Shqiptarėt nė Itali, mė shumė lehtėsira pėr lėvizjet

Shko poshtė

Shqiptarėt nė Itali, mė shumė lehtėsira pėr lėvizjet Empty Shqiptarėt nė Itali, mė shumė lehtėsira pėr lėvizjet

Mesazh nga Sajmiri 2008-08-10, 02:13

Ambasada italiane nė Tiranė ka njoftuar se emigrantėt shqiptarė, tė cilėt janė ende nė procesin e rinovimit tė lejes sė qėndrimit tė tyre mund tė kthehen nė Shqipėri nė sajė tė disa lehtėsirave. Sipas burimeve thuhet se Ministria e Brendshme Italiane arriti tė fitojė sėrish nga Kėshilli dhe Komisioni i Bashkimit Evropian krijimin e lehtėsimeve pėr tė lejuar transitin nė shtetet anėtare tė BE-sė. “Ky lehtėsim ėshtė i vlefshėm nga 1 gushti 2008 deri mė 31 janar 2009 dhe do tė aplikohet vetėm pėr qytetarėt e huaj qė nė ardhje nga Italia apo tė drejtuar drejt Italisė zotėrojnė, nė momentin e transitit nė zonėn “Shengen”, dokumentet qė vijojnė: kuponin e lėshuar nga Posta italiane S.P.A. qė vėrteton paraqitjen e kėrkesės pėr rinovimin e lejes sė qėndrimit, pasaportė nė periudhė vlefshmėrie, lejen e qėndrimit tė skaduar”, - thuhet nė komunikatėn e ambasadės italiane nė Tiranė. Sipas kėtij njoftimi, shtetasit e huaj qė janė nė pritje tė lėshimit pėr herė tė parė tė lejes sė qėndrimit pėr punėsim, pėr punė tė pavarur ose pėr bashkim familjar, mjafton qė tė respektohen disa kushte qė Kėshilli Evropian ka vendosur dhe ata mund tė kthehen nė vendlindjen e tyre pa qenė e nevojshme pėr njė vizė rihyrjeje. Kushtet qė ata duhet tė plotėsojnė janė: dalja dhe rihyrja nė Itali tė bėhet nga e njėjta pikė kufitare, udhėtimi tė mos parashikojė transit nėpėr vendet e tjera “Shengen”, i huaji tė paraqesė pasaportėn bashkė me vizėn e hyrjes pėr tė bėrė tė qartė arsyen e qėndrimit tė tij dhe kuponin e postave italiane S.P.A, qė vėrteton kėrkesėn e bėrė pėr lėshimin pėr herė tė parė tė lejes sė qėndrimit. Dhe, sė fundi, personeli i kontrolleve kufitare duhet tė vulosė dokumentin e udhėtimit bashkė me kuponin nė momentin e daljes dhe tė rihyrjes nė Itali.
Sajmiri
Sajmiri
Administrator
Administrator

Shqiptarėt nė Itali, mė shumė lehtėsira pėr lėvizjet Rat1010 Online
Shqiptarėt nė Itali, mė shumė lehtėsira pėr lėvizjet Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 1093
Age : 39
Vendodhja : Itali
Koha e lire : shum pak
Puna : me bollik
Registration date : 12/12/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 12
<b>Kredite</b> Kredite : 6036

http://livefutoll.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi