Shqiperia, nje vend qe dilte nga rregjimi komunist, ra papritmas ne kaos dhe Italia, dergoi keshtu nje kontingjent te pare me Operacionin e famshem Pellicano. Deri atehere, Italia ka qene pronare ne Shqiperi permes burrave te lobeve me te forta, e pavaresisht pranise se gjere, pervec influences politike te Italise, inteligjenca dhe autoritetet e me vendndodhje atje nuk sinjalizuan per rendimin e situates, duke e ditur, pra, se ne baze kishte nje mashtrim ne demin e popullit shqiptar dhe te vete italianeve me vendndodhje ne Shqiperi.
Ne vecanti Ambasadori Paolo Foresti, vazhdonte duke thene se cdo gje ishte nen kontrollon packa se ne portin e Durresit ishin te ndaluar te pakten 1000 italiane qe donin te linin vendin. Mund te themi se Ambasadori Paolo Foresti qe i pergjegjshem per falimentimin e te gjitha ndermarrjeve te vogla dhe te mesme italiane me vendndodhje ne Shqiperi, persa nuk infomoi ne kohe reale se situata po perkeqesohej. E ne fakt kriza u drejtua shume keq, pasi ne te vertete as qe nuk egzistonte nje rregjistrim i italianeve: kur situata ishte bere mjaft kritike dhe ishte buze luftes civile, u tha qe te leshohej vendi. Te gjitha perfaqesite diplomatike dhe gazetaret iken dhe nje nder te paktet qe qendroi ne Hotel Tirana qe Enzo Nucci, qe mbeti ne vendin e tij per te dokumentuar ate cka po ndodhte. Urdhri qe qe te gjithe duhet te evakuonin, duke lene vetem dhe te pambrojtura ndermarrjet italiane, te cilat u plackiten krejtesisht: aksionistet shqipetare te cilet zoteronin vetem 10%, arriten te perfitonin 90% te kuotave ne baze te faktit se gjate revoltes kishin paguar nje tangjente te larte per te ndaluar plackitjen e ndermarrjes. Ajo cka perkeqesoi ekonomine shqiptare, te shkaterruar nga bandat, qene te ashtuquajturat finanziaret si VEFA Holding, Silva, Cenaj, M.Leka, Kamberi, Populli e Sudja qe jepnin tituj me perqindje mjaft te larta duke thene se shfrytezonin burimet e tyre nga fondet e medha te investimeve amerikane, por ne realitet pastronin sasi te medha parash. Struktura a tyre ishte e katandisur ne zyra te vogla apo apartamente te hallakatura ne zona te ndryshme te qytetit: ne vazhdim te hetimeve te policise shqiptare, u gjeten dhoma te tera plot me para. Ne vecanti, nje nder shoqerite e nderlikuara qe VEFA Holding, qe e kishte seline ne Brindizi, administratoret e se ciles, Aldo Ghini, Stefano Roncarati, Vehbi Alimucaj, Flavia Petrelli, administratorja e vetme e shoqerise, dhe Pietro Pierri, kane heshtur mbi situaten e krizes shqiptare. Vecanerisht, Pietro Pierri, ka mbuluar poziten e Presidentit te ARCI SERVIZI SRL deri me 4 mars te 1996, ose me mire shoqeria qe drejton bizneset e Rretheve ARCI, shoqatat "zbavitese e kulturore" te lidhura perhere me PCI-PDS. Vete Fondi Monetar ka pergjegjesi te medha mbi kete ceshtje, duke perseritur, 6 muaj para falimentimit, se llogarite e financiareve shqiptare kuadronin plotesisht. Dhjete vite me pas nje gazetar kerkoi shpjegime mbi ate cfare u pohua nga FMN, por per pyetjet e tija mori si pergjigje nga nje kolleg i tiji i vjeter se ai pergjigjej per vete dhe jo per te tjeret. Dhe keshtu u vu ne levizje nje veper tejmase e madhe per pastrime nderkombetare parash, dhe nese Perendimi kishte qellime serioze per te ndihmuar Shqiperine nuk duhej te lejonte te ndodhnin keto gjera, e dinte se ajo cfare po ngjante do e conte ne gryke te luftes civile dhe ne nje krize financiare Shtetin.
Nje nder paradoksat me te medhenj te atyre viteve qe vizita e Romano Prodit ne Vlore me 1997. Nje foto qe e paraqet prane nje krimineli qe ne Shqiperi vuan denimin prej 101 vite burgim: para ketij imazhi pyesim veten si ka qene e mundur qe sigurimi italian ka lejuar nje person si Zani caushi t'i afrohet Kryeministrit te atehershem Romano Prodi. Nese truprojet dhe vete ushtria italiane qe ishte derguar ne Shqiperi per te shoqeruar Kryeministrin, kane lejuar qe nje kriminel t'i afrohej me nje pushke ne dore me nje distance prej nje metri, atehere ke mundesi qe ishin te sigurte se nuk perbente nje rrezik, dhe mbase ishte i pranishem atje nen kostumin e nje aktori. Per me teper te mos harrojme se Zani caushi eshte prova me bindese per bashkefajesine mes Shtetit shqiptare dhe mafies, duke qene banditi qe kryesoi revolten e Vlores.
Sigurisht eshte nje fotografi qe duhet te provokoje thjeshte demagogji, duke qene e qarte se ajo pushke eshte e zbazur dhe se Zani caushi ndodhet aty per te bere shume spektakel.
Nje tjeter xhest me mjaft popullaritet por me pak i dukshem per Italine qe e cuditshmja, pervec se i shkurta martese mes biznesmenit kosovar Bexhet Pacolli dhe Anna Oxa, qe, per cudine e te gjitheve, tregoi per origjinat e saja shqiptare dhe filloi te akuzonte personalisht Slobodan Milosevic, duke ushqyer propaganden politike fale imazhit te saj si kengetare. Xhesti i Anna Oxa ne Theksimin e origjinave te saja qe padyshim nje xhest mjaft terheqes dhe skenik, duke konsideruar se shume personazhe si Raffaella Carrą, Oscar Luigi Scalfaro, Enrico Cuccia kane rrenje shqiptare por kjo fshehet ne Itali. Ne ato vite prej revolucionesh te rreme ngjau dicka qe mbeti i varrosur ne memorien e italianeve e qe kerkohet medoemos te mbahet e fshehte, dhe mbase kjo eshte aryeja per te cilen shume personalitete te perfshira ne ngjarjet e Ballkanit, jane munduar te shkepusin cdo raport dhe te mohonje cfaredolloj lidhje me kete toke. Ajo e Ballkanit eshte nje nga misteret e shumta italiane qe mbase kurre s'do kete nje pergjigje, sebashku me ate qe ndodhi gjate viteve te tagentopoli-t italian. Tangentopoli i vertete nuk ishte ne Milano, sic kishte zbuluar "i miri Tonino Di Pietro", por ishte ne Rome, ku masoneria vepronte per rrezimin e qeverise italiane duke perdorur si krah te armatosur Banden Magliana. Kjo shpjegon perse bashkepunetoret e sherbimeve sekrete nuk preken as perciptazi nga hetimi i fondeve te zeza qe shkundi si termet Sisde-n, as nga hetimet mbi incidentet e cuditshme qe po ndodhnin, si ajo e Gjykatesit Paolo Adinolfi.


Piramidat dhe falsifikatoret 1904_p10



Piramidat dhe falsifikatoret Ana20b10
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Piramidat dhe falsifikatoret Rat1010 Online
Piramidat dhe falsifikatoret Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9602

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Piramidat dhe falsifikatoret Empty Re: Piramidat dhe falsifikatoret

Mesazh nga Musafir 2008-01-14, 15:43

Pashe nje montazh(film) ne forum rreth temes se '97...ngela me te vertet e habitur...atehere kam qene e vogel dhe shume gjera nuk i mbaja mend por kur i pashe perseri me erdhi me te vertet turp per shtetin e politikanet qe kemi!!

p.s titulli eshte marsi i mallkuar dhe mund ta gjeni ne kete sit!!
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi