Ja si tė zhdukni erėn e keqe tė kėmbėve!

Shko poshtė

Ja si tė zhdukni erėn e keqe tė kėmbėve! Empty Ja si tė zhdukni erėn e keqe tė kėmbėve!

Mesazh nga Andi 2015-03-29, 20:34

Erė e keqe kėmbėsh?! Pėrdorimi i disa metodave natyrale bėn qė ju t’i shpėtoni kėmbėt tuaja pėrgjithmonė nga ky shqetėsim mjaft i bezdisshėm. Kėto mėnyra janė efikase dhe aspak tė kushtueshme…

Pėr ēfarė janė tė dobishme mėnyrat shėruese natyrale?

Pėr faktin se kanė qenė rezistuese gjatė gjithė kohėrave. Nė kėtė rast ato do t’ju ndihmojė tė hiqni erėn e keqe tė kėmbėve. Padyshim qė farmacitė ofrojnė shumė produkte, kremra, deodorant etj. Por shumė persona kėrkojnė tė pėrdorin tė njėjtat produkte qė pėrdornin dikur gjyshet e tyre, tė cilat ishin mjaft efikase dhe tė lira.

Shkaqet e erės sė keqe tė kėmbėve


Para sė gjithash ėshtė e rėndėsishme tė kuptoni se ēfarė duhet tė luftoni. Shkaqet e erės sė keqe tė kėmbėve janė tė ndryshme: mosbalancimi hormonal, kėpucė tė pėrzgjedhura nė mėnyrė tė gabuar, si dhe aktivitet fizik intensiv. Por nė 9 nga 10 raste faji ėshtė i infeksioneve fungale (tė kėrpudhave) qė godasin kėmbėt. Lėkura e kėmbėve shpesh ka plasaritje dhe ēarje dhe kėto janė shumė tė dashura pėr bakteret e ndryshme dhe kėrpudhat patogjene. Gjithashtu, te kėpucėt verore krijohet njė “efekt serrė”, duke krijuar nė kėtė mėnyrė njė mikroklimė tė ngrohtė dhe tė lagėsht tė favorshme pėr rritjen e kėrpudhave dhe pėr pasojė njė erė mjaft tė keqe tė kėmbėve.

Si tė eliminoni erėn e keqe tė kėmbėve me pėrbėrės natyral?

Pėr tė luftuar kėtė shqetėsim tė bezdisshėm ekzistojnė shumė mėnyra tė ndryshme. Tė shohim ato mė efikaset.

Gjėja mė kryesore ėshtė tė zgjidhni kėpucėt e duhura pėr kėmbėt. Absolutisht ju duhet t’i ndėrroni ēdo ditė ēorapet tuaja, edhe pse nuk mund tė mbajnė njė erė tė keqe. Mė mirė tė blini ēorape pambuku sesa sintetike. Ndėrsa kėpucėt t’i blini me vrima, apo tė pėlhurta, duke u dhėnė mundėsi kėmbėve tė ajrosen. Dezinfektojini kėpucėt pėr tė shkatėrruar bakteret e pranishme. Mos harroni higjienėn personale, lajini kėmbėt tė paktėn njė herė nė mėngjes dhe njė herė nė darkė.

Recetat e gjyshes

Njė nga mjetet mė efektive pėr tė luftuar erėn e keqe tė kėmbėve ėshtė lėvorja e lisit. Me ardhjen e verės, kur problemi ėshtė edhe mė i madh, kėshillohet qė tė paktėn tri herė nė javė tė bėni banjė tė kėmbėve me lėngun e zier tė lėvores sė lisit. Nė periudhat e tjera tė vitit banjat e tilla janė tė dobishme pėr parandalimin e djersitjes sė kėmbėve dhe ato duhet tė bėhen tė paktėn njė herė nė javė. Pėr ta bėrė kėtė, merrni 5 lugė lėkurė lisi tė copėtuar dhe hidhini nė njė enė me 1 litėr ujė dhe lėrini tė ziejnė pėr 5-8 minuta dhe mė pas prisni tė thahen. Hiqini veē copat e lėkurės sė lisit dhe ujit qė ato zien shtojini 1 tjetėr litėr ujė tė ftohtė dhe mbajini nė tė kėmbėt pėr 20 minuta. Bėni kujdes se mos digjeni! Nėse nuk ju pėlqen mėnyra e sipėrpėrmendur pėr t’i bėrė ballė erės sė keqe tė kėmbėve, pėr kėtė do t’ju ndihmojė njė pluhur i veēantė. Merrni disa copėza tė thata tė lėkurės sė lisit dhe bluajini ato derisa t’i ktheni nė pluhur. Pėrpara se tė shkoni nė shtrat pėrhapeni kėtė pluhur te kėmbėt tuaja dhe vishni ēorape. Nė mėngjes hiqini ēorapet dhe lajini kėmbėt me ujė tė ftohtė pa sapun. Gjithashtu, pėr tė larguar erėn e keqe tė kėmbėve dhe pėr tė kontribuar nė pėrmirėsimin e qarkullimit tė gjakut ndihmon edhe pajisja qė ėshtė pėr banjėn e kėmbėve apo e quajtur ndėrkombėtarisht footbaths. Mė mirė kėtė veprim bėjeni nė mėngjes. Pėrgatitni dy prej kėtyre enėve, njė tė mbushur me ujė tė ftohtė dhe njė me ujė tė nxehtė dhe hidhini atyre kripė deti (rreth 50g nė 4 litra ujė). Futini fillimisht kėmbėt pėr 2 minuta tek ena me ujė tė ngrohtė dhe shumė shpejt kalojini ato tek ena tjetėr me ujė tė ftohtė pėr 10 sekonda. Pėrsėriteni kėtė proces 4-5 herė. Nėse infeksioni i kėrpudhave nė kėmbėt tuaja manifestohet me mjaft forcė dhe ju vuani nga njė erė super e keqe, pėr tė trajtuar lėkurėn e kėmbėve tuaja ju mund tė bėni banjė kėmbėsh me acid acetik. Pėr ta bėrė kėtė, nė njė tas me 3 litra ujė tė ngrohtė hidhni 5 lugė uthull qė pėrdorni nė kuzhinė. Mbajini kėmbėt aty pėr 5-6 minuta dhe mė pas shpėlajini po me ujė tė ngrohtė. Larja me kėtė mėnyrė e kėmbėve nė mėngjes dhe nė mbrėmje do tė ndihmojė pėr tė reduktuar ndjeshėm erėn e kėmbėve dhe manifestimin e kėrpudhave brenda 3 ditėve. Por kujdes! Disa njerėzve u mbajnė erė kėmbėt si uthull, ndaj pėr ta kjo recetė nuk ėshtė e kėshillueshme, sepse do ta pėrkeqėsonte gjendjen.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Ja si tė zhdukni erėn e keqe tė kėmbėve! Rat1010 Online
Ja si tė zhdukni erėn e keqe tė kėmbėve! Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11642

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi