Termet ne Itali

Shko poshtė

Termet ne Itali Empty Termet ne Itali

Mesazh nga NEO 2009-04-06, 14:26

Tėrmeti, Italia nė kaos. 70 tė vdekur, 4 prej tyre shqiptarė nga Maqedonia

ABRUZO

4 shqiptarė tė Maqedonisė humbin jetėn, 2 prej tyre fėmijė

Ora 14:10
-Katėr
shtetas tė Maqedonisė prej tė cilėve edhe shqiptarė tė kėtij shteti
kanė humbur jetėn nga tėrmeti qė goditi zonėn e Akuilas nė orėt e para
tė mėngjesit. Dhimbja bėhet dyfish e rėndė kur u mėsua se mes
viktimave, dy janė fėmijė. Sipas informacioneve jozyrtare qė ka marrė
Ambasada e Maqedonisė nė Romė, kanė humbur jetėn 44 vjeēari Refik
Asani, Valbona Osmani (13 vjec) dhe Alejna Zejnulla (11vjec) dhe Nurie
Abdiu, 41 vjec. Katėr viktimat kanė jetuar nė qytetin italain Akuila qė
ka qenė edhe epiqendra e tėrmetit.

Ngushellime dhe ndihma per Italinė

Ora13:00
-Presidenti
amerikan Barak Obama ka derguar ngushellimet e tij per popullin
italian. Nderkaq, vende te ndryshme te Bashkimit Europian kane ofruar
ndihme per Italine.
Lekundje te lehta ka pasur prej 2-3 ditesh ne
Itali dhe sipas nje zyrtari te mbrojtjes civile i cili foli me
gazetaret e agjencise Reuters, termeti mund te lere rreth 50 mije te
pastrehe.

Mesditė, numri i viktimave arrin 50

Ora 12:30-Rėndohet
bilanci i viktimave nė Abruco tė Italisė ku tėrmeti ka prekur rėndė
zonėn e Akuilas. Agjencitė e lajmeve italiane raportojnė pėr 50 tė
vdekur. Po keshtu lajmi i hidhur qė pason numrin e viktimave ėshtė se
kjo shifėr mund tė rritet nga ora nė orė.

Paganica, zona mė e prekur

Ora 12:20-Agjencitė
e lajmeve italiane bėjnė tė ditur se dėmtimet mė tė mėdha kanė ndodhur
nė Paganica, fshat pranė Abrucos nė rajonin Akuila tė Italisė.
Pikėrisht nė kėtė fshat raportohet se banon dhe njė familje shqiptare
qė nuk ėshtė gjendur ende. Familja ka edhe njė fėmijė qė sapo ka
mbushur 3 vjec raportojnė korrepondentė tė Corriere della Serra nga
vendngjarja.

PS, Rama ngushellime familjeve italiane te viktimave

Ora 12:15-Edi
Rama, kryetari i Partisė mė tė madhe opozitare nė Shqipėri, PS ka ka
shprehur sot ngushellimet me te thella per familjet e viktimave nga
tragjedia e rende ne Itali si pasoje e termetit. Nė njė konferencė pėr
shtyp, Rama tha se i kishte derguar nje mesazh ngushellimi autoriteteve
me te larta italiane ku shpreh keqardhje per tragjedine e ndodhur dhe
solidaritet me popullin italian

Berisha mesazh ngushėllimi Berluskonit

Ora 12:30
-Nė
kėto ēaste tė vėshtira, ku njė tėrmet i rėndė ka goditur zonėn e
Abruzos dhe ka marrė shumė jetė njerėzish, ka plagosur shumė tė tjerė
dhe ka shkaktuar dėme tė konsiderueshme materiale, Kryeministri Berisha
i ka dėrguar njė mesazh Kryeministrit tė Italisė Silvio Berluskoni.
Pėrmes mesazhit Berisha i bėn tė ditur homologut tė tij Silvio
Berluskoni se, qeveria shqiptare ka vendosur tė akordojė njė shumė
modeste prej 50 mijė euro, nė ndihmė tė familjeve tė lėnduara nga kjo
ngjarje e rėndė natyrore.

Itali, kaos nė Akuila pas tėrmetit shkatėrrimtar

Ora 12:00
-Qindra
persona enden nė mes tė rrugėve, shesheve ose fushave tė futbollit, dhe
pėr fat tė keq nėpėr rrugė mund tė shohėsh edhe tė viktima tė mbuluar
me njė batanije.
Fytyrat e tė mbijetuarve janė akoma tė friksuara
nga tronditja e mbrėmshme. Dhe situata bėhet akoma mė e vėshtirė kur
fillojnė tė ndihen ende tronditje tė vogla, por tė cilat arrijnė tė
shembin vetėm ndėrtesat gjysmė tė shkatėruara.
Kėrkimet pėr
gjetjen e tė mbijetuarve nga tėrmeti shkatėrrimtar filluan qė nė orėt e
para tė mėngjesit dhe ekipeve tė shpėtimit u janė bashkuar edhe
qytetarėt e thjeshtė, qė kanė mbėrritur edhe nga qytete tė tjera tė
vendit pėr tė ndihmuar nė pėrballin e situatės sė rėndė.

Topi dėrgon ngushėllime pėr tragjedinė nė Itali

Ora 11:20
-Presidenti
i Shqipėrisė Bamir Topi i ka dėrguar mesazhe Presidentit tė Republikės
sė Italisė, Xhorxho Napolitano dhe Kryeministrit Silvio Berluskoni ku
shpreh keqardhjen dhe hidhėrimin pėr fatkeqėsinė natyrore qė preku
rajonin e Abrucos.
Dėshiroj tė shpreh hidhėrimin tim pėr kėtė
ngjarje tragjike qė preku popullin mik italian dhe tė dėrgoj
ngushėllimet mė tė thella pėr familjarėt e tė afėrmit e viktimave nė
emrin tim dhe nė emėr tė popullit shqiptar”, thuhet ndėr tė tjera nė
mesazh.

Njė familje shqiptare preket nga tragjedia. Nėn rrėnoja femija 3 vjec

Ora 10:50
-Njė gazetare
e Corriere della Serra duke raportuar nga nga Abruzo rrėfen se banoret
i kane treguar se njė familje shqiptare ndodhet nėn rrėnoja ne nje
fshat te Abruzos. KOrreposndentja e Corriere bėn me dije se njė familje
shqiptare qė ka dhe njė vajzė 3 vjece ndodhet nėn rrėnoja nė fshatin
Paganica tė Abruzos. “i gjithė fshati ėshtė shkatėrruar”, pohon ajo pėr
agjencitė e lajmeve italiane. Si pasoje aktualisht jane zyrtarizuar 2
te vdekur nga ky fshat, 6 te zhdukur. Banoret jane larguar menjehere
nga fshati.

Emigranti shqiptar tregon momentet e tmerrit

Ora 08:00-
Emigranti
shqiptar Genti Cala nė njė telefonatė nga Akuila tregon momentet e
tmerrit. Cala tregon se e ka ndjerė tėrmetin dhe ka dalė menjėherė
jashtė nė momentin e lėkundjeve. Sipas tij shumė banesa janė
shkatėrruar dhe njėrezit janė nė gjendje shoku. “Nuk mund tė hyjmė nė
banesa, pasi ndėrtesa ka pėsuar dėmtime tė mėdha. Shoh shumė njerėz nė
rrugė. Gra, fėmijė pleq janė jashtė dyerve tė shtėpive tė shkatėrruara
dhepo mundohen tė krijojnė kushtet mė minimale pėr veten. Janė lajmėruar tėrmete tė tjerė dhe kemi frikė tė hyjmė brenda nė shtėpi

Tėrmet nė Itali, humbin jetėn 27 persona, mes tyre dhe femije

Ora 07:00--Te
pakten 27 persona kane humbur jeten dhe 40 te tjere rezultojne te
zhdukur ne qytetin e vjeter Akuila, ne rajonin e Abruzos ne Itali, si
pasoje e nje termeti te fuqishem, 6.3 balle te shkalles Rihter qė
tronditi Italine qendrore ne oren 3:30 te mengjesit te sotėm. Mes
viktimave ka edhe pese femije ndersa epiqendra e termetit ka qene 95
kilometra nga kryeqyteti i vendit Rome. Agjencite italiane te lajmeve
flasin per qindra te plagosur te cilet ndodhen prane spitalit te
qytetit i cili gjithashtu rrezikon shembjen ndersa televizionet shfaqen
pamjet e disa ndertesave te rrenuara. Disa media italiane bejne te
ditur se tre prej viktimave jane nga Maqedonia. Nuk bėhet e ditur pėr
ndonjė viktimė me kombėsi shqiptare.
Mesohet se forcat e shpetimit
kane mberritur ne vendin e ngjarjes me shprese per gjetjen e te
mbijetuarve. Godina e prefektures eshte shembur ndersa deme kane pesuar
nje konvikt dhe nje kishe. Lekundje te lehta ka pasur prej 2-3 ditesh
ne Itali dhe sipas nje zyrtari te mbrojtjes civile i cili foli me
gazetaret e agjencise Reuters, termeti mund te lere mijera persona te
pastrehe. Lekundjet e fuqishme ndodhen rreth 5 orė pasi njė tėrmet me
magnitudė 4,6 ballė tronditi rajonin Emilia-Romagna, pranė qytetit tė
Ravenės. Zyrtarėt e sigurisė thanė se tėrmeti kishte njė thellėsi tė
jashtėzakonshme, prej 28 kilometrash.
Kryeministri Italian Silvio Berluskoni shpalli gjendjen e emergjences kombetare.

Itali tėrmetet mund tė jenė tepėr tė rrezikshme, pėr shkak tė
vjetėrsisė sė ndėrtesave, disa prej tė cilave tė pameremetuara. Ne
vitin 2002, nje termet ne qytetin jugor te San Xhulianos ne Pulia la te
vdekur me shume se 20 persona ndersa ne vitin 1997, 13 persona humben
jeten kur nje termet i forte goditi pjesen qendrore te vendit.

(d.b/BalkanWeb)

avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Termet ne Itali Rat1010 Online
Termet ne Itali Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9613

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi