TIRANE FURRAT PO GATUAJNE BUKEN ME MIELL TE INFEKTUAR

Shko poshtė

TIRANE FURRAT PO GATUAJNE BUKEN ME MIELL TE INFEKTUAR Empty TIRANE FURRAT PO GATUAJNE BUKEN ME MIELL TE INFEKTUAR

Mesazh nga Sajmiri 2008-07-18, 19:58

Shėndeti i banorėve tė Tiranės prej katėr ditėsh po rrezikohet nga cilėsia e bukės qė konsumojnė. Gatimi me miell tė infektuar pritet tė japė alarmin shumė shpejt nė tė gjithė kryeqytetin. Nė kėtė pėrfundim paraprak, kanė mbėrritur specialistėt e Higjienės, pas ankesės sė njė qytetari qė ka mbėrritur nė zyrat e tyre me njė bukė tė prishur nė dorė. Pas kėtij shqetėsimi, specialistėt kanė inspektuar nė mėnyrė tė menjėhershme furrėn e bukės duke marrė dhe mostra pėr analizė mė tė specializuar. Sipas specialistėve, furrat e bukės nė kryeqytet pėr shkak tė mungesės sė dezinfektimit, janė tė rrezikuara nga sėmundja e patates. Vetėm katėr ditė mė parė, nė njė furrė buke nė njė nga lagjet e populluara tė Tiranės, ėshtė shfaqur njė rast sporadik i kėsaj sėmundjeje. Ka qenė njė qytetar ai qė ka vėnė pėrpara pėrgjegjėsisė Drejtorinė e Higjienės pėr tė marrė masat e nevojshme. Tė kontaktuar nga gazeta “Albania”, njė gjė e tillė ėshtė pranuar edhe nga vetė drejtuesi i kėsaj Drejtorie, i cili ka bėrė tė ditur se fillimisht rasti ėshtė denoncuar nga njė qytetar, i cili e ka blerė bukėn nė kėtė furrė dhe pasi e ka parė qė ajo ka qenė e prishur i ėshtė drejtuar Drejtorisė sė Higjienės nė Tiranė. Mė pas, kjo e fundit, ka nisur inspektimin nė kėtė furrė pėr tė verifikuar jo vetėm problemin e konstatuar, por edhe kushtet nė tė cilat bėhet pėrgatitja e bukės. Pas konstatimit tė kėtij rasti, i cili pėr kėtė vit ėshtė i pari, pritet qė tė gjitha furrat e bukės nė kryeqytet t’i nėnshtrohen kontrollit.
Kontrolli
Njė nga specialistėt e Higjienės Ushqimore, bėn tė ditur se pas konstatimit tė kėtij rasti, ka filluar menjėherė kontrolli i rreptė nė tė gjitha furrat, dhe janė marrė mbi 30 mostra. Ndėrkohė qė pas dy ditėsh, pritet qė specialistėt e Higjienės tė bėjnė publike rezultatet e mostrave tė marra nga furrat e bukės nė Tiranė. Origjina e kėsaj sėmundje sipas specialistėve tė Higjienės, vjen nga mosdizenfektimi i pajisjeve qė bėhet buka, apo nga mielli i infektuar. Sėmundja e patates ėshtė njė sėmundje e rrallė dhe bakteri i veēantė i kėsaj sėmundjeje, favorizohet nga temperaturat e larta. Kjo sėmundje shkakton te njeriu tė vjella dhe diarre. I kontaktuar nga gazeta “Albania” pėr kėtė problem, drejtori i Drejtorisė sė Higjenės nė Tiranė, Gjergji Ndoja, nuk e ka mohuar njė fakt tė tillė. Ai ka sqaruar se ky ėshtė i vetmi rast i konstatuar ditėn e shtunė tė javės sė kaluar duke theksuar se ky problem nuk ėshtė ngjitės dhe nuk ka pasoja tė rėnda pėr shėndetin, pasi nuk ka pėrmbajtje bakteriale. Njė bukė e tillė dallohet vetėm kur pritet, pasi ėshtė e qullėt nė brendėsi dhe thika ngjit nė tė kur ajo pritet dhe kjo bukė nuk duhet tė konsumohet.
Masat
Drejtori i Drejtorisė sė Higjienės sqaron se pėr tė evituar kėto probleme, furrat e bukės duhet tė shtojnė majanė e thartuar pėr pėrgatitjen e brumit qė ėshtė e ndryshme nga majaja e zakonshme e birrės qė pėrdoret zakonisht. Pikėrisht gjatė stinės sė verės, bukėpjekėsit duhet tė pėrdorin vetėm majanė e thartuar. Gjithashtu, ambientet furrės sė bukės dhe sidomos brumatriēja (pajisja qė bėn brumin) duhet tė spėrkatet vazhdimisht me uthull. Gjergji Ndoja sqaron se fenomen i prishjes sė bukės ėshtė mė i prirur tė shfaqet nė furrat e bukės qė kanė ambiente tė lagėshta dhe tė lagura. Sipas tij, sėmundja e patates te buka ekziston nė ēdo periudhė tė vitit si te buka ashtu edhe te gruri, por nė stinėn e verės ajo ka njė prirje tė lartė pėr t’u shfaqur.
Problemet
Por ky nuk ėshtė i vetmi problem me tė cilin janė pėrballuar konsumatorėt e kryeqytetit. Buka, edhe pse ushqimi kryesor i tryezės sė shqiptarėve, trajtohet nga qeveria njėsoj si tė gjitha mallrat e tjera qė tregtohen nė vend, apo qė hyjnė nga importi. Ky produkt, edhe pse mė i rėndėsishmi pėr tė shuar urinė e mbi 3 milionė shqiptarėve, qė mendojnė ēdo ditė vetėm pėr sigurimin e bukės, duket se i intereson mė pak qeverisė, e cila takson ēdo proces tė prodhimit dhe tregtimit tė kėtij malli. Qė nga porti ku hyn lėnda e parė, grurė ose miell, e deri kur blihet nė dyqan nga konsumatori, buka taksohet deri nė 50 pėr qind tė vlerės sė saj tė pėrgjithshme. Pėrballė kėsaj situate, e vetmja zgjidhje pėr tė shpėtuar nga kėto probleme ėshtė pjekja e bukės nė kushtet e shtėpisė. Pronarėt e furrave tė bukės, pėrveē tė dhėnave pėr taksat dhe koston, shpjegojnė edhe njė sekret tjetėr, atė tė riciklimit tė bukės. Ata pohojnė se gjatė ditės mundohen tė pjekin aq sasi buke sa llogarisin se mund t’u merret nga blerėsit.
Shpėrndarja
Pothuajse 90 pėr qind e furrave prodhuese nė kryeqytet e shpėrndajnė bukėn e tyre edhe nėpėr pika shitjesh tė tjera, kryesisht nė dyqanet ushqimore apo edhe markete, ku buka, sipas tyre, “tregtohet nė ambiente tė posaēme”. Ēdo ditė kjo shpėrndarje bėhet me njė ose disa mjete, sipas takatit tė firmės dhe pronarit, kostoja pėr tė cilėn futet nė koston e prodhimit tė bukės. Po kėshtu, pėr ēdo pikė shpėrndarjeje, ēdo shitėsi i lihet nga 10 lekė fitim pėr bukėn masive 850 gramshe, nga ēmimi i saj prej 100 lekėsh. Por fitimi qė le prodhuesi varion nė vlerėn 1.5-2 lekė (tė lėna te tregtari), pėr njė simite qė mund tė shitet 10-15 apo dhe 20 lekė. Tė gjithė tregtarėt pohojnė se te shpėrndarja e bukės nė pika tė tjera shitjeje ushqimesh, apo dyqane ose markete, ata sigurojnė njė fitim goxha tė madh, qė mbulon deri nė 100 pėr qind shpenzimet e tyre tė kostos sė prodhimit. Por kjo gjė, sipas pronarėve tė furrave, mbart me vete edhe riskun e kthimit mbrapsht tė bukės tė nesėrmen, si pasojė e mosshitjes. Por edhe kėsaj duket se i ėshtė gjetur njė zgjidhje origjinale, riciklimi.

“Riciklimi” i bukės
Buka e pjekur njė herė dhe e nxjerrė pėr tregtim nuk mund tė ripėrdoret mė pėr t’u bėrė brumė ose bukė pėrsėri. Kėtė e thonė edhe vetė bukėpjekėsit dhe pronarėt e furrave, por qė tregojnė edhe mėnyrėn se si e “riciklojnė” atė. Njė pjesė e furrave private janė tė lidhura me kopshte ose ēerdhe fėmijėsh, qė pėrmbajnė vakte ushqimi, konvikte, mensa private ose shtetėrore, apo deri tek administrata e Burgjeve, ku dėrgojnė rregullisht ēdo ditė bukėn e mbetur ose tė kthyer nga njė ditė mė parė (tė ftohtė, por tė konsumueshme). Kjo gjė bėhet duke e tregtuar bukėn e mbetur deri nė 30 apo 40 pėr qind mė ulet nga ēmimi i parė, gjithmonė nė marrėveshje me furnitorėt e mensave tė institucioneve. Ndėrsa pėr furrat qė nuk kanė mundur tė krijojnė njė lidhje tė tillė, mjaft tė leverdishme, zgjidhja janė fukarenjtė. Pronari i njė furre buke nė Tiranė shprehet se ai ēdo ditė nė furrėn e tij shet, sė bashku me bukėn e sapo nxjerrė nga furra, edhe atė tė njė dite mė parė, por me gjysmėn e ēmimit, duke ua shitur atė varfanjakėve ose pensionistėve, qė sipas tij, kohėt e fundit janė shtuar.
Sajmiri
Sajmiri
Administrator
Administrator

TIRANE FURRAT PO GATUAJNE BUKEN ME MIELL TE INFEKTUAR Rat1010 Online
TIRANE FURRAT PO GATUAJNE BUKEN ME MIELL TE INFEKTUAR Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 1093
Age : 39
Vendodhja : Itali
Koha e lire : shum pak
Puna : me bollik
Registration date : 12/12/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 12
<b>Kredite</b> Kredite : 6037

http://livefutoll.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi