Kanuni i Lekë Dukagjinit

Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit Empty Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga Musafir 2008-01-15, 23:01

Kanuni i Lekë Dukagjinit ose kanuni i malësisë është përmbledhja e ligjeve, rregullave, zakoneve shqiptare të Shqipërisë së Veriut në një libër, në rrjedhën e disa qinvjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë Dukagjinit të cilit i mëvishet autorësia e tij. Disa nga ligjet dhe normat janë trashëguar nga ilirët, pararendësit e shqiptarëve të sotëm, ndërsa të tjerë ka mundësi të datojnë prapa në lashtësinë e largët - në një kohë para dyndjeve të gjëra të Indo-Evropianëve.
Thelbi i Kanunit të Lekë Dukagjinit janë fjalët e urta të dala nga goja e tij, që u ruajtën (dhe u pasuruan) brez pas brezi për gati gjashtë shekuj. Ata janë përçuar gojarisht nga brezi në brez. Ligjet e "Kanunit" kane shërbyer për më shume se pesë qindvjeçarë si mënyra e themeltë e sjelljes shoqërore dhe vetqeverisjes për klanet e Shqipërisë së Veriut, edhe atëherë kur rajoni sundohej nga Perandoria Osmane. Rëndësia e Kanunit në historinë e popullit shqiptar mund të mbivleresohet pak, por rregullat dhe normat e tij vazhdojne ende të ushtrojnë një ndikim të ndjeshëm ndër shqipëtarët që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë, si edhe në vendet tjera në të cilat kanë shtegetuar shqiptarët.
Libri i Kanunit të Lekë Dukagjinit u mblodh dhe u pajis nga At Shtjefën Gjeçovi gjate viteve 1910-1925. Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, pastaj serbisht, frëngjisht, rusisht, anglisht dhe në ndonjë gjuhë tjetër.
Përveç Kanunit të Lekë Dukagjinit njihen edhe Kanuni i Labërisë dhe Kanuni i Skënderbeut.
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga NEO 2008-03-01, 14:04

LIBER I PARË.
KISHA.
Artikull i parë.
PJESA QYTETNORE.
KRYE I PARË.

NYE I PARË.
Hija e Kishës.

§.1. Kuptimi i Hijes së Kishës.

Per hije kishet xêhet rrethi mje kû mrrîn kufîni i tokës, në të cillen âsht ndertue:
a) Kisha, b) bâna (qela) e famullitarit.


§.2. Tagri i Kishës.
"Kisha bân tym në famullí."


  1. – Kisha ká tager pasunijet si per gjâ, si per tokë e shpija mbrendë e jashta famullijet.
  2. – Kisha ká pjesë në mal, në vrrî, nd’ujë e në mullî të kujrís së famullís.
  3. – Kishës i duhet bâ pjesë në gionë të famullís.
  4. – Kisha ká tager me blé e me shitë, si edhè me mârrë e me mbajtë të falunat, qi i vînë prej bujarís së bâmirve e me vendue si t’a shofë vetë me udhë.


§.3. Paperlimsíja e Kishës.
"Kisha nuk giobitet."
"Kisha s’ká pèng me kend."


  1. – Kisha gjindet e vendosne nen sundim të të Parit të Fés e jo nen ligjë të Kanunit: prandej Kanuni s’mund t’i vêjë kurrnji barrë kishës, veç se ká detyrë me i dalë zot, kúr kjo hupë ndihmen e tij.
  2. – Me bìjtë ndonji kundershtim ndermjet kishës e famullís, famullija s’mund t’i lypë pêng kishës; veç do të bâjë váj te i Pari i Fés – te Ipeshkvi – e gjygjit të këtij, si kisha si famullija, do t’i rrîjn pá fjalë.
  3. – Per çdo mungesë, qi kisha mundet me bâ në sy të famullís, kishës s’mund t’i mirret gioba, vetun i vêhet me lá damet, qi t’jenë bâ per shkak të saj.
  4. – Kisha s’ep pagesa, as del n’ushtrí, as u qet buken djelmve të Bajrakut, as shkon angarí nder pûnë të famullís. Veç se kúr famullija dán me bâ ndo’i pûnë per me mbajtë a per me shtue pasunín e kujrís së vendit, në të cillen kisha të két pjesë, kjo, atëherë, âsht në detyrë me lá pare, me qitë buken e me çue pûntorin në pûnë, mbas mndyret qi famullija t’i a u ketë dá të gjithve per tym.


§.4. Ndera e Kishës.
"Kisha shpatë e konop s’ká."
"Kush dhûnon Kishen, dhûnon Famullín."
"Nderen e Kishës e lypë Famullija."
"Kishës, mullìnit, farkës e tregtores nuk i pritet kush mik."


  1. – Kush dhûnon kishen, ká detyrë gioben a) kishës, b) famullís, c) Flamurit (Bajrakut). – Dhûnon kishen njaj, qi fjaliset, shán a i kercnohet kuej, qi rreh a vret kend në Hije të kishës.
  2. – Gioben e fajtorit i a mêrr famullija e jo kisha; pse kisha shpatë e konop s’ká.
  3. – Kush vritet a rrihet a në çë farë-do mndyre koritet prej kuej, tuj hî a tuj dalë prej Hijes së kishës, marre kishës nuk i lên; pse kishës s’i pritet kush mik.
  4. – Por, me pasë me krisë pushka jashta Hijes së kishës a me i rá kush ndore kishës, atëherë aj njifet miku i kishës, famullija âsht në detyrë me e çue nderen e saj në vend (Vinctum, si aedes ejus (Dialis Flaminis) introierit, solvit necessum est. – Gellius, b. 10. C. 15. –)

NYE I DYTË.
Vorret.

§.5. – 1. – Në vorre të njij vllaznije a të njij fisi s’hîn i dekuni a i vrami i vllaznís a i fisit tjeter. – Po e bâni kush ket pûnë pá lêje të vllaznís a të fisit, të cillit jânë vorret, Kanuni i vên detyrë me xjerrë të deknin prej vorrit të huej.

  1. – Me ardhë me ngulë në katund nji shpí, qi s’ká vllazní as fis, mbas të pelqyemit të katundit, i caktohet vendi i vorreve nder vorre të famullís, tuj i a vû detyrë me lá si ’i vjetë nji vjetë, nji çmim kishës per me blé qira a ndo’i send tjeter per ltér.
  2. – Kush fjaliset, a hán e i kercnohet kuej, e kush vret a rreh kend nder vorre, bjen në giobë si per Hije të kishës.

NYE I TRETË.
Pronet e Pasunít e Kishës.
§.6. Pronet e pasunija e kishës jânë të paprekshme.


  1. – Pronet e pasunija e kishës jânë të paprekshme e s’mundet kush me vû dorë më’to.
  2. – Pronet e pasunija e kishës jânë nen rojë të Meshtarit të kishës e të famullís.
  3. – Atê, qi guxon me u shty kah pronet e pasunija e kishës, e bjen në mend famullija, tuj e bâ, mbas Kanunit, me hjekë dorë prej sosh.
  4. – Kúr ndokush t’i bâjë dâm kishës kah pronet e pasunija, famullija çmon dâmin, qi do t’a lajë dâmçori.
  5. – Kush vjedhë gjânë e kishës, posë se do t’a kthejë at gjâ mbas Kanunit të vêndit, kû gjindet kisha, ká edhè detyrë me i lá gioben kishës per nderë të mârrme, e gioben famullís per ndore të çartne, pse kisha âsht ndorja e famullís.
  6. – Kúr cubi e njef gabimin e vet e, pá u mârrë vesht dhûna, qi i ká bâ kishës, i bjen në dorë Meshtarit të Famullís, tuj i a kthye gjânë e vjedhme, s’ká detyrë kurrfarë giobet: Meshtari ká tager me e falë.
  7. – Me pasë me i rá cubi në dorë Meshtarit mbasi ky t’a két leçitë vjedhsin në famullí, famullija ká tager me i a mârrë gioben si per vedi si per kishë, edhè pse famullitari t’i két falë gabimin, me gjith gjâ të vjedhne.

§.7. Rregullimi i pasunís së Kishës.


  1. – Pronet e pasunín e kishës e rregullon Famullitari, e famullija nuk ká tager me i lypë arsye Famullitarit per perdorim të frytit të xjerrun prej pasunís së kishës.
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Kanuni i Lekë Dukagjinit Rat1010 Online
Kanuni i Lekë Dukagjinit Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9606

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga NEO 2008-03-01, 14:05

NYE I KATERT.
Meshtari i Famullís, ase Famullitari.
§.8. T’êmnuemt e Famullitarit.


  1. – Famullitarin e vên Ipeshkvi në Famullí, edhè Ipeshkvi vetun ká tager me e hjekë prej Famullije.

§.9. Tagri e detyrët e Famullitarit.


  1. – Famullitari ká tager me mësue e me qortue Famullín e me i krye zyret e Fés gjithsi t’a lypë pûna e shpirtit, e kurrkush i famullís s’ká pushtet me i u perzie nder detyrë të Meshtarís.
  2. Famullitari, per sherbim, qi i bân Famullís, ká tager me mârrë të dhettat e kishës, mbas Kanunit të vendit kû gjindet kisha.
  3. – Famullija nuk ká detyrë me i a çue famullitarit të dhettat te dera; por Famullitari o t’i xjerrë e do t’i bajë me pûntorë të vet.
  4. – Famullitari ká tager me mârrë frytin e pasunís së kishës si të tokve, ashtu edhè gjâve të gjalla, e kurrkush per tê s’mund t’i lypë arsye perposë të Parit të vet.
  5. – Famullitari ká detyrë me i bâ Famullís gjith at sherbim shpirtit e Fejet, qi atij i a vên barrë Kanuni i kishës; e mâ teper edhè do sherbime tjera të posaçme nder do ditë të shênjueme, si me thânë: me bekue shpijat, me thânë Meshë ndo’i herë në motmot nder vorre të largta prej kishës së Famullís etj.


§.10. Vehtja e Famullitarit âsht e paprekshme.
"Prifti âsht ndorja e Famullís."
"Prifti s’bjen më gjak."
"Prifti s’çohet në bé."


  1. – Kush vên gojë në Famullitár, a e shán e i germushet, e vên dorë më tê e e rreh, ase e vret aj do t’i perligjet Famullís në mëndyrë të Kanunit të vendit. Famullija âsht në detyrë me e lypë nderen e Famullitarit të vet.
  2. – Me vrá kush Famullitarin, gjaksin e ndjekë Famullija, Bajraku e shpija e të vramit.
  3. – Me u vrá dorërasi prej Famullije a prej Bajrakut, shpija e Meshtarit nuk mund të vrasë tjeterkend prej shpís së gjaksit; pse ndryshej e çon gjak te shpija.
  4. – Me vrá kend Meshtari, as kisha as Meshtari s’giobiten, edhè Meshtari nuk bjen në gjak: gjakun e bán shpija e Meshtarit.
  5. Rrallë e gadi kurr s’çohet Meshtari në bé1 e vetun per pûnë të madhe fort.
  6. – Me ndollë qi Meshtari çohet në bé, a per me dlirë vedin a per Poronik, ky vetem do të njehet e do të zêhet per njizet-e-kater vetë.
  7. – Kúr Meshtari bân bé, tuj kênë se xêhet per nieri i drejtë e i kushtuem së Drejtës së pasosme, nuk lypet qi aj të perkasë Unjillin me dorë; por mjafton qi të shqyptojë fjalët e bés para Unjillit.
  8. – Me rá Famullitari nen giobë s’e kapë Kanuni: âsht pûna e të Parit të vet.
  9. – Po kje teper i randë faji i Meshtarit ndaj Famullín, Meshtari do t’i shtrohet gjygjit të Kanunit. I Pari dergon nji Meshtár tjeter me shtrue pengun në Kanû n’êmen të Famullitarit.
  10. Meshtari i Famullís mundet me i u mâtë edhè me i rá ndokuej e me gjith këta s’i lshon marre as të rrahunit as vetë nuk bjen në faj para Kanûnit.2

NYE I PÊSËT.
Rrogtari i Kishës.

§.11. – 1. – Rrogtari i kishës âsht lirë me pûnue në shtek të vet.

  1. – Rrogtari i kishës kûdo të shkojë e per çë do fjalë qi do t’i trokllojë kuej te dera mbas urdhnit të zotnís së vet, aj shkon e tregon n’êmen të Famullitarit.
  2. – Me e tundue kush rrogtarin e kishës me fjalë a me pûnë, zêhet se tundon Famullitarin, e bjen në giobë të kishës mbas Kanunit.
  3. – Gioba, qi mirret per pûnë të rrogtarit të kishës, nuk i perket rrogtarit por kishës e katundit.
  4. – Me vrá kush rrogtarin e kishës, dorërasi per në kjofët i Famullís së vendit, ndiqet vetem prej shpís së të vramit; por, në kjoftë se âsht i katundit të huej, atëherë e ndjekë edhè Famullija, në të cillen rrogtari kje vrá.

NYE I GJASHTËT.
Pûntorija e Kishës.

§.12. –1. – Me ngá kush pûntorët e kishës, bjen në giobë të Famullís.

  1. – Sado pûntorë me pasë per të kênë në pûnë të kishës gergasi lán vetem nji giobë, por mâ të randë.
  2. – Gioba, qi mêrret per ngase të pûntorís së kishës, dahet ndermjet kishës e pûntorve.


Artikull i dytë
PJESA NDESHKIMTARE.
NYE I SHTATËT.
Amtyra e ndeshkimeve.
§.13. Kuptimi i Ndeshkimit.

Per ndeshkim kuptohet nji e keqe, qi prej pushtedit të ligjshem i pertrîhet kuej per faj të bâm.

§.14. Të caktuemt e Ndeshkimeve.

Vetem Bajraktari me krenë, e ndo’i herë edhè me të Parë të kishës, ká tager me i a caktue ndeshkimin fajit të bâm kundra kishës.

§.15. Të dhânunt e ndeshkimit.

Fajtorit, qi ká fye kishen, ndeshkimi i epet prej krenve e prej vogjlijet.

§.16. Cilltija e Ndeshkimeve kundra fajtorve të kishës.

Ndeshkimet, qi nepen per faje kundra kishës, jânë njikëto:

  1. të gjykuemt per dekë;
  2. të xjerrunt prej Bajrakut me rob e robí;
  3. të djegunt e shpís;
  4. të lânunt e tokës djerr a të prémt e pêmve;
  5. gioba me gjâ të gjalla;
  6. gioba me pare.

V.O. Mbas Kanunit gioba me pare mundet me u lá me do gjâ, tuj dhânë oken e drithit 1 grosh, oken e rakís 5 grosh, e kán e hullís 400 grosh.
NYE I TETËT.
Caktimi i Ndeshkimit mbas cillsís së fajit.3

§.17. – 1. – Kush then kishen, âsht i djegun e i pjekun e i qitun me rob e robí jashta Bajrakut. Fajtori – dorërasi – bâhet batare prej Bajrakut, e shkon gjakhupës. Vllaznija a fisi mâ i aferm i bâkeqit e blén token e tij, e çmimi i saj i shkon kishës së thyeme.

  1. – Kush vjedhë gjân e huej, e shkon e e mshehë në kishë, pá dije të Famullitarit, i ká detyrë kishës 1000 grosh giobë per nderë të mârrme, e 100 desh e 1 ká giobë Bajrakut, posë gjâsë, qi do t’i a kthejë të zot’t në mëndyrë të Kanunit.
  2. Kush të vjedhë gjânë e gjallë të kishës, më rreth kû pershîn Kanûni, ká me lá dý per nji, si gjithkuej.4
  3. – Kush të vjedhë në qelë a bâne të Famullitarit, do të lajë dý per nji gjân e vjedhne, 100 grosh kishës per nderë të mârrme, e 100 desh e 1 ká giobë Bajrakut.
  4. Aj, qi shán a vên gojë më Meshtár të Famullís perpara popullit, ká 100 grosh giobë kishës, e 100 desh e 1 ká giobë Bajrakut.5
  5. – Aj, qi i kercnohet a i germûshet Famullitarit, do të láj 10 desh giobë.
  6. – Kush t’i shpifet Meshtarit në pûnë të randë kah ndera, ká shpín e djegun e 100 desh e 1 ká giobë Bajrakut.
  7. – Me vû kush dorë më Meshtár, me e rrahë, me e shty a se me e pshty, i a lânë tokën bár (djerr) per disá vjetë.
  8. – Aj, qi vret Meshtarin, bâhet batare prej Bajrakut e gjaku i hupë. Mâ teter i digjet shpija, toka i lîhet bár, pêmët, vneshta e kopshtîjet i priten e i rrênohen. Toka e pronet e dromet e tija jesin per kishë; por vllaznija munden me i shperblye me pare.
  9. – Me i folë ndokush keq, a me ngá rrogtarin e kishës, aj do t’apë 10 desh giobë Bajrakut, a se edhè mâ, mbas randsís së fajit.
  10. – Aj qi vret Rrogtarin e kishës, po kje dorërasi i katundit, i digjet shpija e i mirren 100 desh e 1 ká per giobë.
  11. – Me ngá kush me fjalë a me pûnë puntorët e kishës, fajtori do të lajë gioben e 10 deshve.
  12. – Aj, qi s’i vêhet ndeshkimit të kishës e të Kanûnit, Bajraku do të mblidhet tok te shpija e tij e do t’i mârrë gjithshka të két në vathë.
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Kanuni i Lekë Dukagjinit Rat1010 Online
Kanuni i Lekë Dukagjinit Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9606

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga NEO 2008-03-01, 14:05

LIBER I DYTË.
FAMILJA.
KRYE I DYTË.
NDERTIMI I FAMILJES.
NYE I NANDËT.
Familja e kuptueme në vedvedi.
§. 18. Percaktimi i familjes.

Familja âsht nji të mbledhun gjymtyrësh, të cillët gjallisin nen nji kulm, qellimi i të cillvet âsht të shtuemt e gjindes nper mjet të martesës, të mkambunt e tyne kah zhdrivillimi i shtatit e kah zhvillimi i mendes e i shises.
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Kanuni i Lekë Dukagjinit Rat1010 Online
Kanuni i Lekë Dukagjinit Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9606

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga NEO 2008-03-01, 14:07

LIBER I TRETË.
MARTESA.
NYE I NJIMBDHETËT.
Percaktimi e mëndyrët e Martesës.
§. 28. Percaktimi i Martesës në Kanû.

M’u martue më kanûn do’ me thânë m’u bâ shpí, me i a shtue shpís nji rob mâ teper, sá per krah të pûnve, sá per të shtuem të fmive.
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Kanuni i Lekë Dukagjinit Rat1010 Online
Kanuni i Lekë Dukagjinit Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9606

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga NEO 2008-03-01, 14:08

LIBER I KATERT.
SHPI, GJÂ E PRONE.
KRYE I DHETËT.
SHPIJA E RRETHI I SAJ.
NYE I KATERDHETEKATERT.
"Shpija e thyeme ká 500 grosh giobë e dý per nji të zot’t".
§ 132. Në themel xêhet shpija, po kje kullë, mëdheskë a ksollë, mjaft qi të két carânin e votres e të qesë tym.
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Kanuni i Lekë Dukagjinit Rat1010 Online
Kanuni i Lekë Dukagjinit Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9606

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga NEO 2008-03-01, 14:09

LIBER I PÊSËT.
PÛNA.
NYE I GJASHTËDHETEGJASHTËT.
"Pûna luen shtegun."

§ 289. Pûna e largon udhen e madhe, porsè s’mund e qesë nd’ ujë, kû mbytet bagtija, në shkallë (shkamb), kû then qafen bagtija. (Shif Nye LXIII, «Udha e madhe» § 271.)
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Kanuni i Lekë Dukagjinit Rat1010 Online
Kanuni i Lekë Dukagjinit Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9606

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga NEO 2008-03-01, 14:10

LIBER I GJASHTËT.
TË DHÂNUNAT.
NYE I TETËDHETEDYTË.
Uhaja.

§ 499. Kanûja e malevet nuk njef uhá me shtojca fitimesh (Fajde).
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Kanuni i Lekë Dukagjinit Rat1010 Online
Kanuni i Lekë Dukagjinit Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9606

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga NEO 2008-03-01, 14:11

LIBER I SHTATËT.
FJALA E GOJËS.
NYJE I TETËDHETEGJASHTËT.


Fjala.
"Fjala mort s’bân". – "Shtriga në gjak nuk bjen". – "Goja s’qet kend në gjak".


§ 520. Giûha âsht tulit e gjithshka bluen.
§ 521. Fjala e gojës s’ême hîn në vesh të tjetrit, e i treti e perdoron për rrênim të kuej, un rrî e tallem.
§ 522. Fjala e ême në shkaktofët vrasë të përgjegjme un rrî e zgerdhîhem; nuk mund të më kapë kush për pûnë të liga, qi shkaktoi goja e ême.
§ 523. Aj, qi shkon tuj mjellë e tuj hapë fjalë të kqija e gergasa herë per njanin herë per tjetrin, me gojë të kanunit thirret »Argat i keq«. As e thrret kush në pûnë, as i nep kush rrogë.
§ 524. A fola a s’fola, goja nuk vulosë gjâ. - Fjalët e sterkqive kanûja s’i mêrr para sysh.
Oroe: Shênjimin e fuqín e fjalës së folun në hov të vrasës e shka don me thânë »Fjala peng«, me kohë do të zhvillohen.

NYE I TETËDHETESHTATËT
Mohi.

§ 525. Mohues thirret aj, i cilli nuk i vêhet zhgarkimit as shpifjes, kje per ndo’i dâm, per vjedhní aper ndo’i vrasë, etj.
§ 526. Të germushunat e kercnimet prej njij hamendje kanûja s’i bán. - Mohuesit nuk mund t’i hypet në qafë qi të lajë, pasë e pá pasë, per çdo zhgarkim e shpifje.
§ 527. Mohuesi vetem atbotë bjen në faj, kúr ky mos të duej me ardhë n’arsye.
§ 528. Zhgarkuesi e shpifsi e bjen n’arsye mohuesin me pleq e me peng.
NYE I TETËDHETETETËT.


Beja.
"Pertè bén nuk shtýhet mllefi"1
"Bé, e s’ka përtej".
"Beja lán gjaqe".
"Gjânë e djerrun e gjaqet e hupuna i vèn per udhë beja".
"A bén, a gjân".2

§ 529. Beja âsht nji sjellje besimtare, per mjet së cillës nieri, tuj dashtë me dalë së keq prej njij zhgarkimi të dhûnshem, do të perkasë me dorë nji shêj besimi, tuj e grishë êmnin e Perendís në dishmí të së vertetës.
§ 530. Kjo dorë beje âsht e pelqyeme prej kanunit të Malevet të Shqypnís si per të dlirun prej zhgarkimesh, si edhè per të lidhun besë.
§ 531. Bén nëgojësh kanûja as s’e pelqen, as s’e tumirë; e per të dlirun prej zhgarkimesh lypet doemòs qi të bâhet beja mbë nji shêj besimi e të perkitet me dorë.
§ 532. Beja e Shqyptarit ká dý pûnë para sýsh: a) thrret Perendín në dishmí të së vertetës; b) i nenshtrohet randimit të ndeshkimevet të perjetshme e giobës së kohshme kah kanûja.
NYE I TETËDHETENANDËT.
Beja mbë "Gúr" e beja mbë Kryq e mb’Ungjíll.


§ 533. Beja e Malevet të Shqypnís âsht dý mndyrësh:

a) beja mbë »gúr«, me Kanû;3
b) beja mbë Kryq a mb’Ungjíll.
§ 534. Beja mbë »gúr« kah kanûja âsht nder mâ të randat e mâ të mndershmet bé, qi njef Shqyptari i Malevet.
§ 535. Kanû âsht qi, po desht me u dlirë prej njij zhgarkimi mohuesi, do të bâjë bé a mbë »gúr«, a mbë Kryq e Ungjíll.
§ 536. Betarë a Poronikë njehen disá »dorë bejet«, qi do të perkasin Ungjillin, e disá tjerë lêhen per me ndigiue bén në Kishë. (Dukagjini)
§ 537. Bét mbë »gúr« bâhen:

a) per me u dlirë prej njij zhgarkimi;
b) per me u lidhë me besë kundra hjeksive e trathtive të vendit;
c) per me ndêjë gati me u bâ báll kercnimeve e rreziqeve të perbashkta.
NYE I NANDËDHETËT.
Kush do t’a bâjë bén.
§ 538. «Bân e hup, thotë kanûja e jo bân e mêrr».

§ 539. Bén do t’a bâjë aj, i cilli i bjen moh zhgarkimit.§ 540. «Mohi ká bén,». – «Mohuesit i bjen beja».§ 541. Zhgarkuesit s’i epet beja e nuk i bjen beja, edhepsè ndoshta e ká pá me sý bâkeqin a tuj vjedhë a tuj vrá.§ 542. Arsyeja e kanunit âsht të mos t‘i epet beja atij, qi kjahet, pse, ke s’i a priton zhgarkimit, s’kishte me i a pritue as bés, veç t’i dalë me mârrë.§ 543. Të parit i lêhet të shofë bén e të dytit të bâjë bén.§ 544. Kanuni thotë: «Beja nuk mêrr» e «Mârrsit s’i bjen beja».§ 545. Porsè, tuj kênë se, mbas parimit të kanunit: «Cubi âsht me bé mbë krah», si per me i a shndoshë zêmren të zot’t të gjâs së hupun, si per me i a mbledhë pêjt të pandehunit, kanuja ká lânë qi t’i njifet beja me Poronikë.§ 546. S’i epet as s’i gjegjet beja atij, qi don me lá vedin pá Poronikë, sepsè «Uku e lpin misht e vet, por të huejin e han».§ 547. Parimi i kanunit âsht: «Vedin me e lá me bé e s’i gjegjesh kuej». –
NYE I NANDËDHETEPARË.
"Beja mêrr gjân e vet".
§ 548. Pak rasë jânë, nder të cillat kanûja e ká pá me udhë me lânë qi të «mârrë beja».

§ 549. Per gjâ në shêj të hupun prej atij, në dorë të cillit u gjet e qi mund të dishmojn edhè tjerët, se âsht e atij, qi e lypë.§ 550. Edhè n’i rafët moh aj, të cillit i u gjet në dorë gjâja me shêj, kanûja s’i a xên e beja s’i epet.§ 551. Po s’u gjegj me i dhânë gjânë të zot’t, i zoti do të bâjë bén se âsht gjâja e tij e gjâja do t’i epet.§ 552. Po kjau kush ndo’i detyrë a uhá mbë të dekunin, për të cillat s’din a don me i hupë prindja e të dekunit, tuj i rá moh, parimi i kanunit âsht: «Mohin për të dekun kanuja s’e xên».§ 553. Edhè në ket rasë «Beja mêrr», d.m.th. se zhgarkuesi do të bâjë bé.§ 554. Per çdo ankesë, qi të bâhet mbí të dekun, beja do të bâhet mbí vorr të tij.§ 555. Në ditë të dame si zhgarkuesi si prindja e të dekunit do të gjinden te vorri i të dekunit, mbí të cillin kjahet uhaja a detyra.§ 556. Zhgarkuesi do të mârrë gurë e dhé prej vorrit të të dekunit, do t’i vêjë mbë cup të krahit e do të siellet trí heresh rreth vorrit të të dekunit, tuj folë këto fjalë të caktueme per këso bésh:
«Un .... kaq e kaq uhá a detyrë kjáj mbí ket të dekun e, në kjosha tuj i u zhgarkue, e bajsha në ket e n’at jetë me gúr edhè gjithkah kah ká shkelë kamba e tij sá kje gjallë.»§ 557. Si të bâjë ket bé zhgarkuesi, uhán a detyren, qi kján mbë të dekunin, do t’a lajn prindja e tij.
NYE I NANDËDHETEDYTË.
Beja per derë.
§ 558. Kanûja e ká lânë shtegun të lír qi t’epet beja edhè per derë.

§ 559. Në bé per derë do të betohet i zoti i shpís n’êmen të vet e n’êmen të gjindes së shpís.§ 560. Me bé per derë i zoti i gjâs së hupun nuk ká tager me vû në bé edhè gjinden shpís, si t’i bâjë bén i zoti i shpís n’êmen të tyne.§ 561. Prej çdo beje granija e fmija jânë të jashtuem prej kanunit.§ 562. Aj, qi ep bé per derë, ká tager me lânë per bé me Porotë at shpí, mbë të cillen i kján zêmra mâ fort.§ 563. Po e veçoi nji shpí i zoti i gjâs së hupun, per me i dhânë bé me Porotë, do të veçojë edhè sá shpi tjera në katund, qi kan me i u dashtë per Poronikë, se në dý bé nuk mund të çojë kend.§ 564. Edhè në bé, qi epet per derë, do të bâhet beja per vedi, per gjinden e shpís e per «S e d i j e».
NYE I NANDËDHETETRETË.
Beja në krye të djelmvet.
§ 565. Beja, qi bâhet në krye të djelmvet, njehet nder bé të randa, edhè âsht e ligjshme kah kanûja.

§ 566. Po i u lyp kuej beja në krye të djelmvet, do t’a bâjë e do t’i ashndoshë zêmren zhgarkuesit.§ 567. Si t’a dajn diten e bés, zhgarkuesi do të shkojë te shpija e të pandehunit, e ky, sá djelm mashkuj të két nen kulm, i mbledhë tubë, u afron krenat, i pshtetë duert mbí krenat e tyne e bân bén: «Pasha kryet e djelmvet, nuk t’a kam bâ at rreng, per të cillin më jé beditë e as nuk e diej se kush t’a ká bâ!»§ 568. Pertè ksaj beje shgarkuesi nuk ká tager me rrekë të pandehunin me bé tjera.
NYE I NANDËDHETEKATERT.
Beja me "Sedije".4
§ 569. «Maja e bés âsht «sedija» (s’e dija).

§ 570. «Beja t’a njef edhè «sedijen».§ 571. «Beja s’ká skâj por s’bân perbishtnime».§ 572. Sedija âsht nji mjet, qi kanûja e ka vû per parim, per me i a rrudhë pêjt katundit, qi mos të bâhet kush hjekës i gjâs së shoqnís a të kuejdo.§ 573. Sedija lypet pá ndryshim në çdo bé.§ 574. Edhepsè s’vodh as vrau aj, qi bân bé, por ndoshta ká ndie a edhè din se vodh a vrau i vllaj a kushrîni a kush tjeter.§ 575. Kúr të bâhet beja, do të thohet: «as vetë, as kush i shpís s’ême e s’diej se kush të vodh a të vrau».§ 576. Prandej ká vû Poroten kanûja, qi, tuj shkue në bé gjith aj nieri, mos njani, tjetri e i treti mund të diej ndo’i send kû prej të ndiemit a prej të pamit të njij shêji, e se nuk do t’a shesin shpirtin, tuj e lá me bé të rrêjshme nji nieri.§ 578. Si të bâhet beja me «sedije», s’ká tager kush me i u beditë mâ per at vjedhni a gjak të hupun as të pandehunit e as Porotës. Do të shkojë njeti me bâ hetime per gjâ a gjak të hupun. «Bé mbí bé kanûja s’bân».§ 578. Po s’muejt kush me bâ bén me «sedije», s’do të shkojë në bé, tuj mendue se gjindet në peshim para Perendís e se beja e rrêjshme, posë qi ká rrfén kah shpirti, ajo ká ndeshkimin e faqen e zezë permbrapa, po u hetue.5§ 579. Do të flasë me ndonjanin prej Pleqsh, qi t’a ndalë Poroten, të mos shkojë në bé; do t’u kallxojë bâkeqin, qi t’a vêjë per udhë të zo’n e gjâsë a të gjakut të hupun.§ 580. I zoti i gjâs a i gjakut, permbas hetimevet të pertejme, do t’u lypë arsye si mbas kanunit.§ 581. Po s’i u vû, i zoti i gjâs a i gjakut ká tager me e vû në bé, a, po i duel Kapucari, do t’i pergjegjet detyrës edhè kapucarís.§ 582. «A bén me «sedije», a gjân, a cubin».§ 583. Dedejen në bé s’e bân kanûja; po s’u gjegj kush me bâ bé me «sedije», kanûja e mban per fajtuer; prá, a bén me «sedije», a me lá gjân, a me kallxue bâkeqin, në mos pasët ky gisht n’at vjedhní a vrasë.§ 584. Parimi i kanunit s’luen: «Maja e bés âsht sedija», e «Sedija xjerrë gjân».§ 585. «Shka të mirret me bé, i jet atij, qi e muer». – «Permbas bejet t’i vêjë kumbonë (berrit); permbas bejet t’a ngasë n’arë (kán)».§ 586. Janë fjalët e kanunit, jo pse i pelqen, por pse s’ká si me i a njitë grrêmçin, si të lahet me bé.§ 587. Kanûja jet dalë në këto rasë e prandej ká mbetë fjala: «Mos të ndeshët Zoti në bérrêjshmin!»§ 588. Per të shmangun të çdo dyshimit të bés së rrêjshme Pleqt e gjygjit do të çilini sýt, tuj zgiedhë njerz të ndershem per Poronikë të njehun, mbë të cillt varet beja e drejtë.
NYE I NANDËDHETEPÊSËT.
Gioba e bés së rrêjshme.
§ 589. Po duel kush ndo’i burrë zêmrak, edhè i prîn të zot’t në gjâ të vet permbas bés së rrêjshme, aj do t’a lajë gjân të dyfishueme e gioben e bés së rrêjshme, e mbí këta kanûja i a njet vulen e shnjerzimit brêz mbas brêzit mje në shtatë faqe.

§ 590. Po duel kapucari mbas bejet, Pleqt do t’a shqyrtojn mirë e do t’a rmojn pá të ngutun.§ 591. Si të dalë kapucari i mirë, i drejtë e me shêjë të sigurta, cubit a gjaksit i brumbullakzohen në derë Pleqt, Katundi, Poronikët e Kapucari, edhè i zbatojnë kanunin atij bérrêjshmit.§ 592. – Ndeshkimet mbé bérrêjshmin janë:

  1. do t’i lajë të zot’t të gjâs dy per nji;6
  2. do të lajë kpucët e Kapucarit;
  3. do të lajë 100 desh e nji ká po kje beja më 24 Poronikë, e 500 grosh Derës së Gjomarkut. – Po kje beja nen 24 Poronikë, gioben e mêrr katundi.
  4. do të shkojë te Kisha me u zgidhë prej bés së rrêjshme me gjith Poronikë;
  5. do të lajë ka 500 grosh per krye Poroniku, pse u prîni në bé të rrêjshme, tuj dhûnue Kishen. – Këto të holla cubi do t’i lâjë mbi eltér per Kishë.
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Kanuni i Lekë Dukagjinit Rat1010 Online
Kanuni i Lekë Dukagjinit Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9606

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga NEO 2008-03-01, 14:12

LIBER I TETËT.
NDERA.
KRYE I SHTATËMBDHETËT.
NDERA VEHTJAKE.

§ 593. Kanuni i Malevet të Shqypnís nuk e veçon nierin prej nierit. «Shpírt per shpírt, se duken e falë Zoti».
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Kanuni i Lekë Dukagjinit Rat1010 Online
Kanuni i Lekë Dukagjinit Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9606

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga NEO 2008-03-01, 14:12

LIBER I NANDËT.
DÂMET.
NYE I NJIQINDENANDËT.
Percaktimi i dâmevet.

§ 738. «Dâmi ká çmim, por jo giobë».
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Kanuni i Lekë Dukagjinit Rat1010 Online
Kanuni i Lekë Dukagjinit Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9606

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga NEO 2008-03-01, 14:13

LIBER I DHETËT.
KANUNI KUNDRA MBRAPSHTIVET.
KRYE I NJIZETËT.
HJEKSIJA.

§ 766. Hjekës thirret aj, i cilli me ndermjetsí të mbrapshtë e per nen dhé i ep ndimë tjetrit per me bâ ndo’i rrênim a ndo’i faqe të zezë tjeter në katund të vet.


avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Kanuni i Lekë Dukagjinit Rat1010 Online
Kanuni i Lekë Dukagjinit Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9606

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga NEO 2008-03-01, 14:14

LIBER I NJIMBDHETËT.
KANUNI I PLEQNÍS.
NYE I NJIQINDEKATERDHETEPARË.
Tagri e detyra e Pleqvet.

§ 991. Plaku i pengut nuk mund t’i lypë të falmet e të premet e kanûs, pá e ndreqë pûnën. –
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Kanuni i Lekë Dukagjinit Rat1010 Online
Kanuni i Lekë Dukagjinit Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9606

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga NEO 2008-03-01, 14:15

LIBER I DYMBDHETËT.
SHLIRIME E PERJASHTIME.
KRYE I NJIZETETRETË.
Pjestarët e perjashtimevet.

§ 1221. Kanuni i Malevet të Shqypnís shliron e perjashton:
1. Kishën:
a) prej çdo teloznet;
b) prej dhetimit të tokvet e të gjâs së gjallë;
c) prej giobet e çdo ndeshkimit;
d) prej çdo angarije kah katundi e flamuri;
e) e bân pjestár në çdo giobë;
f) ndoren e ndermjetsín i a ruen.
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Kanuni i Lekë Dukagjinit Rat1010 Online
Kanuni i Lekë Dukagjinit Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9606

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga NEO 2008-03-01, 14:17

fjalor per disa nga fjalet e perdorura ketu:

Almise (almiste, almistra),t = vegla bujqsije.
Âmë, a = shtrat uji, vije etj.
Ânë, a = odë.
Angarí, ja = taksë pûne.
Asper, ri = pare e argjandët

***********************************

keto jane vetem disa nga "ligjet" e kanunit te lek dukagjinit.
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Kanuni i Lekë Dukagjinit Rat1010 Online
Kanuni i Lekë Dukagjinit Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9606

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi