Vesa Luma enderron te arrije ne MTV AWARDS

Shko poshtė

Vesa Luma enderron te arrije ne MTV AWARDS Empty Vesa Luma enderron te arrije ne MTV AWARDS

Mesazh nga Musafir 2008-05-08, 18:28

Pėr herė tė parė u bė e njohur nė Shqipėri kur mori pjesė nė spektaklin “Ethet e sė premtes mbrėma”, nė 2004-ėn. Vesa Luma do tė shfaqej atėherė me njė zė tė fortė impresionues qė nuk do tė kalonte pa bėrė pėrshtypje. Dhe kjo pėrshtypje do vazhdonte tė zgjaste pėr shumė kohė. Ndėrsa studion pėr komunikim masiv, ajo e sheh veten njėkohėsisht tė mbėshtetur fort nė pasionin e saj, qė ėshtė kėnga. Po pėrgatitet tė hedhė nė treg albumin e saj tė parė dhe njėkohėsisht po realizon dhe njė videoklip tė ri tė njė kėnge kompozuar nga Florian Mumajesi, kėngė kjo qė, sipas Vesės, ėshtė mjaft e veēantė. Momentalisht ajo po bėn turne nėpėr Kosovė, ndėrsa pret shtatorin pėr t’u pėrfshirė nė evenimente muzikore dhe si njė pjesė e madhe e kėngėtarėve, siē shprehet vetė kėngėtarja bionde, aspiron “MTV Music Awards”
Cilat janė planet tuaja aktuale nė fushėn e muzikės?
Jam nė mbarim tė videoklipit tim tė ri, tė kėngės qė e ka kompozuar Florian Mumajesi, ėshtė kėngė e veēantė, prandaj dhe videoklipi do tė jetė i tillė. Gjithashtu jam nė realizimin e albumit tim tė parė, i cili mendoj tė dalė nė shitje nė dhjetor, shpresoj se do tė ketė sukses, sepse kam punuar dhe vazhdoj tė punoj shumė seriozisht nė tė.
A keni nė plan tė merrni pjesė nė ndonjė eveniment muzikor sė afėrmi?
Momentalisht po bėj turne nėpėr Kosovė, nė pishina, qė tashmė janė aktuale, dhe mendoj se janė mė aktuale deri nė shtator kur fillojnė evenimentet e rėndėsishme, tė cilat kėtė vit do t’i frekuentoj.
Cilėt janė kėngėtarėt tuaj tė preferuar?
Layren Hill, Alicia Keys dhe normalisht Whitney Huston.
Tek “Kodi Binjak” keni kėnduar kėngėt e Whitney Houston, e zgjodhėt vetė tė interpretoni kėngėt e saj?
Sa isha pjesėmarrėse nė “Ethe”, gjithmonė me apo pa qėllim kam kėnduar kėngė tė saj, andaj edhe organizatorėt e “Kodit” menduan se mund tė isha mė e mira pėr ta prezantuar Whitney-n.
Nėse do tė krahasonit zėrin tuaj me tė njė kėngėtareje me pėrmasa botėrore, a do tė ishte Whitney Houston, sė cilės i pėrngjani mė shumė?
Ndoshta edhe mund tė thuhet, por unė mendoj se nė rend tė parė do ta kisha futur Alicia Keys, sepse edhe ajo ka zė tė ngjirur sikurse unė.
Si ėshtė Vesa jashtė muzikės?
Thonė se jam shumė modeste, por tė njėjtėn kohė edhe ambicioze, jam e thjeshtė dhe e pėrshtatshme nė ēfarėdo shoqėrie si dhe jam tip pozitiv.
Ku keni planifikuar t’i kaloni pushimet e verės?
Do tė jem nė shtėpi me familjarėt e mi, sepse kam kaluar pak kohė me ta gjatė vitit, ky do tė ishte pushimi im i preferuar. Ndodh dikur nga mesi i gushtit tė bėj plazh nė vendin mė tė bukur nė botė, pra nė Dhėrmi, por akoma asgjė nuk ėshtė e sigurt.
Pėr ēfarė studioni dhe nė ēfarė profesioni e shihni veten nė tė ardhmen?
Tash do tė jem absolvente nė komunikim masiv dhe e shoh veten si njė gazetare dhe prezantuese e suksesshme, por qė do ta kem kėngėn gjithmonė motiv.
Kush ėshtė personi qė ju pėrkrah mė shumė nė karrierėn tuaj muzikore?
Mė pėrkrahin tė gjithė njerėzit me tė cilėt jetoj dhe me tė vėrtet u jam falėnderuese, sepse po tė mos ishin ata nuk do tė isha kėtu ku jam.
Nė cilėn skenė ėndėrroni tė kėndoni?
Si gjithė kėngėtarėt tjerė, mendoj nė “MTV Music Award”.
Pėr tė gjithė ata qė s’e dinė kur keni kėnduar pėr herė tė parė?
Pėr herė tė parė kam kėnduar nė njė festival pėr fėmijė, kur kisha vetėm 5 vjeē. Atė kohė isha pjesė e njė grupi tė fėmijėve dhe organizonim festivale dhe koncerte tė ndryshme, unė shumė shpesh isha soliste me kėngė tė kompozuara nga autorė tė ndryshėm.
Kush e ka vėnė re zėrin tuaj fillimisht?
Nėna ime ishte, ajo qė vuri re zėrin tim, ndoshta sepse edhe ajo vetė nė moshėn e saj rinore ishte kėngėtare.
Cila ėshtė kėnga e parė me tė cilėn keni dalė pėrpara njė publiku?
Kėnga pėr fėmijė “Alo Alo Rebeka”, me tė cilėn nė njė nga festivalet tona fitova ēmimin e parė.
Emocionet e daljes sė parė nė skenė?
Isha shumė e vogėl, andaj nuk mė kujtohet aq mirė, por gjithsesi duhej tė kem ndier emocion tė veēantė, zakonisht emocionet nuk di t’i shpreh me fjalė.
Nėse nuk do kishit marrė pjesė tek “Ethet e sė premtes”, a kishit menduar se si mund tė pėrfshiheshit seriozisht nė muzikė?
Mendoj se do tė kisha bėrė tė pamundurėn pėr tė ardhur deri te serioziteti i punės, ashtu siē e kam edhe natyrėn, por me Ethet kam fituar njė stazh tė veēantė dhe e kam armėn time mė tė fortė pėr ēdo paraqitje apo prezantim.
A dini t’i bini ndonjė vegle muzikore?
Po, unė kam vijuar shkollėn fillore dhe tė mesme tė muzikės, dhe di t’i bie flautit dhe pianos.
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi