Klima

Shko poshtė

Klima Empty Klima

Mesazh nga Musafir 2008-01-18, 16:51

Klima U1_albania




Shqiperia ka nje klime mesdhetare, ku ne rajonet e uleta pothuajse asnjehere nuk ben ftohte. Ne menyre te veēante bregdeti Jonian shquhet per klime te bute, ku temperaturat mesatare gjate dimrit jane ne vlerat 8 – 10ŗC. Ne Tirane dhe ne pjeset e tjera te qyteteve fushore ne disa raste temperaturat mund te zbresin nen zero, por ky fakt ndodh zakonisht gjate oreve te nates. Eshte e rralle qe akulli dhe bora te zgjasin me teper se nje dite. Gjithsesi gjate stines se dimrit shirat jane te zakonshem dhe ne disa raste mjaft te dendura. Ne shumicen e vendit nje pjese e rreshjeve ndodh edhe gjate vjeshtes se vone dhe ne prag te pranveres. Keto te fundit me perjashtim te maleve jane mjaft te rralla gjate stines se veres.

Ne rajonet malore debora mund te bjere nga nentori ne mars dhe ne disa zona dimri mund te jete edhe me i ashper. Qytetet malore si Kukesi, Korēa dhe Peshkopia shquhen per kohe te ftohte gjate kesaj periudhe te vitit.
Nga ana tjeter gjate stines se veres ne nje pjese te mire te qyteteve kemi te bejme me nje vere te nxehte.
Korriku dhe gushti jane zakonisht muajt me te nxehte te vitit. Ne Tirane, ne disa raste temperaturat mund te arrijne deri ne 40 grade C. Natyrisht vendi me i mire per pushime ne vere mbetet bregdeti kur si pasoje e ererave bregdetare temperaturat jane me te moderuara midis 25 -30 grade C. Vende mjaft te kendshme per te pushuar ne vere jane edhe malet.
Periudha me e mire per “sightseeing” mbetet pranvera dhe vjeshta. Gjate ketyre periudhave ngjyrat e vegjetacionit jane mjaft te bukura dhe terheqese. Gjate mbremjeve te pranveres eshte mjaft kendshem te shijosh nje kafe ne tarracat e hoteleve ne Tirane apo bregdet. Ne bregdetin e jugut gjate shtatorit dhe tetorit mund te kete ngrohtesi dhe temperature te pershtatshme per te notuar ne det.



Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi