REVISTA SHQIPTARE NĖ DIASPORĖ"DORUNTINA"

Shko poshtė

REVISTA SHQIPTARE NĖ DIASPORĖ"DORUNTINA" Empty REVISTA SHQIPTARE NĖ DIASPORĖ"DORUNTINA"

Mesazh nga shaban cakolli 2008-08-11, 16:50

"DORUNTINA"-ZĖDHĖNĖSJA MĖ E FUQISHME E FĖMIJĖVE TANĖ NĖ MĖRGIM


Shkruan:Shaban Cakolli

"Doruntina"
mbushi dymbėdhjetė vjet pėrpjekjesh pėr tė nxjerrė tė vėrtetėn nė
shesh,pėr tė mbrojtur integritetin kombėtar tė fėmijėve tanė nė
mėrgim.Njė organ qė ka fizionominė e dėshiruar,organ qė preokupohet
tėrėsisht me ēėshjen kombėtare dhe fatin e fėmijėve tanė nė mėrgim
dhe,si e tillė ėshtė pėrqafuar nga
intelektuali,poeti,gazetari,mėsuesi,nxėnėsi,prindi e bashkathetari
anekėnd diasporės.
Numri i parė i"Doruntinės" u botua nė shtator tė
vitit 1996,nė njė kohė ku po bėhej qėndresė e njė populli tė shtypur,tė
copėtuar e tė mashtruar,e njė populli tė cilin e shtrėnguar pėr tė
heshtur,pėr tė mbyllur kaptinėn e fjalės sė lirė,tė drejtė e tė
guximshme.Nė tė gjitha poret e jetės,prangat shtrėngonin e ngulfatnin
jetėn e njė populli qė po kėrkonte fjalėn e lirė,lirinė,jetėn.
Atė
kohė,pra mė 1996,shkrimtari,poeti dhe gazetari qė tanimė jeton nė
Gjermani,z.Ragip Ramaj,mori njė nismė tė guximshme,por edhe mjaft tė
vėshtirė,mori mbi supet e veta njė detyrė me peshė kombėtare.
Nuk
mund ta fsheh se qė nė numrin e parė kur e shfletova kėtė
revistė,krijova bindjen e fortė se kjo do t“u qėndrojė tallazeve tė
jetės,do tė mbijetojė dhe kėshtu edhe ia doli.Ajo rrugėtoi,rrugėtoi
shumė,hulumtoi dhe gjeti fėmijėt shqiptarė nė ēdo skutė tė Evropės,i
ftoi nė shoqėrim qė sė bashku tė mėsojnė gjuhė e histori
shqiptare,traditė e kulturė kombėtare.....Por asnjėherė nuk harroi tė
ua pėrkujtojė atyre se tė huaj janė nė kėto vende dhe se atdheu i tyre
gjendet nė themelet e Ilirisė.
Sot jam aq shumė i gėzuar dhe i
mallėngjyar,kur arrita tė shfletoi numrin e tetėdhjetė,tė
"Doruntinės",revistėn mė tė mirė pėr fėmijė qė kam shfletuar
ndonjėherė,revistė me tė cilėn po kultivohet njė kulturė rrėnjėsore dhe
e pastėr pėr fėmijė,pėr gjeneratat e reja,familjen,shoqėrinė dhe
kombin."Doruntina" dhe shkollat shqipe nė diasporė janė tė lidhura
ngusht me njėra-tjetrėn,por revista "Doruntina" ėshtė mė shumė se njė
mėsuese pėr fėmijėt tanė nė mėrgim.Kėtė nuk po e them vetėm unė,kėtė e
kanė thėnė shumė intelektualė,qė kėtė revistė e kanė
quajtur,Abetare,lektyrė shkollore,histori,enciklopedi,dritare e hapur e
atdheut etj,...por edhe thesar qė mund ta ruash e ta lexosh
kurdoherė.Duhet pranuar deshėm apo nuk deshėm,se rritėn e "Doruntinės"
e kanė pėrcjellė shumė vėshtėrsi,si mjetet e pamjaftueshme financiare
pėr botimin e revistės,sė paku njėherė nė muaj dhe
shpėrndarja jo e
mjaftueshme e saj,vėshtėrsi qė vazhdojnė ta pėrcjellin edhe
sot.Padyshim ana tjetėr pozitive nuk mund tė lihet nė harresė.Puna e
mishėruar e kryeredaktorit Ragip Ramaj me revistėn,materialet e
zgjedhura,ashtu si kėrkon shpierti i trazuar i fėmijėve nė mėrgim,qė si
duket artitekti i kėsaj reviste e njeh fort mirė dhe e di se ēfarė
kėrkojnė ata.Bashkėpunimi i shumė arsimtarėve,qė kuptuan drejt misionin
e tyre kombėtar,prindėr e intelektualė,u bėnė hallka tė forta,qė po e
mbanin tė qėndroi deri mė sot"Doruntina".Revistės sonė
kombėtare"Doruntina",i uroj shėnimin e pėrvjetorėve dhe veprimtarinė e
saj tė suksesshme,e ftojmė tė shtegėtojė nė rrugėn e mė tejme tė
diturisė,duke i dėshiruar njė punė pa vėshtėrsi e me suksese tė
reja.Apelojmė te lexuesit e sidomos te mėsuesit tanė nė diasporė,tė
pėrkrahin edhe mė me forcė,nė mėnyrė qė kjo revistė tė kryaj pa probleme
misionin e saj kombėtar qė ia ka shtruar vetes.Duke mbėshtetur kėtė
revistė,ne ndihmojmė ēėshtjen tonė madhore,ndihmojmė fėmijėt tanė qė
gjenden ballėpėrballė njė epidemie tė zezė,siē ėshtė asimilimi.Nėse
pėrkrahim"Doruntinėn",ne do tė shpėrblehemi,sepse po ndihmojmė
ardhėmėrinė e fėmijėve tanė tė shkollave shqipe nė
diasporė,sepse"Doruntina" ėshtė zėdhėnėsja mė e fuqishme e fėmijėve
tanė nė mėrgim,luftėtarja mė e pakonpromis nė mbrojtjen e fėmijėve tanė
nga asimilimi.
shaban cakolli
shaban cakolli
Shkrimtar & poet
Shkrimtar & poet

REVISTA SHQIPTARE NĖ DIASPORĖ"DORUNTINA" Rat1010 Online
REVISTA SHQIPTARE NĖ DIASPORĖ"DORUNTINA" Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 329
Vendodhja : Gjermani
Puna : Poet-shkrimtar
Registration date : 12/07/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 5
<b>Kredite</b> Kredite : 6228

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi