Epoka e informimit

Shko poshtė

Epoka  e informimit Empty Epoka e informimit

Mesazh nga Musafir 2008-05-08, 18:23

Disa mijėvjeēarė pas krijimit tė planetit tonė dhe lindjes sė formave elementare tė jetės organike nė tė nisi Epoka e Reptilėve (Age of Reptiles), e cila ia la vendin Epokės sė Mamalėve (Age of Mammals). Pastaj erdhėn Epoka e Artė (Golden Age), Epoka e Legjendave (Age of Fable), Epoka e Augustit (Age of Augustus), Epoka e Migrimeve tė mėdha (Age of Migrations), Epoka e Mesjetės (Dark & Middle Ages), Epoka e Absolutizmit (Age of Absolutism) dhe Epoka e Arsyes (Age of Reason), Epoka e Zbulimeve tė Mėdha gjeografike (Age of Exploration), Epoka e Perandorisė (Age of Empire) dhe Epoka e Revolucionit Industrial (Industrial Age). Mė vonė erdhėn Epoka e Virtytit (Age of Innocence) dhe Epoka e Ankthit (Age of Anxiety), pastaj Epoka e Zbulimit tė Hapėsirės Kozmike (Space Age), Epoka e Akuariusit (Age of Acuarius) dhe, mė nė fund, Epoka e Informacionit (Information Age).
Qytetėrimi i sotėm akoma vazhdon tė jetė nė Epokėn e Informacionit, tė pėrshpejtuar tashmė nė mėnyrė tė paparė pėrmes teknologjisė moderne, veēanėrisht Internetit dhe mundėsive tė tjera qė krijon komunikimi nė hapėsirėn kibernetike. Nė ditėt tona informacioni luan, si tė thuash, rolin qė ka luajtur ari nė periudhėn e tregtisė koloniale, e cila njihet ndryshe si Epoka e Merkantilizmit.
Jo mė shumė se dhjetė vjet mė parė, nė Shqipėri numėroheshin me gishta ata individė qė kishin mundėsi tė pėrdornin Internetin. Sot Interneti ėshtė bėrė njė gjė e zakonshme nė shumė familje shqiptare dhe njė medium, nė tė cilin mund tė hyjė kushdo qė ka dėshirė dhe njohuri krejt minimale. Interneti ka ndryshuar nė mėnyrė rrėnjėsore shoqėrinė e sotme, nė radhė tė parė mėnyrėn e komunikimit midis njerėzve dhe organizatave, mėnyrėn e marrjes, tė transmetimit dhe tė ruajtjes sė informacionit dhe deri mėnyrėn e operimit institutional, duke krijuar forma tė reja komunikimi, administrimi dhe kontrolli, siē janė ndėr tė tjera "e-government", "e-conferences" apo universitetet "online". Aq e vėrtetė ėshtė kjo, sa qė pėr njė njeri tė kultivuar nė kohėn tonė ėshtė e pamundur tė imagjinohet jeta e sotme pa kompjutrin dhe Internetin. Kėto janė mjetet "kozmike" qė e nxjerrin atė ēdo ditė pėrtej orbitės sė universit tė perceptueshėm dhe tė prekshėm prej tij nė njė hapėsirė tė re, tė paperceptueshme pėr shqisat njerėzore, tė paimagjinueshme pėr mendjen e njeriut, e megjithatė, po aq reale dhe objektive sa edhe materia qė na rrethon..




Ne nje teme tjeter rezultonte se shume prej nesh kalojne teper kohe para pc,nese me pare kohen e lire do preferonim ta kalonim me shoqerine neper rruget e qytetit tone, sot me siguri do zgjedhim internetin...a mendoni se eshte dicka positive kjo "semundje" informatizimi apo jeni te lumtur per kete zhvillim??
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Epoka  e informimit Empty Re: Epoka e informimit

Mesazh nga NEO 2008-05-08, 23:34

Material shume interesant arla. Ne fakt kjo eshte epoka me e ndritur e te tera koherave qe ne krijimin e njerezimit. Ne cdo epoke njeriu ka evoluar dhe bashke me te edhe mjetet e informimit. Sot interneti apo dhe telefoni jane mjetet me te perdorura ne bote. nuk mund te konceptohet qe te kryhet nje pune pa pranine e kompjuterit apo qe te merren informacione pa pranine e internetit. Duhet te nenvizojme faktin qe interneti po ze gjithmone e me shume vend ne jeten tone por gjithashtu po i ze vendin shume gjerave te tjera si psh. librit, shetitjeve mbasdite, deri dikur dhe aktivitetit sportiv. ne fakt keto qe permenda hyjne tek pjesa negative ose si te themi cmimi qe paguajme per kete sherbim qe gjithmone e me shume po na terheq dhe na i ben oret te kalojne sikur te ishin minuta.

Dua te jap ca informata se si lindi interneti, fare shkurt pa u zgjatur.
Per here te pare interneti u perdor nga amerikanet dhe me sakte nga dy universitete qe komunikonin ne nje distance fare te shkurter, duke shkembyer te dhena apo informacione te ndryshme. me pas interneti gjeti perdorim ne ushtrine amerikane. Per shume kohe interneti u zhvillua ne kete sektor duke e bere ushtrine amerikane mjaft efikase ne nderhyrjet e saj dhe koordinimin e sulmeve ne cdo pike te globit (flasim per periudhen kur interneti nuk kishte kete perdorim qe ka sot. pasi ishte sherbim i rezervuar vetem per ushtrine amerikane). Me vone ky model u adaptua nga kompanite kompjuterike dhe softuerve. ketu kemi lindjen e ISP (internet service provider) qe benin te mundur me ane te serverave te fuqishem mbajtjen online te ketij gjigandi qe gjithmone e me shume po terhiqte njerez nga e gjithe bota. Me pak fjale sot PC dhe interneti jane kthyer ne nje mjet te domosdoshem per kedo nga ne, keshtu qe per mendimin tim eshte ne sherbim te evoluimit te njeriut.
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Epoka  e informimit Rat1010 Online
Epoka  e informimit Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9611

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Epoka  e informimit Empty Re: Epoka e informimit

Mesazh nga Musafir 2008-05-09, 14:45

Dhe mendon se ky sherbim eshte 100% positiv?dmth pervec atyre gjera negative qe permende nuk ka tjeter??


Edhe per mua interneti eshte dicka e rendesishme po me duket se cdo avancim i teknologjise (jo vetem pc) po na ben te humbasim gjithmone e me shume dimensionin human!
Kam pare nje film ku zhvillimi yne kishte arritur ne ate pike sa cdo familje kishte nje robot ne shtepi qe i bente punet..keshtu si po ecim kjo fantazi mund te behet realitet dhe mua kjo gje nuk me duket komplet pozitive!
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Epoka  e informimit Empty Re: Epoka e informimit

Mesazh nga NEO 2008-05-09, 23:07

une nuk mendoj qe ky sherbim eshte 100% pozitiv. Ne internet nuk ka rregulla, eshte nje bote pa police, pa ligje, pa kushtetute. Cdokush ben ate qe do dhe thote ate qe mendon pa u privuar nga askush. ( jo ne abuzim heee). Nejse, arla ti ke te drejte kur thua qe pak nga pak njerezve po u humbet dimensioni human. Por mos harro qe gjithmone ne krye te piramides qendron njeriu. Shpikjet e tij poztivie apo negative jane te ideuara prej tij, vetem ne rast kur keto shpikje cenojne rende ekzistencen e tij. Persa i perket internetit, eshte nje sherbim i cili i jep mundesi te gjitheve te shprehen dhe te jene te barabarte. Tipa te mbyllur apo te hedhur, njerez qe nuk kane akses shume ne shoqeri apo qe jane te shkathet e te zhdervjellet ne jeten relae. te gjithe barazohen ne internet duke u fshehur mbas nje identiteti te rreme apo dhe te vertete. kjo eshte mrekullia internet, ku sekush nga ne gjen ate qe nuk e gjen ne jeten reale.... lirine....
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Epoka  e informimit Rat1010 Online
Epoka  e informimit Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9611

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Epoka  e informimit Empty Re: Epoka e informimit

Mesazh nga Musafir 2008-05-09, 23:40

Por mos harro qe gjithmone ne krye te piramides qendron njeriu. Shpikjet e tij poztivie apo negative jane te ideuara prej tij, vetem ne rast kur keto shpikje cenojne rende ekzistencen e tij.

Pikerisht edhe un per kete te them edhe un..po ndertojme nje piramide qe nuk e di ku po na dergon...problemi eshte se do vije nje dite qe do biem nga kjo!
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Epoka  e informimit Empty Re: Epoka e informimit

Mesazh nga NEO 2008-05-09, 23:42

renia nga piramida ose jo, varet nga aftesia per te menaxhuar shpikjet e tij.
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Epoka  e informimit Rat1010 Online
Epoka  e informimit Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9611

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Epoka  e informimit Empty Re: Epoka e informimit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi