SONI MALAJ ZEVENDESON FLORIN ME GETOARIN

Shko poshtė

SONI MALAJ ZEVENDESON FLORIN ME GETOARIN Empty SONI MALAJ ZEVENDESON FLORIN ME GETOARIN

Mesazh nga cakalli 2008-07-16, 16:00

SONI MALAJ ZEVENDESON FLORIN ME GETOARIN Soni_getoari

Soni dhe Getoari komentojnė ish tė dashurit, Florin dhe Elvanėn
Me njė fustan klasik mėndafshi, Soni Malaj atė natė dukej e lumtur. Ndėrsa, ai totalisht rreper nė tė kuqe, me zinxhir tė gjatė, dy vėthė me gurė tė bardhė, kapele dhe syze, e disi i shpėrqendruar, ishte vetė Getoar Selimi i “Tingullit trent”. Ora 21:00 e mbrėmjes sė 7 korrikut, i gjeti tė dy bashkė nė tarracėn e “The Living Room”, ndėrsa prisnin miqtė artistė e gazetarė, pėr promovimin e klipeve tė tyre tė fundit.
Nė ceremoninė pa shumė ekzaltime, ajo tė klipit “Me faj, pa faj”, dhe ai tė klipit “Kalle sonte” mungonte Flori Mumajesi, ish i dashuri i Sonit dhe mik i ngushtė i Getoarit. Por mbi tė gjitha kompozitori i kėngės sė re tė kėngėtares dhe ai qė deri diku, ndėrmjetėsoi nė konsolidimin e miqėsisė mes Getit e Sonit. Por mungonte dhe Elvana Gjata, dikur e pėrfolur pėr njė lidhje intime me Getoarin, dhe tani shumė mike me Florin.
Njė miqėsi e ngatėrruar, apo e komplikuar mė shumė nga thashethemet, lidhjet intime e bashkėpunimet e suksesshme, tani mesa duket ka pėrfunduar thjesht nė ndarjen e dy klane artistėsh. Po si ėshtė e vėrteta sipas Sonit dhe Getoarit? Ē’po ndodh me jetėt e tyre, a janė vėrtet nė krizė ndjenjash? Ata rrėfejnė pėr “Panorama Plus”, se me ēfarė syri i shohin ish tė dashurit e tyre dhe plani pėr njė videoklip tė pėrbashkėt.

Soni: “Nuk dua tė flas pėr Florin, tani mė presin koncertet nėpėr botė”
Gjatė xhirimeve tė klipit tė ri, asaj i duhet tė zbriste dhe tė ngjitej nga skena 3 metra e lartė, dhe kjo situatė shkaktonte edhe tė qeshura mes stafit. Por s’ishte diēka e re, pasi dhe pas kuintat e klipit “Zig-zag”, ashtu u pėrjetuan me humor dhe shaka. E “Me faj, pa faj” ka pėr autor sėrish kompozitorin Flori Mumajesi, por ai mungoi nė ceremoni.
Vetė Soni pohoi se, “Flori ishte nė Kosovė ndaj s’mundi tė vinte”, por artistė tė tjerė pohuan tė kundėrtėn, qė atė natė nė fakt Flori ndodhej nė Tiranė. Kuptohet qė ėshtė njė ndarje jo aq e lehtė pėr tė dy, pasi nuk ishte thjesht njė lidhje e fshehtė mes tyre, por njė marrėdhėnie e zgjeruar dhe tė familjet e njėri-tjetrit. Ata vetė nuk pranojnė tė japin komente mbi shkakun e ndarjes, por njė arsye supozohet tė ketė qenė jeta nė lėvizje e tė dyve.
Lidhja nisi para 1 viti e gjysmė, dhe ata sė paku prezantoheshin si ēifti ideal, qė e thelluan lidhjen intime me bashkėpunime tė suksesshme. Madje produkt i asaj historie ėshtė dhe ky klip, qė ashtu si herėt e tjera ėshtė realizuar nga regjisori i njohur maqedonas princ Aleksandėr, me tė cilin Soni ka punuar pėr disa vjet radhazi.
Nėse do tė ishte Flori nė Tiranė, do tė vinte?
Besoj po, kemi qenė shokė dhe do tė mbetemi shokė. Gjithashtu, do vazhdojmė bashkėpunimin nė muzikė.
Dimė qė jeni ndarė, por arsyen nuk e dimė?
Ėshtė shumė private. Unė s’mund ta nxjerr jetėn time nė ankand. Por do thosha se jam person nė lėvizje dhe nė kėto momente i jam pėrkushtuar shumė karrierės artistike me koncerte nėpėr botė.
Po me Elvanėn si i keni marrėdhėniet?
Tė mira. Unė kam asistuar gjatė xhirimeve tė klipit tė fundit tė Elvanės.
“Me faj, pa faj”, titullohet klipi juaj. Ēfarė mendon se keni sjellė ndryshe?
Pamja ime dhe muzika melodioze.
Look i ndryshuar, nė sajė tė kujt?
Nė sajė tė Rozės, gruas sė regjisorit princ Aleksandėr, e cila mendoi deri nė detaje tė gjitha veshjet dhe grimin pėr kėtė videoklip.
Sa kohė tė ėshtė dashur pėr xhirimet?
Vetėm 1 ditė.
Dhe ēfarė mendon se tė karakterizon nė 3-4 minuta klip?
Besoj, origjinaliteti im si kėngėtare dhe fabula e kėngės. Dhe ndaj shpresoj tė kaloj stadin e pranimit te publiku.
Sa sforcohesh pėr tė qėndruar nė treg?
E vėshtirė ėshtė tė qėndrosh nė treg pėr hir tė vėrtetės, pasi ēdo vit ka prurje tė reja. Jemi tė gjithė nė njė maratonė.
E si tė duket? Ia vlen ky stėrmundim?
Nė fakt, kur e mendon qė nė Shqipėri ne stėrmundohemi shumė dhe arti kushton, por pėr momentin nuk ka zgjidhje tjetėr.
Besoj ia vlen, kur mendon fitimet?
Po tė them tė drejtėn, s’kam fituar shumė nga muzika. Them jam e pakėnaqur me xhepin.
Keni bėrė promovimin e parė nė Kosovė?
Po. Na pritėn shumė mirė atje, shumė fansa e kolegė tė pranishėm.
Po kėtu nė Tiranė?
Kėtu nė fakt e bėra ftesėn pėr orėn 21:00 dhe miqtė erdhėn nė 23:00. Po s’ka problem nuk ua marr pėr ters.
Ti vetė je e pėrpiktė?
Po shumė. Gjithmonė shkoj 5 minuta para.

Getoari: Me Elvanėn nuk flas mė, tani prisni suksesin e kėngės “A po don kesh”
Mė 3 korrik mbushi 26 vjeē. Njė rreper total nė mendjen e tij. Shumė i pėrfolur pėr marrėdhėniet me femra dhe jo femra dosido tė gjitha tė klikuara dhe vajza ekrani. Tri foto tė publikuara pak kohė mė parė nė internet, zgjuan diskutimet pėr njė lidhje tė mundshme tė Getoarit, me Hana Shehun, njė vajzė brune nga Kosova, prezantuese emisionin pėr tė rinjtė “Teen” nė Radio Televizionin e Kosovės. Por ishte njė thashethem, qė Getoari as e konfirmoi dhe as e mohoi. Fotot ishin bėrė nga njė distancė shumė e afėrt dhe mendohej se ishin bėrė nga tė afėrt tė tyre.
Dhe e gjithė kjo zhurmė, fill pas thashethemeve pėr njė lidhje tė tij me kėngėtaren Elvana Gjata, pavarėsisht se ajo e hodhi poshtė nė mėnyrė kategorike. E kjo vinte pas diskutimeve edhe pėrfoljes me Nora Istrefin, njė lidhje ajo qė ishte pranuar nga tė dy. Po ē’tip ėshtė ky Getoari, apo Geti siē e thėrrasin tė gjithė? Ėshtė sa i shpėrfillur, aq dhe i rezervuar. Por kur vjen puna te tekstet e kėngėve, ai ka kapur ēelėsin.
Pėrmend emra tė kėngėtarėve dhe 90 pėr qind tė teksteve i bėn vetė. Fjalė banale, tekste bombastike dhe gjithmonė i suksesshėm pas bashkėpunimeve me femra vėrtet seksi si: Ēiljeta, Genta, Adelina, Elvana. Menaxher i disa kėngėtarėve dhe grupeve muzikore nė Kosovė, si dhe i “Baba Records”, Getoari ka prekur suksesin, famėn dhe ndihet superfuqi nė terrenin e reperave, aq shumė sa njihet dhe nė Kosovė, falė bashkėpunimit plot tri vite me Flori Mumajesin. Ishte pikėrisht ai momenti, kur mes tyre hyri Elvana, tė cilėn Getoari e mori shumė pėr zemėr, dhe ishte ai qė me pasaportėn e saj nė dorė merrnin pjesė nė koncertet nga mė tė ndryshmet nėpėr botė. Tani? Ėshtė kohė pėr t’i fshirė nga kujtesa tė gjitha. “Ēfarė ka ikur, ka ikur”, thotė Getoari. Ėshtė gjithmonė koha pėr tė provuar eksperienca tė reja.
Geti urime! Vumė re qė as Flori e as Elvana nuk ishin nė ceremoni. E ke idenė pse?
S’mund tė them asgjė. Ashtu e kanė menduar.
Tani ju nė njė bashkėpunim me Sonin. Ē’mendim ke pėr Sonin?
Ėshtė shumė e mirė, madje kėngėtarja mė e mirė nė trevat shqiptare.
Dikur, shumė i lidhur me Elvana Gjatėn. Tani si janė marrėdhėniet mes jush?
Asgjė. Nuk komunikojmė fare bashkė.
Thuhet qė Elvana ėshtė kėngėtarja mė e pėlqyer pėr momentin nė Kosovė?
S’besoj. Them se ajo suksesin e saj e ka pasur me kėngėn “Mamės”. E di qė ka qenė njė hit i vėrtetė.
Kur vini nė Tiranė akomodoheni nė hotel?
Jo, kam shtėpinė time kėtu.
Si tė duken vajzat nė Tiranė?
Mendoj tė gjitha shqiptaret janė tė bukura, por vajza shumė tė bukura sheh vetėm nė Tiranė.
Tė ndodh tė flirtosh?
Kur vij pėr punė, vij pėr punė. Kur kam ardhur pėr qejf, edhe ka ndodhur.
Cila ėshtė e dashura jote pėr momentin?
A mund tė mos e them. Ėshtė shumė private.
Tė dashurat e tua kanė qenė vajza brenda profesionit tėnd?
Pėrgjithėsisht po. Me to mė lidh mė shumė puna.
Cili do tė jetė klipi yt i ardhshėm?
Do tė jetė njė klip me titull “A po don kesh”, qė pres ta publikoj nė shtator dhe qė ėshtė njė eksperimentim nė muzikė.
Si janė fitimet e tua nė muzikė?
Pėrfitimet e mia janė prej koncerteve, qė i kam shumė tė shpeshta dhe nė tė gjithė botėn.
Nga “Tingulli 3”, jeni bėrė “Tingulli trent”. Pse?
Kohėt e fundit e kemi ndryshuar emrin, domethėnė tani e tutje ėshtė “Tingulli trent”. Kjo pėr shkak tė pjesėtarėve tė grupit, pjesė e tė cilit janė pėrveē meje dhe Agoni, Dj Blunt dhe Real 1.
cakalli
cakalli

SONI MALAJ ZEVENDESON FLORIN ME GETOARIN Rat1010 Online
SONI MALAJ ZEVENDESON FLORIN ME GETOARIN Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 140
Age : 34
Vendodhja : vlore
Koha e lire : pc,lokale,disko,menaxhim biznesi,dhe ske ku vete pa ehh e dini juve
Puna : kasap
Registration date : 12/07/2008
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 3
<b>Kredite</b> Kredite : 5787

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi