Meta: LSI-PD qeverisje e qėndrueshme.Xhufi: Vendim i nxituar

Shko poshtė

Meta: LSI-PD qeverisje e qėndrueshme.Xhufi: Vendim i nxituar Empty Meta: LSI-PD qeverisje e qėndrueshme.Xhufi: Vendim i nxituar

Mesazh nga Andi 2009-07-07, 21:36

• Gjatė fjalės sė tij nė konventėn e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta ka hedhur akuza tė rėnda kundėr kreut socialist duke theksuar edhe njėherė se marrėveshja mes PS dhe LSI do tė prodhonte vetėm krizė e do tė conte vendin nė zgjedhje tė tjera pas 2 muajsh. Nėnkrytari i LSI Pėllumb Xhufi u shpreh kundėr marreveshjes PD-LSI duke e cilėsuar atė tė pėrshpejtuar.


TIRANE-Xhufi: Vendimi i LSI-sė, i pėrshpjetuar

Ora: 19:45- Zėra kundėr edhe brenda Konventes sė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim pas kompromisit tė arritur mes Metės dhe Berishės pėr bashkėqeverisje. Nėnkrytari i LSI Pėllumb Xhufi ėshtė shprehur kundėr kėsaj marreveshje duke e cilėsuar atė tė pėrshpejtuar. “LSI duhet tė sigurojė stabilitet dhe koherencė nė kalimin e ligjeve qė i shėrbejnė integrimit tė vendit dhe jo tė bashkėqeveriste nė nivel ministrash me Berishėn” u shpreh Xhufi.
Nė hapje tė punimeve tė konventės sė jashtėzakonshme tė LSI-sė, kreu i kėsaj levizje, Ilir Meta dha edhe njėhere argumentat pse pranoi tė qeveriste me Berishėn. Sipas Metės, njė pakt i mundshėm me PS-nė do tė sillte vetėm krizė.

Meta: Nuk mė lidh asgjė me Ramėn, kėrkoi tė na eliminojė

Ora:18:28- Gjatė fjalės sė tij nė konventėn e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta ka hedhur akuza tė rėnda kundėr kreut socialist duke theksuar edhe njėherė se marrėveshja mes Partisė Socialiste dhe LSI-sė do tė prodhonte vetėm krizė e do tė conte vendin nė zgjedhje tė tjera pas 2 muajsh.

“Sipas gjykimit tim por edhe tė shumė kolegėve tė tjerė, dy janė rrugėt kryesore pėrmes sė cilave duhet tė ecė kjo lėvizje pas kėsaj konvente. Rruga e krizės, pasi ju e dini shume mire se cdo marrėveshje PS-LSI pas zgjedhjeve sjell krizė dhe destabilitet” theksoi Meta.
Kreu i LSI nėnvizoi edhe njėherė pėrpjekjet e partisė qė drejton pėr tė bashkėpunuar me Partinė Socialiste nė mėnyrė qė tė mos humbnin votat e tė majtėve, por sipas Metės , kreu socialist refuzoi cdo marrėveshje.

“Edhe njė javė para zgjedhjeve e mora iniciativėn duke u ngritur mbi problemet e sė kaluarės me ish kreun e PS, Fatos Nanon pėr tė rivendosur bashkėpunimin, sepse e parandjeva atė qe mund tė ndodhte, por kjo u refuzua. Rezultati elektoral ėshtė i tillė qė e bėn tė pamundur njė qeverisje PS-LSI” u shpreh Meta.

“Marrėveshja me PD-nė ėshtė nė funksion tė integrimit tė Shqipėrisė dhe nė tė mirėn e vendit” pėrsėriti Meta gjatė fjalės sė tij nė podiumin e Konventės Kombėtare tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim.
Kreu i LSI theksoi se kodi i ri zgjedhor imponon koalicionet dhe sipas tij, koalicioni mė i frytshėm ėshtė PD-LSI.
“Nuk ishim ne hartues tė kodit zgjedhor, ky kod imponon koalicion. Koalicioni mė i frytshėm qė mund tė jetė pėr qeverisjen nė vend ėshtė koalicioni PD-LSI sepse garanton njė qeverisje tė qėndrueshme por edhe njė opozitė tė fuqishme si ajo e Partisė Socialiste” tha Meta.
Ndėrkohė, Meta theksoi se ėshtė i hapur pėr cdo pyetje apo kundėrshtim nė lidhje miratimin e marrėveshjes sė LSI-sė me Partinė Demokratike.

Qeverisja me Berishėn, LSI mbledh sot Konventėn

Ora:11:00- Lėvizja Socialiste pėr Integrim mbledh sot pasdite, nė ambientet e Teatrit tė Operas dhe Baletit nė Tiranė, Konventėn Kombėtare tė Jashtėzakonshme pėr tė diskutuar vendimin e kryesisė sė LSI-sė pėr tė bashkėqeverisur me Partinė Demokratike nė 4 vitet e ardhshme. Kryetari i Kėshillit Drejtues Kombėtar tė LSI-sė, Edmond Haxhinasto bėn tė ditur se pritet tė miratohet vendimi i kryesisė sė LSI-sė pėr tė negociuar pėr krijimin e qeverisė sė re. Ne Konvente priten te degjohen edhe "zerat" kunder vendimit te Metes per tiu bashkuar koalicionit te Berishes per bashkeqeverisje.

Te shtunen qe kaloi rreth nje jave nga zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit, Meta pranoi ftesen e Berishes per bashkeqeverisje. Ky vendim u prit ashper nga PS qe e akuzoi Meten se tradhetoi te majten. Meta e justifikoi vendimin se po vepron ne interes te vendit dhe qellimi te LSI, per te ardhur ne pushtet. Sipas Metes, LSI mbetet e majte.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Meta: LSI-PD qeverisje e qėndrueshme.Xhufi: Vendim i nxituar Rat1010 Online
Meta: LSI-PD qeverisje e qėndrueshme.Xhufi: Vendim i nxituar Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11620

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi