10 gjera qe nuk i gjen me ne Tirane

Shko poshtė

10 gjera qe nuk i gjen me ne Tirane Empty 10 gjera qe nuk i gjen me ne Tirane

Mesazh nga NEO 2008-04-27, 20:49

Kur themi “Na ishte sec na ishte...“ cdo kush qe lexon, pret te degjoje ndonje perralle.. Ne fakt nuk eshte tamam e tille. Kur e themi kete per Tiranen, e kemi fjalen per Tiranen e pak viteve me pare, atehere kur kishte ende bicikleta ne rruge dhe kur kafja bente gjithandej 30 leke.. eshte normale per dike qe ka vite pa ardhur ne Tirane qe pamja qe ajo i paraqet ne ditet e sotme ta habise. Ja cilat jane dhjete gjerat te cilat nuk i gjen dot me ne Tirane...

Apartamente me siperfaqe te medha

Sot, te blesh nje shtepi ne kryeqytet kushton shume.. Jo rastesisht shume nga te ardhurit ose ata qe vendosin te qendrojne pasi mbarojne studimet, e nisin „jeten tironase“ ne shtepi me qera..
Ajo qe po veme re vitet e fundit eshte qe ndertuesit po preferojne projekte pallatesh ku shumica derrmuese e hyrjeve jane te vogla, si te tilla te perballueshme per nivelin e mesem te popullsise. Thuajse askush nga ky nivel nuk mundet te bleje me apartamente mbi 80 apo 90 metra katrore, qe mund te kushtojne sipas zonave nga 70 deri ne 150 mije apo me shume euro... Sigurisht qe nuk mungojne apartamentet e medha per ata qe e kane xhepin plot, por tendenca eshte qartazi drejt „copetimit“ te siperfaqeve ne apartamente qe mund te gelltiten nga konsumatori i sotem, disi i varferuar... Faktin qe apartamentet e Tiranes jane nga me te shumellojshmit, dhe nga me te cuditshmit, persa i perket siperfaqes se tyre e shpjegon inxhinieri T. Halliu.
Ai shpjegon se tendenca e apartamenteve ne Tirane, eshte per siperfaqe te vogla, por kjo varet dhe nga zona. Pasi kuptohet qe nje hyrje diku ne qender te Tiranes kushton shume me shtrenjte se nje hyrje ne periferi. Nje shkak tjeter, qe sipas tij ndikon ne blerjen e apartamenteve te vogla eshte dhe sepse nese nje dite do ta japesh me qera apartamentin, eshte shume me e lehte te jepet nje apartament i vogel, ndersa nje apartament me siperfaqe te madhe eshte me i veshtire per tu dhene me qera. Inxhinieri T. Halliu na tregoi se ne apartamentin e fundit qe ai ka punuar 60% e hyrjeve ishin te vogla, me nje siperfaqe deri tek 64 meter katror, ndersa vetem 40 % e hyrjeve te pallatit ishte me nje siperfaqe afersisht 100 meter katror. Dhe keto te fundit ne mase ishin hyrje te marra nga pronaret e truallit.

Bicikletat

Kush ka jetuar ne Tiranen e para viteve te demokracise, por edhe disa vite me pas,nuk e ka te veshtire te dalloje ndryshimin ne kete pike. Ne keto vite, numri i bicikletave qe popullonin rruget e kryeqyteti ka qene shume imadh. Kjo jo per faktin se njerezit ishn me te ndjeshem ndaj ndotjes se ambjentin, nga c`jane tani, por edhe pse autoveturat personale ne ate kohe kane qene shume te pakta ne numer.
Nje nga mjetet me komode dhe me personale per te levizur ishte bicikleta. Tashme me rritjen e numrin te autoveturave, perdorimi i bicikletave behet ne nje mase te vogel. Numri i madh i autoveturave madje, benqe ndonjehere qarkullimi ne rruget e kyreqytetit me biciklete te behet i pamundur. Ndoshta do te vije nje dite qe qarkullimi i nje biciklete ne rruge do na duket aq i cuditshem, tamam sic na dukej shume vite me pare qarkullimi i nje autoveture.

Trotuaret

Kujt i duhet te ece ne trotuar me ndonje karroce femijesh, apo me canta nde duar, ta harroje se mund te mberrije ne fund te rruges ne gjendje normale nervore.. Per te ecur ne trotuaret e diteve te sotme ne Tiranen e lagjeve me te populluara duhet ti besh hesapet mire. Ne shume raste trotuaret mungojne, por edhe ne rastet kur ata jane per te kaluar ne to duhet te perballesh me mijera pengesa. Jane shume te rralla pjeset e trotuarit, te cilat nuk pengohen nga ndonje shites ambulant, nga ndonje shkalle butiku, apo lokali te dale mbi te, nga gjeneratoret..
Nenat e reja na kuptojne me mire nga te gjithe.. Ta dalesh shetitje me nje karroce femijesh eshte goxha stresuese.. Sikur ta lesh pluhurin e kudondodhur menjane, ke te tjera pengesa qe ta kthejne shetitjen ne stress. Ka shume gjasa qe gjysmen e rruges mund ta ngresh ne krahe dhe jo vetem femjen, por edhe karrocen. Nuk po flasim per dy tre rruge ne qender apo per zonen e re te Bllokut, por per shumicen e rrugeve te reja ne Tirane.. Kush nuk beson, le te bej nje prove en nje nga rruget me te populluara te Tiranes, ne Komunen e Parisit, afer stadiumit Dinamo.. Nje stres i denje per Gines te mund te ecesh normalisht nga fillimi i rruges ne fund te saj..
Po te pyesesh ne minibashkite perkatese per muret apo ndertesat qe kane ngrene pjesen e kalimtareve ne trotuare pergjigja standarte eshte: “Jane pa leje, por nuk kemi c’bejme se jane ne proces legalizimi…”

Kepucaret dhe llustruesit e kepuceve…

Dikur gjeje me shumice... Sot eshte e veshtire. Edhe pse pluhuri eshte shtuar, keta jane pakesuar.. Lyeres kepuce mund te gjesh me gishta diku aty afer qendres.. Jane rome.. Po ti pyesesh ku jane zhdukur “koleget”, pergjigja qe te japin eshte nje psheretime e gjate.. “Nuk lyen me njeri kepuce.. me mire te bie te dalesh te lypesh ne rruge..”
Edhe kepucare ka me pak.. Zanati eshte bere i veshtire per tu ushtruar pasi shume njerez tashme preferojne te blejne kepuce te vjetra te lira nga dhjetera karroca te parkuara trotuareve ku tregtohet ky mall

Gropa e Hajdin Sejdise

Eshte gropa me e famshme e kryeqytetit, ka ekzistuar qe ne vitin 1991, por tani gjithsesi na mbetet te themi na ishte nje here. Ajo grope qe prej vitit 2006 nuk ekziston me. Vendi ka marre nje trajte tjeter dhe vendin e asaj grope tashme e kane zene peme, lule dhe nje vend i shenjte i fese bektashie. Shume qytetareve u ishin mesuar syte me ate grope te madhe, qe per vite me radhe dukejsikur perpine gjithe syte qe e shihnin dhe eshte normal fakti qe me ndyshimin qe ka ndodhur tu jene lodhur pak syte, per tu mesuar. Per shume nga ne ka qene nje gezim i madh ndryshimi i atij imazhi, por mos harrojme qe nga kjo histori ka dhe te lenduar, jane te shumte ata qe karakatinen e gjendur ne kete zone e shfrytezonin per te jetuar...Ose dhe per ndonje gje tjeter, e keni vete parasysh…

Kafja 30 lekshe

Nostalgjiket e kafes 30 lekshe qe dikur pihej ne lokalet e kryeqytetit duhet te jene te shumte. Tashme kafe me cmim te tille mund te gjendet vetem ne zonat e thella periferike dhe per ata qe duan ta dine se ku, kemi zbuluar nje vend: Diku tek Ura e Babrroit eshte nje vend ku kafja kushton ende 20 leke, ndersa ne vendet e tjera nje cmim i tille duhet te enderrohet.
Cmimi kafes eshte bere i tille, saqe, pensionistet, shtresa me ne nevoje e shoqerise jo vetem qe kafen nuk e pi dot me ne lokal, por edhe kur do te pije nje te tille ne shtepi duhet te mendohet shume here. Kete e pohon dhe nje pensioniste. Zengjine Alushi, 77 vjecare tashme, ka 25 vjet qe jeton ne Tirane, ajo kujton me mall kohen kur dilte dhe pinte kafe ne lokal, tani ka kohe qe nuk ben nje gje te tille, jo se i mungon deshira dhe vullneti, por kjo sepse me pensionin qe merr e ka te pamundur, eshte nje luks qe nuk mund t`ia lejoje vetes.
Por megjithate, edhe pse ekziston kjo situate, kafenete e tiranes nuk jane asnjehere bosh. cdo dite shtohen si kerpudhat pas shiut e ne te njejten menyre shtohen dhe klientet qe popullojne tavolinat e bareve. E tani jo qe nuk paguajne kafen 30 lek, por duhet tu shtojne shpenzimeve te tyre edhe disa lek me teper, pasi gota e ujit tashme nuk e shoqeron kafen, per te pasur dhe nje gote uje gjate kohes qe pi kafen duhet te paguash. Dhe mendoni.. Ka vende ne Tirane ku nje kafe e shkurter dhe nje gote uje kushton deri ne 500 leke te reja

Pubet e mirefillta me Dj

Nese keni vendosur te kaloni nje fundjave ne Tirane, apo sic njihet ne gjuhen e perditshme te beni jete nate ne kryeqytet, harrojeni se do gjeni me nje vend ku ka muzike me DJ. Jo se nuk ekzstojne, por jane pernate e me te pakta ne numer. Kete e dine me se miri frekuentuesit e lokaleve te nates, qe jetojne ne Tirane. Prej disa kohesh duket se ka dale shume ne mode tendenca e karaokeve, pra ku kendojne vete klientet.
Kjo tendence ka fitime te shume anshme, pasi nga nje ane ben protagonist klientin dhe nga ana tjeter pronari i pub- it apo i lokalit nuk ka pse paguan kot me kot Dj apo kengetare. Megjithate duket se koke menjane kane mbetur adhuruesit e muzikes me Dj, ku nuk mund te kendohet, por mund te kercehet lirshem. Se sa kohe do zgjase kjo tendence e karaokeve eshte e paqarte ende, nje gje eshte e sigurt, adhuruesit e pub- eve ku kercehet tani nuk kane shume opsione zgjedhjeje.

Vendet e parkimeve

Eh, le te vijme tek stresi i perditshem i kryeqytetasve.. Nje vend parkimi… O Zot, cfare lumturie te shohesh nje vend buze trotuarit bosh. Gezim te tille rralle mund te provosh ne ndonje rrethane tjeter..
Shume prej nesh ne jo pak raste kane humbur orarin e punes, apo kane humbur orare takimesh vetem e vetem per faktin e thjeshte se nuk kane pasur se ku te parkojne makinen. Majde shume nga te pyeturit, sidomos ata qe punojne ne zonen e Bllokut apo afer qendres, deshmonin se ne mjaft raste dhe pse kane nje autoveture, preferojne te mos e marrin, sepse e dine shume mire qe nuk do te gjejne nje vend per te parkuar makinen.
Nevoja per parkim ka sjelle tendencen per parkime te nendheshme, apo te parkimeveme pagese. Por nuk eshte prape e lehte. Nje vend parkimi ne nje kat te nendheshem ne pallatet e reja mund te shkoje nga 50 mije leke te vjetra ne muaj deri ne cmime qe shkojne ne 1 mije apo 2 mije leke te reja per 1 ore, apo nje ore e gjysem parkim... Te kerkosh vendparkimi ne Tirane, eshte njesoj si te kerkosh gjilperen ne kashte. Edhe ata qe kane blere ndonje parkim ne pallatin ku jetojne, kane vendosur tabela te medha me germa te renda: “Mos Parkoni”. Sepse fluksi i makinave eshte i tille, saqe deren e garazhit ne mengjes, nga 7 dite te javes 6 e gjejne te bllokuar...

Kamariere te pasjellshem

Ndoshta konkurenca dhe numri i madh i lokaleve ka bere te veten.. Me pare qellonte shpesh qe kamarieri qe te vinte ne tryeze ne lokal ishte nje tip arrogant qe nuk zberthente gojen as per nje „te lutem“ as per nje „faleminderit“..
Edhe pronaret, po ashtu dhe punetoret e tyre, ketu e kemi fjalen per kamarieret kane kuptuar se te jesh i sjellesh eshte ne sherbim te perfitimit. Per kete arsye ne pothuajse cdo lokal qe shkon ne Tirane, kamarieret e sotem jane shume me te sjellshem dhe me te gjindshem se ca vite me pare..

Vajzat e virgjera

Ej, ketu mund ta vini pak buzen ne gaz… Ndoshta konservatoreve mund tu duket pak e papranueshme, por eshte gjithmone e me veshtire te gjesh vajza qe mendojne se virgjeria eshte nje vlere qe duhet ruajtur deri naten e pare te marteses.. Ne gjimnazet e Tiranes qarkullon prej vitesh ajo barsaleta ku dikush pyet: “cfare kane te perbashket nje dinosaur dhe nje vajze e virgjer…”? Dhe pergjigja eshte: “Jane zhdukur te dyja 2 mije vjet me pare..”
Beme nje sondazh te vogel me 10 vajza te vitit te trete ne gjimnazet e kryeqytetit. Pyetja ishte e thjeshte dhe intime: A jeni te virgjera? Mund te duket si paradoks, por nga 10 te pyeturat tona, gjimnaziste, vetem 3 prej tyre rezultonin te mos e kishin kafshuar “mollen e mekatit“ , ndersa pjesa tjeter pranonin me sinqeritet dhe pa komplekse qe nuk ishin me te virgjera. Madje mbronin me force idene se virgjeria nuk eshte me nje vlere apo virtyt, qe sipas tradites duhej ruajtur me fanatizem. Ndoshta nje studim i mirefillite sociologjik do ti vinte pikat mbi “i”, por duket dukshem qe ideja per martesen, po ndryshon rrenjesisht.
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

10 gjera qe nuk i gjen me ne Tirane Rat1010 Online
10 gjera qe nuk i gjen me ne Tirane Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9602

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

10 gjera qe nuk i gjen me ne Tirane Empty Re: 10 gjera qe nuk i gjen me ne Tirane

Mesazh nga Musafir 2008-05-01, 16:11

Mendoj se eshte normale qe gjerat te ndryshojne pasi koha ecen para po nuk me pelqen qe ne shqiparet e kemi marr zhvillim mbrapsht!!
nje shembull eshte kjo fjalia:
"....Madje mbronin me force idene se virgjeria nuk eshte me nje vlere apo virtyt, qe sipas tradites duhej ruajtur me fanatizem..."
Me vjen keq qe po humben vlerat e verteta nga deshira per te qene sa me "europiane"..
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi