GRAMSH VRET KUSHERIREN PER DASHURINE

Shko poshtė

GRAMSH VRET KUSHERIREN PER DASHURINE Empty GRAMSH VRET KUSHERIREN PER DASHURINE

Mesazh nga Sajmiri 2008-08-13, 18:47

GRAMSH - Nje dashuri ne kufijte e incestit, por qe ka perfunduar ne menyren me tragjike. Ekzekuton vajzen e dajes me te cilen kishte rene ne dashuri, pasi refuzoi te vazhdonin lidhjen sentimentale. Ky dyshohet te jete edhe motivi i ngjarjes se dhimbshme pasditen e djeshme ne qytetin e Gramshit. Ilirian Koci, 27 vjec, eshte arrestuar nga policia vendore nen akuzen e vrasjes me nje arme "Kallashnikov" te Greta Xhaferrit, 20 vjece, studente e vitit te dyte, dega e Infermierise, ne Universitetin "Aleksander Xhuvani" te Elbasanit. Policia heton edhe ne pista te tjera, si nje konflikt mes te rinjve. Mesohet se ne momentin e krimit ne shtepi nuk kane qene familjaret e vajzes.Ngjarja ka ndodhur rreth ores 15:50, ne apartamentin e vajzes 20-vjecare. Sipas te dhenave te para te policise, Ilirian Koci i ka kerkuar kusherires studente qe te vazhdojne lidhjen si me pare, por duket se vajza ka refuzuar ne menyre te prere. Vendimi i kusherires eshte perjetuar keq nga djali i halles se saj, i cili ka vendosur te perdore forcen, madje edhe armen per te arritur qellimin e tij. Me nje automatik "Kallashnikov" te fshehur ne nje cante, eshte futur ne shtepine e dajes dhe ka nisur t'i mbushe mendjen studentes se duhej te vazhdonin te benin dashuri. Por vajza ka refuzuar dhe i ka kerkuar qe t'i japin fund historise, pasi turpi do te binte mbi ata dhe familjet. Madje sipas te dhenave te mbledhura ne rruge operative dhe pyetjes se deshmitareve te rastit, Greta Xhaferri i ka thene kusheririt se nuk ndjente asgje per te, ndaj duhej qe te hiqte dore nga kjo marrezi. Pasi nuk ka mundur t'i mbushe mendjen me te mire, 27-vjecari ka nisur te perdore edhe dhunen. Por as rrahjet dhe kercenimet nuk ia kane kthyer mendjen 20 vjecares. Atehere djali i halles ka mbushur karikatorin dhe e ka qelluar me bresheri. Krismat jane degjuar ne pallat dhe lagjen aty prane.
Sajmiri
Sajmiri
Administrator
Administrator

GRAMSH VRET KUSHERIREN PER DASHURINE Rat1010 Online
GRAMSH VRET KUSHERIREN PER DASHURINE Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 1093
Age : 40
Vendodhja : Itali
Koha e lire : shum pak
Puna : me bollik
Registration date : 12/12/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 12
<b>Kredite</b> Kredite : 6244

http://livefutoll.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi