Vesa Luma : Ēmenduritė e adoleshencės sime...

Shko poshtė

Vesa Luma : Ēmenduritė e adoleshencės sime... Empty Vesa Luma : Ēmenduritė e adoleshencės sime...

Mesazh nga Andi 2009-06-07, 23:33

Tė gjithė sot e njohim atė si kėngėtare tė famshme, por pak dinė se Vesa nė adoleshencėn e saj ka pasur njė grup muzikor tė rokut, ku ajo nuk ka qenė vokaliste, por ka luajtur nė bateri. Pikėrisht nė kėtė moshė ajo ka korrur suksese tė mėdha...

Si e kujtoni kohėn e adoleshencės?
Koha e adoleshencės ka qenė koha kur unė kam marrė vendime pėr shumė gjėra. Nė fakt, ka qenė koha tė cilėn e kam pėrjetuar mė sė shumti, duke qenė se kam bėrė shumė-shumė gjėra, tė cilat tani kur i kujtoj, habitem pėr guximin qė kam pasur. Megjithatė, asnjėherė nuk jam bėrė pishman, sepse kam qenė thjesht njė adoleshente.

Sa jeni shoqėruar me shokėt dhe shoqet? Keni ndonjė shok apo shoqe me tė cilėt jeni shoqėruar mė shumė?
Duke qenė se gjatė asaj kohe kam hyrė nė punė nė televizion, emisioni me tė cilin unė kam filluar tė punoj, mė ka dhėnė mundėsi tė njoh shumė njerėz. Pothuajse gjatė gjithė kohės kam qenė e shoqėruar me njerėz tė ndryshėm dhe kjo mė ka dhėnė shumė mundėsi tė piqem edhe personalisht, por edhe profesionalisht. Me shumė shokė me tė cilėt jam shoqėruar atė kohė, shoqėrohem edhe tani.

Si adoleshente, ku e keni kaluar kohėn e lirė?
E mbaj mend shumė mirė qė kohėn e lirė e kam kaluar nė njė qendėr rinore, ku kishim mundėsi tė argėtohemi me shumė gjėra. Nė atė kohė u vendos dhe interneti. Po ashtu, kam pasur njė grup rroku, ku unė dhe 4 shoqet e klasės sime kemi performuar nė mbrėmje tė ndryshme dhe unė nuk isha vokalistja e grupit, ashtu siē ndoshta e imagjinoni, por isha bateriste. Kjo ka qenė vetėm njė nga "ēmenduritė" e shumta qė mbaj si kujtim shumė tė bukur tė asaj kohe.

Ku i keni kaluar pushimet?
Pushimet atė kohė i kam kaluar me familje, edhe pse kam punuar dhe kam fituar aq sa tė mund tė kaloj pushimet me shoqėri, pa e detyruar familjen pėr ndonjė gjė. Mirėpo, kam respektuar vendimin e familjes qė, pėrderisa isha nė njė moshė kritike (edhe pse mjaft e pjekur pėr moshėn qė kisha), nuk duhej tė rrezikoja tė merrja njė vendim tė tillė, ku mund tė kishte pasoja.

Me ēfarė problemesh jeni ballafaquar?
Edhe pse gjenerata ime ka pėrjetuar kohėn e luftės, tranzicionit, pėrveē problemeve tė tilla, nuk jam ballafaquar me ndonjė problem serioz, siē janė ballafaquar disa bashkėmoshatarė tė mi. Kėtu e kam fjalėn pėr njė fenomen aktual, i cili lind kryesisht nė atė moshė, e qė ėshtė droga. E di qė nė atė moshė kjo mė ėshtė dukur shumė qesharake, por me kalimin e kohės, duke parė ngecjen e tyre nė shumė aspekte tė jetės, kam kuptuar qė ky ėshtė njė problem shumė serioz, pėr tė cilin shoqėria duhet tė japė maksimumin qė ta parandalojė.

Si e keni menduar ju njė lidhje dashurie nė atė moshė?
Pėrfundimisht, jo si e mendoj tani. Por, ka shumė ngjashmėri. E rėndėsishme ėshtė qė ende mendoj se duhet tė luftosh pėr atė qė e do, dhe qė dashuria ėshtė gjėja mė e ēmuar qė mund tė ta dhurojė Zoti.

A e kishit menduar qė mund tė kishit kaq famė, tė cilėn e keni sot?

Kam kėnduar si fėmijė dhe si fėmijė kam pasur shumė ambicie pėr artin nė pėrgjithėsi, jo vetėm pėr muzikėn, por gjatė kohės sė adoleshencės kur kam filluar tė mendoj mė seriozisht pėr kėtė gjė, nuk kam besuar qė do tė kem aq forcė pėr tė mbajtur njė status tė kėtillė. Mė vjen mirė qė nuk kam pasur kohė tė mendoj a do tė jetė vėshtirė apo lehtė, sepse vetė koha dhe puna mė kanė sjellė nė kėtė pozicion.

Cili ka qenė momenti mė i lumtur dhe mė i hidhuri gjatė asaj kohe?
Mė besoni se ka pasur shumė momente tė lumtura. Ka qenė koha e sukseseve tė mia mė tė mėdha, por nė tė njėjtėn kohė nuk jam ndier komplet, duke qenė se nė atė kohė kam humbur edhe njeriun mė tė afėrt, babin tim. Por, unė besoj se ai do tė ndihej krenar pėr guximin dhe ambicien time pėr tė arritur sukses.

Cilat janė dallimet e adoleshentėve tė kohės suaj me kėta tė sotshmit?

Nuk besoj se do tė ekzistojė ndonjėherė dallimi nė mes adoleshentėve nė kohė, sepse kudo dhe me kėdo qė kalohet ajo kohė, besoj se do tė mbahet mend shumė gjatė.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Vesa Luma : Ēmenduritė e adoleshencės sime... Rat1010 Online
Vesa Luma : Ēmenduritė e adoleshencės sime... Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11640

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi