Juna ne Chat

Shko poshtė

Juna ne Chat Empty Juna ne Chat

Mesazh nga Andi 2008-03-26, 16:15

Konkurentja e dyte e dale nga Shtepia e Big Brother Albania Juna
Ne chat me Fansat e saj

Juna ne Chat 210

BB_Juna: Mirembrema nga Juna… faleminderit qe keni ardhur ne kete bashkebisedim

Saw: 1. Nga 1 ne 10, sa mendon se eshte shansi qe kur te dale Olsi nga shtepia te zihet me te dashurin tend?

BB_Juna: Saw, zero!

Saw: 2. Si do te veprosh me Olsin po te “kerkoi” kur te dale nga shtepia? Me “kerkoi” nenkuptoj te te gjeje.

BB_Juna: Saw: Do te ruaj shoqerine me Olsin… sigurisht do te pi nje kafe me te kur te dale.

sintetiku: Kush eshte me intrigant ne BB, Olsi, Shkelqimi apo Ervisi, tani qe dole nga shtepia?

BB_Juna: sintetiku, Shkelqimi eshte me intriganti ne shtepi… nepermjet intrigave mundohet ta mbaje mire me te gjithe

Menti777: Pyetja ime eshte: Nqs do te jepte shansi qe te hyje perseri brenda ne shtepi por qe njekohesisht te ishe free, a do te beje nje zgjedhje qe te lidheshe me Olsin???

BB_Juna: Menti777, absolutisht jo…

Menti777: Dhe pyetja ime e dyte eshte: a do doje qe te shihje veten ne te ardhmen ne nje tele-novele apo film artistik me permbajtje dashurie ku aty do te tregoje dashurine tende me Olsin?? - se keshtu un dhe shum te tjere si une ju kemi ndjekur ne big brother show…hey belive in your sellf baby, you are the best..

BB_Juna: Menti777, nese do te doja dicka me Olsin, nuk do te doja t’i ngjante nje telenovele.

EMMA_NY: A te ka takuar i dashuri yt? A eshte i zhgenjyer nga ty?

BB_Juna: EMMA_NY, Sapo jam takuar me te dashurin… nuk eshte i zhgenjyer, thjesht pak i merzitur.

EMMA_NY: A i duket (te dashurit) se gjithcka ne BB ishte nje realitet apo nje loje?

BB_Juna: EMMA_NY, shpresoj nje loje.

pajpi51: A ka mundesi te di se pari se cfare ndjen per Olsin?

BB_Juna: pajpi51, Olsi eshte thjesht nje shok i mire.

pajpi51: Si e sheh veten tani pasi je larguar nga BB?

BB_Juna: pajpi51, pak te zhgenjyer, dhe shume me fat qe e provova si eksperience.

denisi82: JUNA TE LUTEM, CILI ESHTE MENDIMI YT PER ERVISIN? JI E SINQERTE TE LUTEM!

BB_Juna: denisi82, djale inteligjent por e vetmja e keqe qe mund te kete eshte se merr persiper shume gjera qe mbase nuk i takojne.

ina20: Si eshte vizioni i Junes per shoqerine? A mund te quhet shoqeri, ose me mire a mund ta prezantosh dike si shok nderkohe qe te dy e dini, se njeri nga te dy ka ndjenja qe e kalojne kufirin e shoqerise?

BB_Juna: ina20, duke folur per veten time: e konsideroj thjesht si ane shoqerore.

asdfghjkl: Juna vetem nje pyetje: Si ndihesh ne keto momente kur Olsi pikturoi portretin tend ne mur?

BB_Juna: asdfghjkl, jashtezakonisht shume mire, sepse mendoj se prezenca ime eshte akoma aty.

ms.right: Juna pse ne naten qe doli Ingridi i bere Olsit me dije qe te mos te afrohet, e ditet ne vijim vete fillove ta ledhatoje?

BB_Juna: ms.right, duke pare qe Najada edhe Romina u ndjene shume keq, i thashe qe te kalonte nga dhoma tjeter… nderkohe qe ishte ai qe erdhi, nuk ia kerkova une

Tiranagirl88: Per ty duket gje normale te flesh me nje burre ,qe e njeh vetem 4 jave, ne nje kervat?

BB_Juna: Tiranagirl88, nuk kam fjetur ne nje krevat, dhe Olsi eshte nje djale simpatik dhe jo nje “burre”.

albanx5: Juna a mendon se dole nga shtepia per shkak qe pate probleme me Astritin?

BB_Juna: albanx5, ne nje fare menyre po.

irena18: Juna si ju duk eksperienca ne BB?

BB_Juna: irena18, eksperienca ne Big Brother, nje enderr e paharrueshme.

ina20: A i qendron akoma genjeshtres qe the se me Olsin keni fjet bashke vetem kur keni qene ne toke te gjithe dhe jo mengjeseve vetem per vetem ne krevat?

BB_Juna: ina20, nuk eshte genjeshter, kemi fjetur bashke vetem kur kemi qene te gjithe ne toke.

Elvis_Tironsi: Juna, sipas teje, perse kunkurentet e tjere mendojne qe ti je e llastuar?

BB_Juna: Elvis_Tironsi, nuk me ka pelqyer asnjehere kjo fjale, dhe akoma nuk e di pse.

dragoi90: Si ndihesh ne keto momente, 2 dite pas daljes

BB_Juna: dragoi90, me mungon shume shtepia, dhe do doja qe te futesha perseri aty, qofte edhe per gjysme ore.

meg33: juna cfare mendon per diskriminimin qe te beri Jonida [Maliqi], u ndjeve keq?

BB_Juna:: meg33, pikerisht se e beri Jonida, nuk u ndjeva keq…

sara24d: Kur te gjithe e kemi prejardhjen nga fshati, pse je sjelle ne ate menyre me Astritin?

BB_Juna: sara24d, nuk ka pasur lidhje fare me prejardhjen e tij.. thjesht me bente per te qeshur menyra e te folurit, qe ia kam thene edhe ne sy.

sara24d: Perse nuk e ke thene asnjehere se nga je me origjine? Po deshe do na e thuash sonte (per te tjeret se une e di per vete)?

BB_Juna: sara24d, kam lindur ne burrel, e kam thene me shume se nje here.

Tiranagirl88: Po ti cfare do thoshe nese shoku yt kishte ndenjur kaq afer me nje femer ne BB?

BB_Juna: Tiranagirl88, normalisht nuk do te ndjehesha mire, por me shpresen qe gjerat do te sqaroheshin.

bigben1: Juna, pershendetje nga Belgjika; nje pyetje: Cfare do ndryshoje ne sjelljen tende nese do hyje serish ne shtepine e BigBrother?

BB_Juna: bigben1, mbase nuk do te tregohesha aq e drejteperdrejte sa javen e pare.

ina20: A mund te quhet femer nje femer qe uleret dhe berthet ndaj nje mashkulli ashtu sic ke bere ti?

BB_Juna:: ina20, varet nga lloji i mashkullit

meg33: juna perse mendon qe u nominove?

BB_Juna: meg33, mbase banoret nuk tentuan te me njihnin sa duhet

Karramelja: Juna 1 pytje te lutem… Pse nuk reagove si duhej ndaj sulmeve te Jonida Maliqit?

BB_Juna: Karramelja, sepse mbase ne ato momente isha pak e hutuar dhe nuk po e besoja ate qe po ndodhte… gjithesesi e shtuna tjeter eshte afer

Tiranagirl88: Po cfare mendon qe Olsi te ka pikturuar ty sonte dhe jo shoqen e vete?

BB_Juna: Tiranagirl88, sepse mendon qe nuk duhet te kisha dale nga shtepia.

irena18: Juna si te duket kur ti i shikon banoret nga jashte?

BB_Juna: irena18, me duket sikur s’kam qene asnjehere aty brenda por ne te njejten kohe i ndjej shume afer vetes.

Elvis_Tironsi: Juna perse e shaje Astritin fshatar kur fshatare je vete?

BB_Juna: Elvis_Tironsi, fshatare si Astriti po, por mbase dy fjale di t’i lidh me mire se Astriti.

L3o: Mirembrema te gjithve, urime Juna, edhe dalja eshte fitore, me rendesi pjesmarrja… Cka do doje te ndryshoje brenda tek shtepia, njerezit aty apo veten???

BB_Juna: L3o, Veten absolutisht jo… mbase njerezit.

Tiranagirl88: ti mendon si Romi ka ra ne dashuri me Olsin?

BB_Juna: Tiranagirl88, mendoj se po.

Blerandis: Juna a mendoni se Arberi eshte nje djal i sinqerte …dhe sa larg do te arrije ai?

BB_Juna: Blerandis, Arbri eshte nje diplomat i mire, por jo i sinqerte.

irena18: C’mendim ke per nocen dhe Olsin qe kan fjetur bashke?

BB_Juna: irena18, per Olsin me duket normale, per Najaden jo, edhe pse i pershtatej ambientit.

bugs: Juna, mendon qe perzgjedhja e konkurenteve te BB ishte ajo e duhura, apo do te kishe dashur te bashkejetoje me persona te tjere?

BB_Juna: bugs, mund te kishte konkurente edhe me te mire, gjithesesi edhe ata kane qene fantastike.

Karramelja: Si te duket fakti qe Romina ka qare per ty, te duket e sinqerte nga ana e saj?

BB_Juna: Karramelja, me vjen mire qe Romina e ka kuptuar qe Juna duhej aty brenda

atirrr: Juna te lutem kam vetem nje pyetje: mendimi yt per Besen.

BB_Juna: atirrr, Besa vajze shume e mire por nuk shume per te dhene.

L3o: Juna, ke lene dicka ne shtepi, e bere pa qellim apo me qellim, qe te gjendet nje pretektst per te takuar perseri te madhin Olsi?

BB_Juna: L3o, ate gje nuk e kam lene une, e ka marre Olsi fshehurazi nga bizhuterite e mia.

Blerandis: Juna nese do te ishte dhene shansi per te konkuruar ne nje tjeter edicion te BB, a kishe konkuruar?

BB_Juna: Blerandis, Nese do te ishte perseri per Big Brother 1, po.

irena18: Sipas teje kush mendon duhet te dilte ne vendin tend?

BB_Juna: irena18, Romina.

bigben1: Juna, A mendon se ne eliminimin tend ka ndikuar votimi i 3 grupe shoqerore qe bere ‘armiq’ jashte shtepise, kam parasysh ketu : fshataresine, grupin shoqeror te te dashurit tend dhe grupin shoqeror te te dashures se Olist ?

BB_Juna: bigben1, edhe po edhe jo.

_Lona_: po pse rrije me Besen ti kur ska shume per te dhene?

BB_Juna: _Lona_, nuk rrija me Besen per te marre dicka prej saj… thjesht ishte nje shoqe e mire.

Blerandis: Juna Kush mendon se do te dale ket jave nga shtepia?

BB_Juna: Blerandis, me keqardhje Nardi

olsa: Juna nese do ta vleresoje Najaden nga 1 - 10 cfare note do i vije

BB_Juna: olsa, minus 1.

Arditt: A te vjen mire qe konkurenteve ju mungon brenda ne shtepi?

BB_Juna: Arditt, normale qe po.

esmi: mendon se Olsi mund te kthehet perseri me te dashuren e tij pas gjithe atyre krevateve qe nderron…

BB_Juna: esmi, nuk me intereson; eshte problemi i Olsit.

Blerandis: Juna po te kishe luajtur rolin e Shkelqimit a mendon se akoma do te ishe ne shtepi?

BB_Juna: Blerandis, nuk do te doja ta kisha luajtur rolin e Shkelqimit.

irena18: Juna, po te mos ishe e lidhur, mendon se do te bije ne dashuri me nje nga djemte aty brenda?

BB_Juna: irena18, per nje gje qe nuk e ke provuar nuk mund te kthesh pergjigje.

olsa: Juna e urren Najaden se eshte femra me sexy ne shtepi ?

BB_Juna: olsa, per mua Najada nuk ka qene asnjehere prezente ne shtepi.

Karramelja: Juna per ty cila eshte femra dhe mashkulli numer 1 ne shtepi?

BB_Juna: Karramelja, Julinda dhe Olsi.

bigben1: Juna, A ka ndikuar fakti qe ke pasur te dashur ne permbajtjen me Olsin? Nese nuk do kishe te dashur, a e shikoje Olsin si tipi yt dhe qe mund te lidheshe edhe nese ai do ishte i lire?

BB_Juna: bigben1, tek Olsi me pelqenin shume gjera, pervec konceptit qe kishte ai per lidhjet, keshtu qe nuk do te lidhesha me te edhe nese do ishim te dy te lire.

irena18: juna pse zgjodhe Olsin te percjelle ne daljen tende nga shtepia?

BB_Juna: irena18, sepse mendoj qe ka qene i vemti mashkull qe me ka respektuar me te vertete aty brenda.

L3o: Juna…kush mendon se te nominoi qe te dalesh nga shtepia

BB_Juna: L3o, ne 48 ore kam pasur kohe te mesoj kush me nominoi.

Bornhero: a mendon se jane te sinqerte ata qe thone se i mungon brenda shtepise?

BB_Juna: Bornhero, normal qe e mendoj dhe e besoj, dhe eshte gjeja qe me ka bere te ndihem me mire pas daljes nga shtepia.

olsa: Juna je e virgjer?

BB_Juna: olsa, jo

irena18: a mendon qe olsi ndjete dicka per ty??

BB_Juna: irena18, nuk me ka interesuar Olsi ne kete aspekt.. thjesht respekti.

gesi_dr: po ti a e di qe Olsi kishe qejf te lidhej me ty?

BB_Juna: gesi_dr, mua s’ma ka thene asnjehere kete gje.

AnaisEb: Juna e di qe olsi te ka piktuaruar ne shtepine e BB?

BB_Juna: AnaisEb, e di, dhe m’u be shume qejfi.

L3o: JUNA ai qe te rrespekton nuk te vjedh nga gjerat personale, mendoj pajtohesh.

BB_Juna: L3o, ma ka marre borxh.

meg33: Juna si te shikojne njerezit ne rruge? Te kritikojne?

BB_Juna: meg33, ata qe kam takuar deri tani me kane thene vetem fjale te mira dhe me kane pergezuare

meg33: Po mire, derisa te kane pergezuar, ti nuk duhet te kishe dale, apo jo?

BB_Juna: meg33, s’kam shkuar akoma nga fshati i Astritit.

bigben1: Juna, Ishte dalja jote nje lajm i mire apo i keq per te dashurin tend ?

BB_Juna: bigben1, edhe i mire edhe i keq.

Bornhero: Pse u eliminove kaq heret edhe pse ishte personazhi me i njohur ne BB, duke qene se ishe kengetare? Ku i kishe fansat?

BB_Juna: Bornhero, nuk me pelqen termi “kengetare” sepse Juna ka kenduar vetem dy kenge.

Suel: Pse e ofendoje Astritin rende… ishte ky ndonje plan i yti (une mendoj se kjo te ka cuar teklargimi nga shtepia)?

BB_Juna: Suel, atehere perse Astriti nuk e nominoi asnjehere Junen?

BB_Juna: Ok… kaq besoj mjafton per sot… mbase nuk eshte hera e fundit qe komunikojme bashke… faleminderit te gjitheve per interesin dhe per pyetjet… naten e mire nga Juna
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Juna ne Chat Rat1010 Online
Juna ne Chat Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11640

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi