Kur Seksi Kthehet Ne Ferr

5 posters

Shko poshtė

Kur Seksi Kthehet Ne Ferr Empty Kur Seksi Kthehet Ne Ferr

Mesazh nga Andi 2008-03-12, 21:36

LUSHNJE -Shkolla, klasa e saj, shtėpia, rrugėt qė kalon pėrditė dhe ku e njohin, i janė shndėrruar nė njė ferr. Shumica e tregojnė me gisht, tė tjerė cicėrojnė vesh mė vesh: Ja kjo vajza e videos seksi. Bėhet fjalė pėr vajzėn 16-vjeēare tė gjimnazit "18 Tetori" nė Lushnjė, tė cilėn i dashuri i vet e filmoi duke bėrė seks me tė dhe mė pas e pėrhapi nė celularėt e tė tjerėve, duke bėrė kėshtu qė lajmi tė marrė dhenė. Madje, megjithėse mundohen ta justifikojnė duke folur fjalė tė mira pėr nxėnėsen e tyre A.Gj, edhe mėsuesit pa dashje e pranojnė se e paragjykojnė qė nė komentin kur thonė: "Mos na e publikoni nė gazetė emrin e gjimnazit, pėr tė mos e njollosur atė". Po jo vetėm shoqėria ėshtė makthi i vajzės qė ra viktimė e hakmarrjes sė tė dashurit tė saj, pasi mė parė ajo e kishte lėnė njėherė. Nėna e saj zihet ēdo ditė e natė me tė. Ndėrsa frika se mos e marrin vesh babai dhe vėllai i saj qė ndodhet nė Itali si emigrantė, ėshtė makthi mė i tmerrshėm i saj. Megjithėse nuk mund ta ndėrpresė, shkollėn as qė do ta shohė me sy. Madje, dje ajo ka menduar nė mėsim. Me anė tė njė mikes sė saj, vajza ka mundur tė tregojė vetėm pak detaje nė telefon, ndėrsa nuk ka pranuar tė flasė nga afėr me askėnd.
Rrėfimi
Uron qė ēdo ditė qė kalon tė fshijė sadopak efektin e videos sė famshme qė ka gati 20 ditė qė e ka fundosur nė njė ferr tė vėrtetė. Ky ėshtė urimi qė tashmė pret nga tė gjithė ata qė i flasin apo e mbajnė afėr vajzėn gjimnaziste tė vitit tė dytė nė qytetin e Lushnjės, e cila ka kohė qė ėshtė bėrė objekt i bisedave tė tavolinave nė lokale dhe rrugė tė qytetit myzeqar. Por mė sė shumti nė shkollėn e saj, "18 Tetori". Njė ēast intim i filmuar, edhe pse pabesisht ka krijuar njė shok tė vėrtetė tek miqtė e vajzės 16-vjeēare dhe pėr mė tepėr tek nėna e saj. "Uroj qė kėtė gjė tė mos e marrė vesh babi dhe vėllai im, tė cilėt ndodhen nė Itali", - thotė mes pikėllimit vajza. Ajo rri nė ankth nė ēdo telefonatė qė bėhet prej pjesės tjetėr tė familjes nga jashtė, me frikėn se mos njė "bombė" qė ka plasur nė Lushnje mund tė jetė marrė vesh edhe andej. "Tani nuk ėshtė e vėshtirė qė si u pėrhap kėtu nė celularė tė shkojė dhe andej, prandaj jam nė ankth. Kur hap sytė nė mėngjes nga gjumi, dua t'i mbyll sėrish, pėr tė mos u ngritur dhe tė pėrballem me realitetin qė shoh ēdo ditė. Dua tė mos dal nė rrugė pėr njė periudhė kohe dhe tė mos mė shohė njeri deri sa tė harrohet ajo qė tė tjerėt kanė nė dorė pėr mua", - tregon ajo. Njė luftė e vėrtetė ka gati 20 ditė qė ka nisur nė familjen e saj, e cila kohė mė parė ėshtė shpėrngulur nga Divjaka pėr tė jetuar nė qytetin e Lushnjės. Ajo jeton me nėnėn e saj, ndėrsa i ati sė bashku me vėllain mė tė madh kanė emigruar nė Itali pėr tė siguruar mė shumė tė ardhura pėr ta. "Kur e ka marrė vesh nėna ime ka qenė njė tmerr i vėrtetė. Nuk di si ta shpjegoj. Ajo ndihet shumė e tėrbuar dhe ka tė drejtė pėr kėtė", - thotė vajza. Nėna e adoleshentes, e cila e ka marrė vesh nga fjalėt e tė tjerėve, por qė nuk e ka parė vetė videon, ēdo ditė dhe ēast shpreh dufin dhe turpin mbi vajzėn e saj duke e sharė dhe i kėrkuar pse-nė, e cila nuk ka njė pėrgjigje.

Kurthi
Askush, madje dhe ajo nuk e di vetė se si u mashtrua dhe u fut nė kurth nga ish-i dashuri i saj. Ajo ėshtė njė vajzė nė vitin e dytė tė shkollės sė mesme, ndėrsa ish-i dashuri, njė djalė 19-vjeēar, po nga ky qytet. Kishte gati njė vit qė ishin njohur dhe kishin njė lidhje tė rregullt. Para 3 muajsh vajza vendos qė ta ndėrpresė lidhjen me djalin dhe pėr kėtė kishte shkruar dhe tek njė gazetė e pėrjavshme, kryesisht qė lexohet nga femrat, ku cilėn shkruajnė dhjetėra njerėz, duke treguar dhe motivet e ndarjes sė saj. "Ndihem paksa e vetmuar, se sapo jam ndarė nga i dashuri im. Nuk e di nėse bėra mirė apo jo, por nuk duroja dot mė. Ai ishte xheloz, fanatik dhe madje ishte njė pėrdorues droge". Kėto nė mėnyrė tė pėrmbledhur ka shkruar vajza tek kjo gazetė, e cila kishte rėnė nė dorė dhe tė vetė djalit pėr tė cilin bėhej fjalė. Menjėherė pas kėsaj ai e ka takuar sėrish ish-tė dashurėn e tij dhe i ka thėnė qė do ta shikonte dhe se ai kishte pėr t'ia punuar kėtė qė i kishte bėrė dhe e kishte njollosur tek miqtė dhe shokėt e tij, tė cilėt e dinin historinė e tyre. Por mendohet se me kaq ēdo gjė u mbyll deri pėrpara 2 muajve, ku ai sėrish u kthye dhe i kėrkon vajzės tė rifillonin lidhjen, pasi ai nuk mund tė jetonte mė dot larg saj dhe tė harronin atė qė kishte ndodhur. Pas disa ditėsh hezitimi, vajza vendos tė rifillojė lidhjen, e cila pėr fat tė keq i ka sjellė dhe tė papriturėn mė tė madhe tė jetės, atė tė skandalit filmik tė publikuar vetėm pak javė mė pas rilidhjes sė saj. Vetė vajza mendon se videoja ėshtė bėrė kohėt e fundit, madje herėn e fundit qė ata tė dy kishin ndarė ēaste intime sė bashku, nė njė nga ambientet private qė ata zinin kur ishin bashkė, pa pėrmendur emrin apo vendin e tij. Rrethanat edhe ajo vetė i ka shumė konfuze, por thotė vetėm se i ka rėnė telefoni dhe ai e ka marrė, duke i thėnė se ishte njė shok. Pasi ai e ka mbyllur mendohet tė ketė aktivizuar videon, e cila zgjaste rreth 25 sekonda. Asgjė nuk i ka thėnė pėr kėtė gjė tė dashurės sė tij dhe as mė vonė. Ata sėrish janė ndarė, por kėsaj here me dėshirėn e djalit, i cili nuk i ka shkuar mė nė takime dhe ka pėrfituar nga dobėsia e saj (pėr t'u rilidhur), qė tė hakmerrej. Njė video erotike e xhiruar nė celularin e tij tashmė ėshtė bėrė ferr pėr 16-vjeēaren A.Gj. Shumė persona e kanė marrė videon e vajzės, e cila dallohet qartė nė tė. Ata qė e njohin nuk lėnė fjalė fyese dhe diskriminuese pa thėnė pėr tė, madje do tė bėnin ēmos qė asnjė i njohur i tyre tė mos shoqėrohej me tė, ndėrsa disa tė tjerė e shohin me keqardhje historinė e vajzės dhe skandalin qė e kapur atė nė kėto momente. Shumė tė tjerė i tremben dhe ndonjė momenti dobėsie tė saj qė mund ta ēojnė paragjykimi dhe fjalėt, apo shikimet e tė tjerėve.
Pasojat qė ka lėnė publikimi i videos pėr vajzėn janė tė mėdha. Njė familje e ndarė nė mes, nė sherr dhe lot ēdo mbrėmje dhe ēdo ēaste tė ditės dhe njė njollė e madhe pėr adoleshenten dhe familjen e saj. Shoqėrinė, qė ajo kishte nuk e ka mė, edhe pse ata e dinin pėr kėtė lidhje tė saj. Pavarėsisht nga kjo, bėrja publike e njė fakti tė tillė i ka bėrė edhe njė herė dyshues rrethin shoqėror tė saj pėr atė qė duhet apo jo ta kishin mė nė mesin e tyre. Opinioni mesa duket ka qenė mė i fortė se shoqėria, pasi ajo nuk mundi ta rrėzojė atė dhe tė bėhet mbėshtetje pėr njė nga pjesėtaret e shoqėrisė, e cila kishte nevojė nė njė moment tė tillė. "Njerėzit mė largohen sa mė shikojnė, ose mė fyejnė kur kaloj nė rrugė. Shoqėria mė ėshtė shkėputur dhe nuk mė flet mė. Klasa mė ėshtė kthyer nė njė dhomė ferri, ku unė jam shėnjestra", - ėshtė shprehur ajo.
Njė prej mėsueseve tė vajzės ka thėnė se ajo nuk ishte problematike dhe me rezultate relativisht tė mira nė mėsime, por kohėt e fundit ajo ka njė rėnie tė menjėhershme nga mėsimet duke e krahasuar me vitin e parė. Madje, mėsuesit kanė kėrkuar qė tė mos publikohet emri i shkollės sė tyre pėr tė mos e njollosur atė.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Kur Seksi Kthehet Ne Ferr Rat1010 Online
Kur Seksi Kthehet Ne Ferr Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11630

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kur Seksi Kthehet Ne Ferr Empty Re: Kur Seksi Kthehet Ne Ferr

Mesazh nga NEO 2008-03-20, 10:10

skam cthem per nje popull qe e ka mendjen tere diten dhe tere naten tek gjenitalet e veta.....
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Kur Seksi Kthehet Ne Ferr Rat1010 Online
Kur Seksi Kthehet Ne Ferr Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9611

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kur Seksi Kthehet Ne Ferr Empty Re: Kur Seksi Kthehet Ne Ferr

Mesazh nga cakalli 2008-07-18, 22:25

:sa inat: E IMAGJINONI DOT SE CFARE MUND TI NDODH KESAJ VAJZE NQS E MARIN VESH VLLAI DHE I ATI. :vetvrasje: SHUME GJYNAF.NJEREZIT DUHET TE SHIKOJNE SHTEPITE E TYRE PASTAJ DUHET TE GJYKOJNE PER TJETRIN.KJO VAJZE KA NEVOJE PER MBESHTETJE,PERKRAHJE,DASHURI SEPSE MUND TE KALJ NE DEPRESION GJE QE E CON DERI NE VETVRASJE.PO NQS I NDODH GJE KESAJ GOCES ATIJ CUNIT QE E KA PUBLIKUAR VIDEON DO TA PIJ E KEQJA.SE KY PASKA QENE CUN I TRSHE?!PER VETEN NUK KA MENDUAR FARE KY :r.i.p:
cakalli
cakalli

Kur Seksi Kthehet Ne Ferr Rat1010 Online
Kur Seksi Kthehet Ne Ferr Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 140
Age : 34
Vendodhja : vlore
Koha e lire : pc,lokale,disko,menaxhim biznesi,dhe ske ku vete pa ehh e dini juve
Puna : kasap
Registration date : 12/07/2008
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 3
<b>Kredite</b> Kredite : 5781

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kur Seksi Kthehet Ne Ferr Empty Re: Kur Seksi Kthehet Ne Ferr

Mesazh nga s2008 2008-08-10, 15:13

Nga nje perdorues droge mund te presesh gjithcka,por edhe vajzen nuk e perjashtoj nga pergjegjesia sepse duke e ditur se me cfar personi kish te bente pse e vazhdonte lojen.
s2008
s2008

Kur Seksi Kthehet Ne Ferr Rat1010 Online
Kur Seksi Kthehet Ne Ferr Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 45
Age : 39
Vendodhja : shqiperi
Koha e lire : internet
Puna : mekanik
Registration date : 09/06/2008
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 5
<b>Kredite</b> Kredite : 5853

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kur Seksi Kthehet Ne Ferr Empty Re: Kur Seksi Kthehet Ne Ferr

Mesazh nga Shejtanka 2008-10-10, 16:27

Keshtu edhe me keq te ndodh kur ske mendjen ne mesim... Very Happy

Megjithese eshte per te vene duart ne koke... Shocked
pupupupupu..ku e kishte mendjen kjo,vete lidhet me perdoruesit e droges...vete shkruan edhe neper gazeta kur e di me ke ka te beje...gjithsese problemi i saj...
Shejtanka
Shejtanka
Special V.I.P
Special   V.I.P

Kur Seksi Kthehet Ne Ferr Rat1010 Online
Kur Seksi Kthehet Ne Ferr Rot10 Offline

Female
Numri i postimeve : 433
Age : 32
Vendodhja : taaaaaaa....ja ku jam...
Koha e lire : varet
Puna : Jam me pushime...
Registration date : 09/10/2008
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 9
<b>Kredite</b> Kredite : 5702

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kur Seksi Kthehet Ne Ferr Empty Re: Kur Seksi Kthehet Ne Ferr

Mesazh nga NEO 2008-10-10, 23:51

ore, po kur e hengri inis gjoni me ate videon qe ishte me e madhe se kjo goca ne fjale, athere thuaj vaj hallit se cbehet....
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Kur Seksi Kthehet Ne Ferr Rat1010 Online
Kur Seksi Kthehet Ne Ferr Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9611

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kur Seksi Kthehet Ne Ferr Empty Re: Kur Seksi Kthehet Ne Ferr

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi