Vdes 17 vjecarja mbas operacionit per heqjen e bajameve...

2 posters

Shko poshtė

Vdes 17 vjecarja mbas operacionit per heqjen e bajameve... Empty Vdes 17 vjecarja mbas operacionit per heqjen e bajameve...

Mesazh nga NEO 2008-04-28, 23:06

Nje vajze 17 vjecare ka nderruar jete dhe shkak dyshohet te kete qene operacioni qe kreu ne gryke per heqjen e bajameve. Nderkohe prinderit akuzojne shkaktar per vdekjen e vajzes se tyre, mjekun e operacionit. 17 vjecarja Matilda Petriti nga Korca nderroi jete oret e vona te mbremjes ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza (QSUT) ku u soll me urgjence pas hemoragjise qe iu shkaktua nga operacioni qe kreu ne qytetin e Pogradecit. Babai i 17 vjecares ka akuzuar publikisht fajtor per vdekjen e vajzes se tij, mjekun pogradecar i cili punonte ne QSUT, por privatisht dhe ne Pogradec. “Vajza u operua nga bajamet ne nje klinike private ne Pogradec. Pas operacionit te pare jo me larg se 3 dite, vajza pati hemorragji te madhe dhe u detyruam ta sjellim ne Tirane. Pas kesaj u kryen 3 operacione te tjera, por pa rezultat”, tregon babai i vajzes.
Trupi i vajzes ndodhet ne morgun e spitalit te QSUT ku mjeket kane bere ekspertizen mjeko-ligjore rezultoi. Ende nuk ka nje version zyrtar nga organet e shendetesise, por babai konfirmon se ka pasur nje gabim ne heqjen e bajameve. Sipas tij, dyshohet se nje arterie i eshte prere gjate heqjes se tyre. Babai i vajzes ngarkon me pergjegjesi mjekun qe kreu operacionin per bajamet duke shtuar se ceshtyjen do ta ndjeke ne rruge ligjore.



BalkanWeb


Ju si mendoni, a jane te pergjegjshem mjeket ne shqiperi? Nese jo, duhet te ndiqen penalisht per gabimet qe mund te kryejne mbi pacientet?
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Vdes 17 vjecarja mbas operacionit per heqjen e bajameve... Rat1010 Online
Vdes 17 vjecarja mbas operacionit per heqjen e bajameve... Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9602

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vdes 17 vjecarja mbas operacionit per heqjen e bajameve... Empty Re: Vdes 17 vjecarja mbas operacionit per heqjen e bajameve...

Mesazh nga NEO 2008-04-30, 12:47

Mjeku otorino-laringolog Xhevahir Hoxhallari ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" tregon te gjithe "historine" e operacionit dhe vdekjen e 17-vjecares nga Maliqi i Korces. Sipas tij, pacientja nuk ka pasur hemorragji deri tri dite pas operacionit, ndersa prerjen e venave, ai e sqaron si nje fenomen te perhershem gjate nderhyrjeve kirurgjikale.

Dy dite me pare, nje nga pacientet tuaja, te cilen e keni operuar ne kliniken tuaj private, ka nderruar jete, a mund te na thoni ate qe ndodhi?

Normalisht, si njeri ndiej nje dhimbje te madhe, per nje vajze qe ka humbur jeten ne moshen me te bukur te saj dhe kjo me vret, me dhemb ne shpirt. Si mjek, sigurisht, me vjen shume keq dhe ndihem i lenduar ne sedren time personale, si nuk arrita te shpetoj nje pacient. Ligjerisht dhe profesionalisht ndihem i qete ne ndergjegjen time, sepse kam bere hap pas hapi, cdo gje qe duhej bere per ndjekjen e pacientes, per operacionin per gjithe mjekimin. Jam i qete gjithashtu ne perballje me ekspertizen ligjore dhe ekspertet, te cilet do te nxjerrin perfundimet se kush eshte shkaku i vertete i vdekjes se vajzes. I pres me qetesi keto perfundime, madje mezi pres te mesoj se kush ishte shkaku i vertete i vdekjes se vajzes.

Familjaret e vajzes kane drejtuar ndaj jush shume akuza, sa te verteta jane ato?

Dua te them se kam degjuar shume akuza keto dite ne media, ndihem shume i lenduar nga nje perbaltje dhe fyerje. I justifikoj familjaret, te cilet kane thene ndoshta edhe plot gjera te paverteta, i justifikoj vertet, sepse kane nje dhimbje te madhe ne shpirt. Edhe une mezi pres qe te qetesohen pak gjerat dhe t'u shpreh ngushellimet e mia direkt familjareve, por nuk mund te pranoj qe eshte faji im.

Kur eshte bere operacioni i vajzes dhe si ka shkuar ai?

Operacioni eshte bere ne kete qe sapo permenda me daten 6 prill, ne kushte shume te mira dhe brenda protokolleve. Po keshtu edhe periudha post-operatore ka qene shume e mire dhe nuk ka pasur asnje nderlikim, asnje dyshim qe vajza mund te kete pasur nje problem. Po keshtu, vajza ka shkuar ne shtepi dhe ka qene shume mire tre-kater ditet e para, dhe diten e katert ka pasur nje hemorragji, e cila nuk ka qene shume e madhe. Normalisht, keto lloj hemorragjish pas dites se katert dhe javes se pare, ne i presim. Keto lloj operacionesh shpeshhere shoqerohen me hemorragji dhe nuk eshte ndonje cudi qe pas operacionit pati gjak. Cudia eshte se si rrodhen gjerat me vone.

Ketu kane filluar edhe problemet e para, si eshte bere kurimi i saj?

Hemorragjia e pare eshte manipuluar ne Korce, ka ndaluar pa probleme eshte rikthyer vajza ne shtepi dhe ka qene shume mire. Para dy ditesh, vajza ka pesuar hemorragjine e fundit ne mengjes heret ku ndihmen e pare mjekesore e ka marre ne spitalin e Korces. Me pas jam lajmeruar nga familjaret, ndersa une vete kam kontaktuar me mjekun e Korces, ku jam interesuar per gjendjen e 17-vjecares. Ata me kane pohuar se ka pasur nje hemorragji jo aq te madh sa ka pasur edhe heret e kaluara dhe nga meraku qe kam pasur kam shkuar per ta pare. Ne kontaktin e pare, kam vene re se gjendja e saj ishte e stabilizuar, por qe duhej ndjekur, sepse hemorragjia mund te perseritej. Duke mos pasur mundesi per ta ndjekur ne Korce pacienten, u kerkova familjareve qe ta trajtoja ne Tirane dhe te gjithe ishin dakord. Me nje autoambulance kam shoqeruar pacienten per ne Tirane dhe e kam shtruar vete, ku kam bere analizat e kam pritur pergjigjen e tyre. Analizat ishin me alternime te lehta qe nuk te linin pershtypjen e nje semundje te rende. Ndersa jam larguar per pak ore nga spitali, pasi pacientja ishte nen kujdesin e mjekut roje, jam rikthyer pas dy oresh dhe kontrolloj perseri vajzen, e cila ishte ne gjendje te stabilizuar. Pasi largohem, duke lene edhe porosite te mjeku i rojes, pas 15 minutash lajmerohem nga mjeku per nje hemorragji shume te vrullshme. Jam rikthyer perseri dhe u futa perseri ne sallen e operacionit per te kryer procedurat e mjekimit, por pacientja nuk mundi te perballonte kete hemorragji.

Si shpjegohet kjo nga ana mjekesore? Nga akuzat te cilat nuk jane te specializuara ne kete fushe eshte pohuar se eshte prere nje vene?

Gjate operacioneve gjithmone priten vena, kjo eshte me se normale. Keto ene gjaku trompozohen, mbyllen dhe plaga sherohet dhe gjithcka shkon mire. Here pas here ditet e para mund te hapet ndonje ene gjaku, e cila mund te mbyllet vete. Ne rastin e vajzes eshte hapur nje ene gjaku dhe padyshim nuk eshte hapur ne operacion, sepse gjate operacionit dhe me pas nuk ka pasur pike gjaku. Sepse te presesh nje vene te rendesishme ne operacion do te thote qe gjaku te mos pushoje qe nga koha e operacionit e ne vazhdim. Nuk eshte aspak e vertete qe doktori i preu nje vene qe e coi vajzen ne vdekje, proceset qe kane ndodhur ne organizem kane qene te tilla qe vazhduan te thellojne demtimin e eneve te gjakut. Cfare ka ndodhur ne te vertete e kam shume te veshtire ta them dhe une po pres me padurim ekspertizen mjeko-ligjore dhe mendimin e specialisteve per te dhene nje konkluzion.



Koha Jone


avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Vdes 17 vjecarja mbas operacionit per heqjen e bajameve... Rat1010 Online
Vdes 17 vjecarja mbas operacionit per heqjen e bajameve... Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9602

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vdes 17 vjecarja mbas operacionit per heqjen e bajameve... Empty Re: Vdes 17 vjecarja mbas operacionit per heqjen e bajameve...

Mesazh nga Musafir 2008-05-01, 16:00

E pashe edhe ne lajme kete...me te vertet turp!!
Mjere ai qe bie ne duar te mjekeve tone...
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vdes 17 vjecarja mbas operacionit per heqjen e bajameve... Empty Re: Vdes 17 vjecarja mbas operacionit per heqjen e bajameve...

Mesazh nga anisa_3 2008-05-02, 21:15

pse vetem te mjekve shqiptare?
edhe ketu ne greqi nuk eshte per te shkuar ne spital..
ktu ndoshin shume shpesh te tilla raste...

pshm.nje shoqja ime vjet thyvi gishtin e vogel te kembes,e cojme ne spital pervec qe na mori mbi 3 ore qe ta shikonin i vene te gjithe kemben ne allci,neve na iku truri,kujt ja thonim qeshnin..me tej ca pret?!
anisa_3
anisa_3
100 % Shqiptare
100 % Shqiptare

Vdes 17 vjecarja mbas operacionit per heqjen e bajameve... Rat1010 Online
Vdes 17 vjecarja mbas operacionit per heqjen e bajameve... Rot10 Offline

Female
Numri i postimeve : 540
Age : 40
Vendodhja : greece
Koha e lire : ...
Puna : ...
Registration date : 10/10/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 30
<b>Kredite</b> Kredite : 6075

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vdes 17 vjecarja mbas operacionit per heqjen e bajameve... Empty Re: Vdes 17 vjecarja mbas operacionit per heqjen e bajameve...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi