HASHASHI I SHKODRES ME I SHTRENJTI NE EUROPE

Shko poshtė

HASHASHI I SHKODRES ME I SHTRENJTI NE EUROPE Empty HASHASHI I SHKODRES ME I SHTRENJTI NE EUROPE

Mesazh nga Sajmiri 2008-08-04, 17:44

SHKODER- Hashashi shqiptar "thyen" tregun ndėrkombėtar, duke u cilėsuar si i kategorisė sė parė. Burime tė besueshme nga dikasteri i Rendit, bėjnė me dije se kanabis sativa qė kultivohet nė zonat e thella malore tė rrethit tė Shkodrės e tė Malėsisė sė Madhe, ka ēmimin mė tė lartė nė Europė. Bėhet fjalė pėr ēmim marramendės. Mėsohet se 1 kilogram kanabis sativa e thatė kushton 530 euro. Sipas specialistėve, njė bimė kanabis sativa (njė rrėnjė) peshon 1 kilogram. Pra, njė rrėnjė e asgjėsuar nė parcelat e kultivuara me bimė narkotike ėshtė e barabartė me 530 euro. Vetėm nga aksionet e ndėrmarra nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut tė Shkodrės, gjatė njė muaji janė zbuluar e asgjėsuar 46 mijė rrėnjė hashash (46 mijė kg), qė nė total kapin vlerėn e 24 milionė e 380 mijė euro. Sipas burimeve tė mėsipėrme, kanabisi shqiptar ėshtė mė i kėrkuari nė tregjet mė tė mėdha tė vendeve kryesore tė Europės. Kjo lidhet me kushtet nė tė cilat rriten bimėt narkotike nė zonat e thella nė veri tė vendit tonė. Kushtet e rritjes sė kanabis sativės janė ideale. Temperatura, sasia e ujit dhe e dritės janė optimale pėr rritjen dhe zhvillimin e bimėve tė hashashit. Ndėrsa mbjellja e kanabis sativės nė zonat malore ėshtė nė sasi tė konsiderueshme, ende nuk bėhet fjalė pėr njė linjė stabėl tė tregtimit jashtė kufijve tė vendit tonė tė bimės narkotike. Sipas burimeve policore, ende nuk ka njė linjė fikse pėr trafikimin e bimės narkotike, por malli lėviz sipas porosisė: Mali i Zi, Greqi e Kosovė dhe prej andej bėhet transportimi nė destinacionet pėrkatėse. Holanda dhe Spanja zėnė vendin e parė pėr blerjen e kanabisit shqiptar.
HARTA E ZONAVE PROBLEMATIKE
Nė Qarkun e Shkodrės janė identifikuar tė gjitha zonat e mbjella me kanabis sativa. Thuajse pėr ēdo ditė, Drejtoria e Policisė organizon aksione pėr asgjėsimin e parcelave tė kultivuara me hashash nė zonat e thella. Kėtė periudhė ėshtė shėnuar faza mė e suksesshme pėr asgjėsimin e kanabisit. Nė aksionet anti-kanabis janė angazhuar mbi 200 forca policore njėherėsh, por dhe efektivėt e Ndėrhyrjes sė Shpejtė. Falė organizimit tė mirė tė punės, ėshtė bėrė e mundur qė kėtė vit tė asgjėsohet sasia mė e madhe e kanabis sativa, krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė viteve tė kaluara. Aktualisht, policia po punon pėr zbulimin e punishteve artizanale, ku dyshohet se bėhet presimi dhe paketimi i bimėve tė drogės. Ndėrkohė, Drejtoria e Policisė sė Shkodrės ka realizuar hartėn e zonave tė thella ku kultivohet kanabis sativa. "Kemi bėrė hartėn e drogės dhe nuk kemi lėnė asnjė zonė jashtė. Ėshtė bėrė njė punė e madhe nga grupet e punės, tė cilėt kanė vlerėsuar maksimalisht situatėn. Pėr hartėn na kanė ndihmuar dhe tė dhėnat e viteve tė kaluara", - thotė drejtori i kėsaj drejtorie, Nikolin Bala. Sipas tij, zonat mė problematike janė: Shllaku, Shkreli, Guri i Zi, zona e Mazrekut, Temali dhe Kastrati nė Malėsinė e Madhe etj.
HETIMI
Kultivimi i kanabis sativės nė zona tė shpyllėzuara mbetet njė nga problemet mė tė mėdha tė policisė. Nga statistikat rezulton se nė 95 pėr qind tė rasteve, hashashi ėshtė mbjellė nė toka pa pronar. Deri tani janė identifikuar vetėm 3 persona; njėri prej tė cilėve ėshtė arrestuar dhe 2 tė tjerė hetohen nė gjendje tė lirė. "Prej disa kohėsh po bėjmė punė investiguese pėr identifikimin e personave qė kultivojnė hashash nė zona tė shpyllėzuara. Punonjėsit tanė kanė identifikuar disa prej autorėve tė krimit. Kemi grumbulluar informacionet e nevojshme qė t'i ēojmė para drejtėsisė personat pėr-gjegjės", - sqaron kreu i bluve, Nikolin Bala. Jashtė vėmendjes sė policisė nuk do mbeten as kryepleqtė dhe kryetarėt e komunave nė zonat problematike pėr kultivimin e bimėve narkotike. Sipas Balės, Kodi Penal i ngarkon kėta tė fundi me pėrgjegjėsi penale pėr mosdhėnie informacioni pėr kultivimin e bimėve narkotike.

(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)
Sajmiri
Sajmiri
Administrator
Administrator

HASHASHI I SHKODRES ME I SHTRENJTI NE EUROPE Rat1010 Online
HASHASHI I SHKODRES ME I SHTRENJTI NE EUROPE Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 1093
Age : 39
Vendodhja : Itali
Koha e lire : shum pak
Puna : me bollik
Registration date : 12/12/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 12
<b>Kredite</b> Kredite : 6037

http://livefutoll.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi