Pukė, 20 vjecari humbet shikimin, apel pėr ndihmė.

Shko poshtė

Pukė, 20 vjecari humbet shikimin, apel pėr ndihmė. Empty Pukė, 20 vjecari humbet shikimin, apel pėr ndihmė.

Mesazh nga Andi 2009-06-07, 08:26

• Prej mė shumė se 1 viti, Besnik Herceku nga fshati Korthpulė i Pukės, vuan nga njė infeksion i rėndė nė sy. Ai tashmė e ka humbur shikimin nė njėrin sy. Prindėrit e 20 vjecarit, bėjnė apel pėr ndihmė.

PUKE- Emigroi nė Greqi pėr njė jetė mė tė mirė por mori prej andej infeksionin qė po i merr shikimin. Besnik Herceku, 20 vjec nga fshati Korthpulė i Pukės, para disa vitesh u nis drejt Greqisė pėr tė siguruar tė ardhura pėr familjen e tij tė varfėr, por infeksioni i rėndė qė mori nė sy e detyroi atė tė kthehet nė vendlindje ku po endet dyerve tė shėndetėsisė pėr tė gjetur shėrim. Infeksioni i rėndė i kornesė nė sy ka bėrė qė besniku tė sorollatet prej mė shumė se njė viti nėpėr spitale por pa mundur tė gjejė kurim.

Ai tashmė e ka humbur totalisht shikimin nė njėrin sy ndėrsa ndjen dhe verbėrinė e plotė, pasi shikimi po i humbet edhe nė syrin tjetėr cdo ditė e mė tepėr. Pėr kurimin e Besnikut nė spitalet jashtė vendit duhen 7 mijė euro, shumė tė cilėn familja e tij nuk e siguron dot pėr shkak tė gjendjes sė mjeruar ku ndodhet. Prindėrit e 20 vjecarit bėjnė apel pėr ndihmė. “Kemi njė vit qė sorollatemi nė spitale por doktorat mė kanė thėnė se brenda Shqipėrisė nuk mund tė shėrohet dhe duhet dėrguar jashtė shtetit. Kėrkoj ndihmė nga shteti tė mė ndihmojnė tė bėj operim djalin” thotė i ati i djalit.

Vetė Besniku i bėn apel strukturave shtetėrore por edhe biznesmenėve pėr ti ardhur nė ndihmė. Gjendja nė tė cilėn ndodhet 20 vjecari, pėrlot shpesh prindėrit tė cilėt tashmė jetojnė cdo ditė me dhimbje shpirtėrore
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Pukė, 20 vjecari humbet shikimin, apel pėr ndihmė. Rat1010 Online
Pukė, 20 vjecari humbet shikimin, apel pėr ndihmė. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11630

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi