PERGJAKEN RRUGET NGA AKSIDENTET E SHUMTA

Shko poshtė

PERGJAKEN RRUGET NGA AKSIDENTET E SHUMTA Empty PERGJAKEN RRUGET NGA AKSIDENTET E SHUMTA

Mesazh nga Sajmiri 2008-07-23, 18:28

Edhe gjatė 36 orėve tė fundit ėshtė shėnuar njė bilanc tragjik nė rrugėt e vendit tonė, ku tė paktėn 2 persona kanė gjetur vdekjen dhe 4 tė tjerė janė plagosur rėndė. Dy viktimat u regjistruan nė kryeqytet, ndėrsa njė makinė me dy shtetas nga Kosova qė po vinin pėr pushime nė vendin tonė ka dalė nga rruga duke sjellė dėmtime serioze. Pėr shkak tė dėmtimeve nė aksin Morinė-Kukės, pasi po kryhen punimet pėr ndėrtimin e rrugės sė re, mjeti ka rėnė disa metra poshtė aksit rrugor fare pranė pikės kufitare. Sipas burimeve zyrtare tė Policisė sė Qarkut tė Kukėsit, janė lėnduar shtetasit; Filzen Muēa dhe Shifran Haxhia, qė tė dy nga Theranda e Kosovės.
Viktimat
Burimet zyrtare tė Policisė sė Qarkut tė Tiranės pohojnė se ėshtė bėrė arrestimi nė flagrancė i shtetasit Endrit Veliut, 21 vjeē, lindur dhe banues nė Tiranė pasi nė rrugėn “Qemal Stafa”, teksa po drejtonte automjetin tip fuoristradė, me targa TR. 3628 P, ėshtė pėrplasur me njė motoēikletė me drejtues Xhavit Sharrė, 61 vjeē. Sipas tyre, nga pėrplasja ėshtė aksidentuar drejtuesi i motoēikletės, i cili ka gjetur vdekjen e menjėhershme. U kryen veprimet procedurale nga grupi hetimor i posaēėm nė vendin e ngjarjes dhe materialet e pėrpiluara nė ngarkim tė tij, i kaluan Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, pėr veprėn penale tė “Shkeljes sė rregullave tė qarkullimit rrugor”.
Njė tjetėr aksident i rėndė automobilistik me pasojė vdekjen e njė 38–vjeēari ndodhi dy ditė mė parė nė autostradėn Vorė - Tiranė. Burime tė sigurta thanė se automjeti tip “Benz”, me targė TR. 3449 L, i drejtuar nga Blendi Veseli, 38 - vjeē, banues nė Tiranė, si pasojė e shpejtėsisė tej normave tė lejuar ka humbur kontrollin e mjetit, duke u pėrplasur me njė shtyllė ndriēimi metalike, dhe mė pas ka pėrfunduar disa metra larg rrugės dytėsore. Pėr pasojė tė kėtij aksidenti ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit, ndėrsa janė plagosur pasagjerėt qė ndodheshin nė kėtė automjet shtetasit Vasillaq Lushka, 26 - vjeē, banues nė Pogradec dhe Artan Risto, 45 - vjeē, banues nė Tiranė, tė cilėt u dėrguan menjėherė nė Spitalin Ushtarak Tiranė dhe janė jashtė rrezikut pėr jetėn.
Tė plagosurit
Dy kosovarė kanė mbetur tė plagosur rėndė teksa po vinin nė Shqipėri pėrmes aksit Morinė-Kukės. Rruga e dėmtuar pėr shkak tė punimeve dhe errėsira kanė bėrė qė mjeti tė dalė nga aksi rrugor, duke sjellė plagosjen e tyre. Burime zyrtare tė policisė lokale thanė se ngjarja ka ndodhur rreth orės 02,30 tė mėngjesit tė djeshėm, kur mjeti tip “Opel” me targė 541 KS 115, qė drejtohej nga shtetasi Filzen Muēa nga Theranda, nė afėrsi tė shkollės sė Morinit, vetėm rreth njė kilometėr nga dogana, ka dalė nga rruga duke rėnė disa metra poshtė. Si pasojė, ka mbetur i plagosur rėndė drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetėr, Shifran Haxhia edhe ky nga Theranda. Nė vendngjarje kanė shkuar menjėherė forcat e policisė, tė cilat kanė dėrguar nė spitalin civil tė qytetit tė plagosurit. Pas ndėrhyrjes kirurgjikale, 31-vjeēari Muēa dhe 21-vjeēari Hoxha janė jashtė rrezikut pėr jetėn. Burimet policore bėjnė tė ditur se shkak i aksidentit ishte pagjumėsia e drejtuesit tė mjetit. Por, aksi rrugor ėshtė i dėmtuar pėr shkak tė punimeve qė po kryhen nga firmat shqiptare, si dhe mungojnė tabelat orientuese, duke u bėrė shkas pėr aksidente tė shumta nė radhėt e kosovarėve tė cilėt preferojnė tė pushojnė nė plazhet shqiptare gjatė verės.

TĖ AKSIDENTUARIT

Xhavit Sharrė, 61 vjeē, Tiranė, - vdekur
Blendi Veseli, 38 vjeē, Tiranė, i vdekur
Vasillaq Lushka, 26 vjeē, Pogradec, - e plagosur
Artan Risto, 45 vjeē, Tiranė – i plagosur
Filzen Muēa, 31 vjeē, Kosovė - i plagosur
Shifran Haxhia, 21 vjeē, Kosovė - i plagosur
Sajmiri
Sajmiri
Administrator
Administrator

PERGJAKEN RRUGET NGA AKSIDENTET E SHUMTA Rat1010 Online
PERGJAKEN RRUGET NGA AKSIDENTET E SHUMTA Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 1093
Age : 39
Vendodhja : Itali
Koha e lire : shum pak
Puna : me bollik
Registration date : 12/12/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 12
<b>Kredite</b> Kredite : 6037

http://livefutoll.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi