Shqiperia eksport energjie drejt Kosoves

Shko poshtė

Shqiperia eksport energjie drejt Kosoves Empty Shqiperia eksport energjie drejt Kosoves

Mesazh nga NEO 2007-12-14, 00:06

Shqiperia eksport energjie ne Kosove

Kriza.

Ka disa dite qe Kosova nuk eshte duke importuar rryme elektrike nga Serbia. Shqiperia e territ eksporton 120 MW ne Kosove. Fierza 280 meter, Kosova furnizohet me 120 megavat/ore energji elektrike nga Shqiperia. Liqeni i Fierzes vazhdon te ruaje kuoten e 280 metrave, pavaresisht venies ne pune te turbinave. Shirat e paradites se marte kane shtuar prurjet ne basenin e HEC-it Fierze nga 280 meter ne 350 meter/kub uje ne sekonde. "Rreth 1.2 milione kilovat/ore rryme elektrike eshte duke importuar Korporata Elektroenergjitike e Kosoves (KEK) nga Shqiperia, per te ndihmuar stabilizimin e furnizimit me energji elektrike",- ka deklaruar drejtori i Korporates Elektroenergjitike te Kosoves, Remzi Shahini.
KUKeS - Shqiperia furnizon Kosoven me energji elektrike, nderkohe qe edhe ne Kosove vazhdojne reduktimet e gjata te energjise elektrike, sipas planit ABC. Oret e territ ne Shqiperi nuk kane asnje permiresim, ndersa HEC-i me i madh ne vend ka kapur nje nivel prej 280 meter. "Rreth 1.2 milione kilovat/ore rryme elektrike eshte duke importuar Korporata Elektroenergjitike e Kosoves (KEK) nga Shqiperia, per te ndihmuar stabilizimin e furnizimit me energji elektrike",- ka deklaruar drejtori i Korporates Elektroenergjitike te Kosoves, Remzi Shahini. Kreu i KEK-ut, Shahini nuk ka bere te ditur nese sasia qe importohet nga Shqiperia eshte kthimi i borxhit per energjine elektrike te furnizuar gjate veres, apo eshte direkt import kundrejt tarifave te tregut. Nderkaq, reduktimet e ashpra kane perfshire edhe Kosoven. Sipas drejtorit te KEK-ut, ka pasur probleme me furnizimin me qymyr te termocentraleve, per shkak te rreshqitjes se dheut ne masivet qymyrgurore. Drejtori Shahini ka bere te ditur se, ka disa dite qe nuk jane duke importuar rryme elektrike nga Serbia. "Nga Serbia importojme rryme elektrike vetem ne periudhe krize, nderkohe qe prej disa ditesh nuk kemi shkembyer rryme elektrike me Serbine",- ka thene Shahini. Sipas tij, dy blloqet e termocentralit "Kosova B" jane duke prodhuar nga 267 megavat/ore energji elektrike, kurse nje bllok i "Kosova A" prodhon nga 120 deri ne 140 megavat/ore energji elektrike. Drejtori i KEK-ut thote se eshte duke u punuar per te bere te mundur futjen ne sistem edhe te dy blloqeve te "Kosova A". Qeveritaret serbe kane paralajmeruar per nje "skenar te erret", ne rast se Kosova shpall ne menyre te njeanshme pavaresine. Pjese e ketij skenari, eshte edhe nderprerja e furnizimit me energji elektrike per Kosoven. Zyrtaret e larte serbe, kane kercenuar se do te nderpresin furnizimin me energji elektrike per Kosoven dhe do te bllokojne rruget e tjera te furnizimit me energji. Kosova blen 40% te energjise elektrike nga Serbia, pjesen tjeter nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqiperia. Por Maqedonia dhe Greqia, zakonisht kane mungesa te energjise elektrike, keshtu qe Kosova e merr energjine elektrike nga Serbia ose Bullgaria, por edhe me kete rast, rruga e tranzitit kalon neper Serbi. Por ajo nuk do ta bente nje levizje te tille aq lehte, duke pasur parasysh edhe ndikimin qe do te kete kjo mase ne minoritetin serb te Kosoves, i cili ka varur shpresat te Beogradi si ofrues i sherbimeve baze. Por zyrtaret e Kosoves thone se levizjet e Serbise nuk kane shume gjasa te kene ndonje ndikim afatgjate, pasi realiteti reflekton ndryshe, ku prej 8 vjetesh Kosova eshte jashte kontrollit serb. Te vetmet lidhje praktike qe ka me Serbine jane ato te furnizimit me energji elektrike, tregti dhe transport rrugor. "Nese Serbia reagon, ata nuk do t'i shkaktonin probleme vetem Kosoves, por edhe Maqedonise, Shqiperise dhe Greqise. Kosova eshte rruge transite per keto vende",- thote Nezir Sinani, zedhenes i KEK-ut.
***
Nderkaq ministri i Energjitikes dhe Minierave, Et`hem Ēeku, ka pohuar se po shikon mundesite me qeverine shqiptare, ate malazeze dhe maqedonase, per importin e energjise elektrike permes rrjeteve te ketyre vendeve. 80% e energjise elektrike, e cila kalon ne rrjetin 400 kilovolt te Kosoves eshte energji tranzite, e destinuar per vendet e tjera te rajonit. Nderkohe, prurjet e koheve te fundit ne basenin e HEC-it Fierze nga ku eksportohet energjia elektrike per ne Kosove, kane siguruar nje qendrueshmeri ne kete hidrocentral, ku vazhdon te mbahet niveli prej 280 metrash, kur turbinat e ketij hidrocentrali tashme vihen ne pune ne periudha te ndryshme, sidomos ne periudha piku. Nderkaq, shirat e paradites se marte, qe jane regjistruar kryesisht ne rajonin e Kukesit kane shtuar perseri prurjet ne HEC-in Fierze, nga 280 meter ne 350 meter/kub uje ne sekonde. Gjithsesi, prurjet e kenaqshme kane shtuar prodhimin vendas, madje kane bere te mundur edhe eksportin e energjise, apo kthimin e borxheve. Gjate muajit gusht-shtator, Kosova ka furnizuar Shqiperine me 1.5 milion kilovat/ore energji elektrike, kryesisht gjate periudhes se nates. Transmetimi i eksport-importit te energjise elektrike me Kosoven realizohet permes linjes se tensionit te larte 220 kilovolt Fierze-Prizren (Nenstacioni i Nashecit). Shqiperia 99% te prodhimit te energjise elektrike e siguron nga burimet hidrike. Nderkohe qe Kosova siguron prodhimin vendas te energjise nga burimet termike (qymyri). Kerkesat per energji elektrike ne periudhen e pikut ne Kosove jane 530 megavat/ore energji elektrike. Importi i 120 megavat/ore energji elektrike qe Kosova po realizon ne Shqiperi, eshte me pak se gjysma e kapacitetit prodhues te nje agregati ne HEC-in Fierze pergjate 24 oreve.


Kapaciteti i Fierzes

Hidrocentrali i Fierzes eshte me i madhi ne Shqiperi. Kapaciteti prodhues i ketij hidrocentrali kur ne pune jane kater agregatet e instaluar, arrin ne 1200 megavat/ore energji elektrike. Me sasine e prurjeve aktuale, punojne pa ndonje problem dy turbina, pa prekur nivelin prej 280 meter te liqenit te ketij hidrocentrali, pasi nje turbine harxhon rreth 120 meter/kub uje ne sekonde. Kuota maksimale e Liqenit te Fierzes eshte 296 meter, nderkohe qe "pika e vdekjes" eshte kuota 242 meter, ku ne kete kuote nuk punojne turbinat. Kur niveli i ujrave ne Liqenin e Fierzes bie nen 260 meter turbinat nuk punojne me regjim normal, pasi kane probleme me grushtet hidraulike. Fuqia normale e nje turbine kur ajo punon me uje mbi kuoten e 260 metrave eshte 125 megavat/ore, nderkohe qe fuqia e se njejtes turbine kur ajo punon me uje nen kuoten e 260 metrave eshte 75-80 megavat/ore, sqarojne specialistet.

Terri nga 4 deri ne 17 ore

Ndersa reshjet kane qene prezente prej rreth nje muaji, kufizimet drastike te energjise vazhdojne qe te jene ne te gjithe vendin. Harta e kufizimeve fillon nga lagjet me me fat te Tiranes, ku kufizimet minimale jane 4 ore ne dite e deri ne zonat rurale, ku kufizimet e energjise shkojne ne 17 ore ne dite. Por ende nga ana e KESH nuk ka ndonje sinjal per nje permiresim te situates se furnizimit. Burime nga KESH bejne te ditur se gjate festave te fundvitit Korporata do te furnizoje rregullisht popullaten me energji, ndersa ende nuk dihet se nese do te kete nje kufizim te orareve te territ ne vitin 2008.

Gazeta Shekulli
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Shqiperia eksport energjie drejt Kosoves Rat1010 Online
Shqiperia eksport energjie drejt Kosoves Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9602

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shqiperia eksport energjie drejt Kosoves Empty Re: Shqiperia eksport energjie drejt Kosoves

Mesazh nga Musafir 2008-01-14, 15:45

Ne nuk kemi drita per vete do i japim Kosoves..mah!!
Anonymous
Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi