STUDIMET PER NE ITALI 11 GUSHTI AFATI I FUNDIT

Shko poshtė

STUDIMET PER NE ITALI 11 GUSHTI AFATI I FUNDIT Empty STUDIMET PER NE ITALI 11 GUSHTI AFATI I FUNDIT

Mesazh nga Sajmiri 2008-07-18, 19:55

Aplikantėt qė duan tė ndjekin studimet e larta nė njė nga universitetet italiane duhet tė dorėzojnė Dėftesėn e Pjekurisė pranė ambasadės Italiane nė Tiranė, jo mė vonė se data 11 gusht. Ora 12.00 e kėsaj date, ėshtė afati i fundit qė njė aplikant tė paraqesė pranė ambasadės Italiane nė Tiranė, certifikatėn e Maturės, e cila duhet tė dorėzohet e mbyllur nė zarf. Pėr tė evituar ndonjė problem nė paraqitjen e dokumenteve, gjė qė mund rrezikojė edhe tė drejtėn e tyre pėr studim jashtė vendit, aplikantėt duhet tė tregohen shumė korrekt nė zbatimin e rregullave qė ka vendosur kjo Ambasadė pėr kėtė aplikim. Ambasada Italiane ėshtė e vetmja nga tė gjitha shtetet e tjera qė kėrkon certifikatėn e Maturės Shtetėrore, si dokument kryesor pėr maturantėt qė duan tė konkurojnė pėr nė universitetet italiane. Gjithashtu, kusht kryesor pėr tė ndjekur studimet nė njė nga universitetet italiane ėshtė qė duhet tė kalohen tė dyja provimet me zgjedhje, qė janė tė nevojshme pėr regjistrimin nė universitetet shqiptare.
Rregullat
Sipas rregullave tė pėrcaktuara nga Ambasada Italiane, Dėftesa e Pjekurisė duhet tė jetė nė origjinal, e firmosur dhe vulosur nga Drejtoria Arsimore e Rrethit dhe nga Ministria e Arsimit. Gjithashtu, ajo duhet pėrkthyer nė italisht nė ēdo pjesė tė saj, noterizuar tek noteri dhe nė fund legalizuar nė Ministrinė e Jashtme Shqiptare. Vetėm pasi ky origjinal tė jetė vulosur e firmosur nė Drejtorinė Arsimore tė Rrethit dhe nė Ministrinė e Arsimit, tė jetė pėrkthyer, tė jetė noterizuar dhe nė fund tė jetė legalizuar nė Ministrinė e Jashtme Shqiptare, asaj duhet t’i bėhen dhe dy fotokopje, tė panoterizuara, por tė kapura veē e veē, me pincetė kancelerie, tė tė gjitha fletėve, pėrfshirė: vulat e institucioneve shqiptare, pėrkthimin, noterizimin dhe legalizim nė Ministrinė e Jashtme qė i keni bėrė origjinalit. Tė njėjtin afat pėr dorėzimin e Dėftesės sė Pjekurisė kanė edhe aplikantėt tė cilėt e kanė mbaruar shkollėn e mesme nė vitet e mėparshme, por provimeve tė Matures Shtetėrore i janė nėnshtruar kėtė verė. Kėta aplikantė duhet tė paraqesin pranė ambasadės Italiane certifikatėn e Maturės Shtetėrore nė origjinal, lėshuar kėtė vit nga Agjencia Qendrore e Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve (AVA). Vetėm pasi ky origjinal tė jetė pėrkthyer, noterizuar dhe nė fund legalizuar nė Ministrinė e Jashtme Shqiptare duhet t’i bėhen dhe dy fotokopje, tė panoterizuara, por edhe tė gjitha fletėve, pėrfshirė, pėrkthimin e noterizimin dhe legalizimin nė Ministrinė e Jashtme qė i keni bėrė origjinalit.
Plotėsimi
Tė gjithė dokumentacionin aplikantėt duhet ta fusin nė njė zarf dhe ta dorėzojnė personalisht sipas kalendarit.
Mbi kėtė zarf ju duhet tė shėnoni qartė me gėrma tė mėdha shtypi: Emrin dhe Mbiemrin tuaj (pra tė studentit); Vetėm 1 Universitet Italian, 1 Fakultet dhe 1 Degė tė pėrzgjedhur (atė qė keni shėnuar e pėrzgjedhur nė MODELLO A, e cila nuk mund tė ndryshohet mė); Adresėn e saktė ku banoni, numėr telefoni fiks (jo celular); Mesataren e saktė tė tė katėr viteve, tė pėrllogaritur nė “Dėftesėn e Pjekurisė” nga vetė shkolla. Kėtė zarf, pėr lehtėsi veprimi, mund ta dorėzoni personalisht dorazi pranė sportelit tė kėsaj Ambasade, qė ndodhet pėrballė Televizionit Publik Shqiptar, ose ta nisni me poste me destinacion: AMBASADA ITALIANE, KANCELERIA KONSULLORE, RRUGA: LEK DUKAGJINI N. 2, ZYRA E REGJISTRIMEVE UNIVERSITARE, TIRANE. Informacionet e mėsipėrme janė tė vlefshme vetėm pėr ata kandidatė, tė cilėt pasaportėn e kanė tėrhequr pranė komisariateve tė rretheve nė vijim: Tiranė, Durrės, Kavajė, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizė, Mat, Krujė, Kurbin, Pogradec, Korēė, Devoll dhe Kolonjė. Tė tjerėt, duhet t’i drejtohen Konsullatave Italiane nė Vlorė e Shkodėr, sipas jurisdiksionit pėrkatės.
Regjistrimi paraprak
Tė gjithė studentėt shqiptarė tė cilėt plotėsojnė kėrkesat pėr regjistrim pranė universiteteve shqiptare dhe qė kanė kaluar me sukses tė dy provat me shkrim e me gojė tė provimit pėr njohjen e gjuhės italiane (CELI 3), kanė tė drejtė tė paraqesin kėrkesė pėr regjistrim paraprak pranė universiteteve italiane. Kėrkesat do tė nisen mė pas, nga ana e Kancelerisė Konsullore tė Ambasadės Italiane nė Tiranė, drejt universitetit italian tė pėrzgjedhur, i cili edhe do tė vendosė nė fund mbi praninim e studentėve, sipas vendeve tė rezervuara pėr studentėt e huaj. Vendet e disponueshme pėr kėta studentė mund t’i gjeni duke konsultuar faqen e internetit, nė adresėn:
http://ėėė.studiare-in-italia.it/studentistranieri/. Konsiderohen tė pėrjashtuar nga dhėnia provimit tė Celi 3 vetėm studentėt shqiptarė tė cilėt, kanė kryer liceun dygjuhėsh italo-shqiptar.

Informacion pėrfundimtar pėr tė gjithė
Studentėt tė cilėt kanė humbur Dėftesėn origjinale, mund tė paraqesin njė vėrtetim zėvendėsues, qė tė pėrmbajė notat e tė gjitha viteve
Dėftesa e Pjekurisė nė origjinal dhe certifikata e Maturės Shtetėrore nė origjinal, tė pėrkthyera, noterizuara dhe legalizuara, qė do tė dorėzoni nė fazat pėrkatėse, do iu rikthehen nė fund, pėrpara nisjes, nėpėrmjet postės sė union express-it, nė mėnyrė qė t’i dorėzoni personalisht pranė sekretarive tė universiteteve pėrkatėse, pėr tė mbyllur regjistrimin, sė bashku me origjinalin e certifikatės sė Celi 3
Kujdes! Nė momentin pėrfundimtar, mos u nisni pa kėrkuar tėrheqjen e Dėftesės sė Pjekurisė dhe tė certifikatės sė Maturės Shtetėrore nė origjinal, dokumenta tė cilat do iu rikthehen nėpėrmjet zyrave tė union express-it (ndėrkohė certifikatėn e Celi 3 nė origjinal e keni vete dhe mos harroni ta merrni edhe atė me vete). Pėrveē pajisjes me vizė studentore, duhet tė merrni me vehte, pėrpara nisjes, edhe Dėftesėn e Pjekurisė nė origjinal, certifikatėn e Maturės Shtetėrore nė origjinal tė legalizuara nga Konsullata Italiane nė tiranė, sė bashku me origjinalin e certifikatės sė Celi 3.
Dokumentet
Kėrkesa pėr regjistrimin paraprak (Modeli A)
Formulari i Autentifikimit tė Fotografisė
Dėftesa e Pjekurisė nė origjinal
Dy fotokopje tė formularit A1
Dy fotokopje tė certifikatės sė njohjes sė gjuhės italiane, (CELI 3)
Origjinali si dhe dy fotokopje tė plota tė titullit tė studimit
Fotokopje e pasaportės (faqja ku ndodhet fotografia)
Dy fotografi me ngjyra
Dokumentet duhet tė futen nė zarf mbi tė cilin duhet tė shkruhet qartė:
Emri dhe mbiemri i studentit
Universiteti, fakulteti, dega e studimit
Numri i telefonit (celular, telefon shtėpie, apo edhe e-mail-i nėse keni)
Mesatarja e notave tė shkollės sė mesme
Sajmiri
Sajmiri
Administrator
Administrator

STUDIMET PER NE ITALI 11 GUSHTI AFATI I FUNDIT Rat1010 Online
STUDIMET PER NE ITALI 11 GUSHTI AFATI I FUNDIT Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 1093
Age : 39
Vendodhja : Itali
Koha e lire : shum pak
Puna : me bollik
Registration date : 12/12/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 12
<b>Kredite</b> Kredite : 6058

http://livefutoll.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi