Peshkop Noli dhe Mbreti Zog

Shko poshtė

Peshkop Noli dhe Mbreti Zog Empty Peshkop Noli dhe Mbreti Zog

Mesazh nga Musafir 2008-01-15, 22:50

Nė fillim tė viteve tė 20-ta shoqėria shqiptare ishte e ndarė midis dy grupimeve politike thellėsisht opoziatare. E para, pėrbehej prej klasės sė bejlereve dhe agallarėve, pronarė tė mėdhenj tokash, qė mbas Shpalljes sė Pavarėsisė, u ishin veshur veprimtarisė politike dhe qė nė njėfarė mėnyre pėrfaqėsonin forcat e vjetra tradicionale shqiptare. Nė ballė tė tyre shquhej sidomos Ahmet Zogu, njė feudal i vogėl fisnor nga rrethi i Matit. Grupi i dytė pėrbėhej prej intelektualėve, tregėtarėve progresistė dhe politikanėve me prirje demokratike, tė cilėt synonin modernizimin e Shqipėrisė sipas standarteve tė Evropės Perėndimore dhe Amerikane. Ky grupim udhėhiqej prej Fan Stilian Nolit, njė peshkop ortodoks i edukuar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Kėto forca politike, krejtėsisht tė kundėrta nė program dhe pėrbėrje, pėrfaqėsonin nė shkallė tė vogėl natyrėn thellėsisht kontradiktuese tė politikės shqiptare nė fund tė Luftės sė Parė Botėrore.

Nė periudhėn midis vitit 1920 dhe 1924 forcat liberale u fuqizuan sė tepėrmi dhe nė vitin 1924 njė kryengritje popullore e detyroi Ahmet Zogun tė largohej nga Shqipėria pėr nė Jugosllavi. Nė pozitėn e kryeministrit tė qeverisė sė re shqipatare, Noli i'u pėrvesh njė programi social qė synonte njė reformė tė plotė agrare dhe modernizimin e infastrukturės administrative tė vendit sipas shembullit tė demokracive perėndimore. Sidoqoftė, ky program hasi nė kundėrshtimin e klasės sė bejlereve tė mėdhenj, tė cilėt nuk donin tė humbisnin pozitėn e tyre tė lartė nė drejtimin e shtetit. Qeveria e Nolit, gjithashtu, nuk arriti dot tė sensibilizonte opinionin ndėrkombtar nė ndihmė tė Shqipėrise. Qeveria e vetme qė e njohu Shqipėrinė nė arenėn ndėrkombėtare ishte vetėm regjimi i ri Sovjetik i Leninit. Pėr pasojė, qeveria e Nolit ėshtė konsideruar tepėr idealiste dhe nė menyrė pėrfundimtare, njė eksperimentim i pafat nė politikėn shqiptare. Nė krye tė gjashtė muajve Noli ra nga fuqia dhe Zogu u rivendos si kryeministėr i Shqipėrisė me ndihmėn tepėr zemėrgjėrė tė Ushtrisė Jugosllave.

Zogu rifilloi sundimin e tij katėrmbėdhjetėvjeēar nė Shqipėri nė fillim si president i Shqipėrisė (1925-1928) dhe mė vonė si Zogu I Mbret i Shqiptarėve. Revolucioni demokratik i Nolit i la njė pėrshypje tė thellė Zogut dhe ai e kuptoi qė nėse Shqipėria kishte pėr tė bėrė pėrpara atėherė ai duhej tė ndėrmerrte disa reforma domethėnėse. Si rezultat, Zogu ishte i sukseshėm nė vendosjen e rregullit dhe rendit publik dhe hapi shumė shkolla fillore dhe disa tė mesme (nė analizė tė fundit tė pamjaftueshme, meqėnėse Shqipėria ishte kryesisht analfabete deri nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore). Kėto reforma kishin pamjen e njė skllavėrimi kombėtar pasi nė sigurimin e mjeteve financiare Zogu e lidhi veten kokė e kėmbė mbas Italisė. Financimet dhe traktatet e shumta, qė ai ndėrmori me qeverinė fashiste tė Mussolinit e bėnė Shqipėrinė virtualisht njė koloni Italiane shumė kohė mė parė se ardhja e Ushtrisė Italiane nė Shqiperi. Nė vitin 1939 Italia pushtoi Shqipėrinė dhe e detyroi Zogun tė largohet nė fillim nė Greqi dhe mė vonė nė Egjipt.

Baza mbėshtetėse e Zogut ishin bejlerėt e Shqipėrisė jugore dhe bajraktarėt e veriut. Duke shfrytėzuar kėto lidhje dhe duke u mbėshtetur nė ndihmat financiare tė Italisė dhe nė njė xhandarmari tė stėrvitur dhe udhėhequr nga oficerė tė huaj, Zogu solli njėfarė stabiliteti nė Shqipėri. Ai vendosi autoritetin shtetėror nė zonat e thella malore, uli kriminalitetin, hodhi themelet e sistemit tė ri arsimor dhe ndėrmori disa hapa nė modernizimin e jetės sociale tė vendit. Sidoqoftė sukseset ishin shumė mė tė vogla nė numėr nėqoftėse krahasohen me dėshtimet e tij. Ligjėrisht, Zogu ishte njė monark qė i bindesh kushtetutes sė vendit, kurse de facto ai ishte thjesht njė diktator mondan. Zogu dėshtoi nė zgjidhjen e promblemit mė themelor shqiptar, atė tė reformės agrare. Pėr eliminimin e urisė Zogu importonte drithra nė shuma tė kosiderueshme, por, sidoqoftė, fshatarėsia pėrsėri ngeli nė njė gjendje tė mjerueshme qė detyroi masat e thjeshta popullore tė emigronin jashtė shtetit. Pėr mė tepėr Zogu u mohoi shtetasve tė tij tė drejtat qytetare dhe civile tė cilat krijuan kushte tė favorshme pėr kryengritje tė shpeshta ndaj regjimit tė tij. Ai neglizhoi klasat intelektuale dhe punėtore, pėrhapi korrupsinon shtetor dhe persekutoi opozitėn politike. Kėto masa mundėsuan krijimin e grupeve dhe celulave tė para komuniste tė Shqipėrisė.
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi