Adela rikthehet nė Luz bashkė me Bjordin.

Shko poshtė

Adela rikthehet nė Luz bashkė me Bjordin. Empty Adela rikthehet nė Luz bashkė me Bjordin.

Mesazh nga Andi 2009-07-09, 10:37

Tashmė ka filluar njė jetė tė re duke hedhur mbrapa krahėve tė kaluarėn qė nuk e mbushte dhe nuk ia kėnaqte ambicjet dhe ėndrrat e saj pėr jetėn. Mendoi ta fillonte nga “Big Brother”, e imagjinonte qė diēka e mirė do t’i ndodhte nė jetėn e saj, por kurrsesi nuk mund t’ia merrte mendja se kthesa nė jetėn e saj do tė ishte me tė vėrtetė jashtė ēdo imagjinate dhe parashikimi.

Gjithkush qė mundohet tė harrojė njė lidhje, aq mė shumė kur ajo ka qenė e gjatė, gjen njė mėnyrė pėr ta bėrė, tė rrijė disa kohė vetėm e tė reflektojė pėr tė ardhmen. Por nė rastin e Adelės ndodhi ndryshe, ndryshimi filloi paralel me njė histori dashurie e cila ka bėrė qė ēdo gjė tė re nė jetė, ta shohė me mė shumė optimizėm, pasi ajo nuk ėshtė vetėm nė kėtė ndryshim, por ka nė krah Bjordin njė djalė qė e do dhe e adhuron pa fund.

Miqtė e tij tregojnė se Adela me Bjordin dashurohen shumė aq sa ēdo moment dhe ēdo vend ėshtė i pėrshtatshėm pėr ta, pėr t’i dhuruar njė puthje a njė pėrqafim njėri-tjetrit. Por jeta nė shtėpinė tek Blloku nė Tiranė nuk ia ka zbehur Adelės dėshirėn qė tė shkojė nė vendlindjen e saj. Disa ditė mė parė ajo sė bashku me Bjordin kanė shkuar nė Luz, pikėrisht nė shkollėn ku Adela ishte mėsuese deri nė ditėn qė u fut nė “Big Brother” .

Atje dy tė rinjtė i kanė pritur si heronj madje stafi i profesorėve dhe nxėnėsit kishin pėrgatitur pėr ta njė festė surprizė. Adela ka parė qė miqtė e saj tė vegjėl janė lumturuar shumė pėr mėsuesen e tyre e cila tani ėshtė bėrė Vip ndėrkohė qė kanė ndjerė keqardhje teksa ajo ka bėrė dorėzimet pėr tė mos u kthyer mė nė Luz si mėsuese, pasi tashmė ka tė tjera plane pėr tė ardhmen. Gjithsesi pėr Adelėn mėsimdhėnia ka qenė njė eksperiencė e cila i ka shijuar dhe pėlqyer shumė.

Mė pas Adela ka ēuar Bjordin, tė dashurin e saj nė shtėpinė e prindėrve. Tani duket i largėt ai momenti i zemėrimit dhe tronditjes sė familjes sė saj, pėr guximin e vajzės e cila jo vetėm u fut nė “Big Brother”, por arriti deri aty sa tė konsumonte njė histori dashurie nė sy tė gjithė shqiptarėve. Filloi tė zbutej kjo situatė qė kur e ėma e Adelės u bė vetė pjesė e spektaklit, njė gjė qė ajo as do ta kishte ēuar nėpėr mend. Mirėpo tani edhe vetė i ati i Adelės ėshtė mėsuar me situatėn e re dhe ka pranuar jetėn e re qė ka zgjedhur e bija. Nė fund tė fundit njė prind do mė tė mirėn pėr fėmijėn e tij paēka se shumė herė skenarin e kėsaj jete e pėrgatisin vetė ata.

VIZITA NĖ KORĒĖ ME PRONARIN E REDBULLIT

Njė tjetėr vizitė e Adelės dhe Bjordit ka qenė ajo nė qytetin e Korēės ku ishin tė ftuar nga Enada At’nikolla, njė stiliste shumė e njohur dhe bashkėshorti i saj, Agim Zeqo njėkohėsisht edhe pronar i Redbullit pėr Shqipėrinė. Ata i kanė bėrė ftesė ftesė ēiftit qė tė shkonin bashkė me ta nė Korēė dhe nė fakt duket se ka qenė njė ide e mirė pasi Adela dhe Bjordi kanė kuptuar se edhe atje kanė fansa tė shumtė. Sapo korēarėt mėsuan se dy tė rinjtė ndodhen aty, nxituan tek hoteli ku ishin akomoduar dhe kėrkuan t’i takonin dhe t’ju merrnin autografe.

DARKAT DHE DREKAT NĖ SHTĖPI

Meqenėse kanė njė shtėpi tek blloku, pėr tė qenė sa mė tė qetė nė intimitetin e tyre, Bjordi dhe Adela pėlqejnė qė shumė shpesh tė porosisin ushqimin nga restorantet e ndryshme qė ndodhen aty pranė dhe tė hanė nė shtėpi. Aty kanė tė gjitha kushtet dhe ndjehen mirė dhe tė qetė. Ky ėshtė rituali i tyre kur ndodhen nė Tiranė dhe kur nuk kanė ftesa nga miqtė e tyre. Gjithashtu njė nga vendet qė ata kanė filluar tė frekuentojnė mė sė shumti kur dalin mbasditeve ėshtė edhe “Vila 100” , njė vilė e vjetėr italiane tė cilėn po e adopton me shumė shije pėr restorant, analisti i njohur i “Big Brother” dhe kryeredaktori i revistės “Shqip”, Arjan Konomi. Atje dy tė rinjtė ndjehen mirė dhe tė qetė pasi lokali i cili ndodhet mbrapa Shallvareve nuk ka filluar akoma punė dhe nuk ka akoma klientė.

Planet nė televizion, kinema dhe muzikė

Akoma nuk i kanė idetė e qarta se ēfarė do tė bėjnė me gjithė kėtė famė, si do ta menaxhojnė nė mėnyrė qė t’ju shėrbejė pėr tė ardhmen. Pėr momentin po shijojnė famėn e tyre dhe fansat qė i duan dhe i mirėpresin kudo ku ata shkojnė. Ndėrkohė qė Adela e ka tashmė njė ftesė zyrtare pėr tė punuar tek programi “E diell” nė Top Channel, Bjordi duket se nuk ėshtė orientuar akoma nė realitetin shqiptar e aq mė shumė si njė djalė tashmė shumė i njohur.Mesa duket nuk do kthehet mė nė Itali, ashtu siē bėri edhe Arjoni por nuk dimė se ēfarė ka menduar tė bėjė nė Tiranė. Por njė gjė ėshtė e sigurtė, ai ka pasion kinematografinė dhe akoma njė alternativė pėr tė, siē ėshtė prova qė iu orofrua nga njė menaxher italian. Thuhet gjithashtu qė kanė disa plane edhe nė muzikė.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Adela rikthehet nė Luz bashkė me Bjordin. Rat1010 Online
Adela rikthehet nė Luz bashkė me Bjordin. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11640

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi