BUTRINT MBYTET VARKA ME 24 SHQIPTARE MBYTEN NENE E BIJE

Shko poshtė

BUTRINT MBYTET VARKA ME 24 SHQIPTARE MBYTEN NENE E BIJE Empty BUTRINT MBYTET VARKA ME 24 SHQIPTARE MBYTEN NENE E BIJE

Mesazh nga Sajmiri 2008-10-20, 00:14

Njė ngjarje e rėndė ka ndodhur sot ne mbremje nė Liqenin e Butrintit ku njė varkė me 24 persona ėshtė mbytur. Tė dhėnat e deritanishme tregojnė per 2 te vdekur dhe 22 te mbijetuar, te cilet jane identifikuar nga policia. Me e prekura ne kete tragjedi eshte familja Jaho nga Lapardhaja e Beratit pasi ka mbetur e vdekur vajza 3 muajshe dhe nena e saj 22 vjecare, ndersa ka shpetuar babi i foshnjes Dritan Jaho. Sipas policise 24 personat do tė shkonin klandestin nė Greqi, ndersa mbytja ka ardhur si pasoje e mbingarkeses se varkes.
DEKLARATA E POLICISE


SARANDĖ

Mbytja e varkės, Policia e Shtetit sqaron ngjarjen, identifikon tė mbijetuarit

Ora 23:25 - Policia e Shtetit ka reaguar menjėherė pėr ngjarjen e rėndė tė ndodhur nė Butrint. Sipas saj gjithēka ka ndodhur nė liqenin e Butrintit, mbas parkut, tek ish-peshkimi, kur njė grup i pėrbėrė prej 20-25 personash nė tentative pėr tė kaluar nė bregun tjetėr tė liqenit nė vendin e quajtur “Bufi”, pėr t’ju shmangur postobllokut tė shėrbimeve tė Policisė Kufitare tė dislokuara pranė vendit tė quajtur “Lundra”, duke pėrdorur 2 varka druri, kanė tentuar tė kalojnė nga Butrinti nė Xarrė. “Nga hetimet e deritanishme rezulton se barka e pėrmbysur ishte prej druri, dhe pėrdorej nga peshkatarėt pėr gjuetinė e midhjeve, dhe nė tė kanė hipur 13 persona,e tė cilėt kishin si destinacion kalimin e kufirit tokesor nga fshati Xarrė e mė tej nė Konispol pėr tė kaluar nė Greqi”, tha Klodian Branko, zėndhėnėsi i Policisė sė Shtetit.
Deri tani nė polici janė shoqėruar 24 persona pėr tu intervistuar nė lidhje me ngjarjen, mes tyre shtetasit Ahmet Bushi 52 vjec nga Qaf Gjashta dhe Ilir Meta 33 vjec nga Vrina, tė dyshuar respektivisht si pronari dhe drejtues i varkės sė pėrmbysur.
Policia e Shtetit konfirmon se personat e mbijetuar janė, Skėndėr Ruēi nga Fieri, Elidon Manaj nga Fieri, Brunilda Manaj nga Fieri, Gerti Duraj nga Fieri, Erion Duraj nga Fieri, Marsid Mita nga Lushnja, Elton Mehmeti nga Cėrriku, Taulant Duraj nga Fieri, Artan Cobaj nga Fieri, Sajmir Xhekalili nga Mati, Qemal Stashkollari nga Lushnja, Valbona Senja nga Elbasani, Agim Shermadhi nga Klos Elbasan, Indrit Azisaj nga Fieri, Fatjon Sene nga Mollasi i Elbasanit, Ardian Lazaj, nga Mallakastra, Lavdosh Kuca nga Tepelena, Vambaster Gjinushi nga Tepelena, Klodian Calliu nga Durrėsi, Sokol Mali nga Pezė Helmes Tiranė, Maringlen Hoxha nga Fieri, Denis Zema nga Lushnja si dhe Dritan Jaho i cili beri edhe identifikimin e dy viktimave. Gjithashtu mėsohet se kėta persona janė shoqėruar edhe nė polici pėr tu marrė nė pyetje nė lidhje me ngjarjen.

Policia sqaron itinerarin e varkės nga Butrinti nė Xarrė dhe rrethanat e mbytjes

Ora 22:29- Dėshmitė e tė mbijetuarve, deklarojnė se dy varka prej druri kane tentuar te bejne rrugen nga Butrinti pėr nė Xarrė.
Njera nga varkat ka mundur te kaloje ne anen tjeter 10 persona. Ndersa varka e dyte e cila ka patur ne bord 13 persona dhe timonieri i varkės, gjithsej 14 persona pasi ka bere 60 metra nga bregu eshte permbysur. Pikėrisht ka qenė ky momenti kur varka ėshtė mbingarkuar, ka futur ujė dhe menjėherė ėshtė pėrmbysur. Nė kėtė varkė kanė qenė edhe dy viktimat, foshnja 3 muajshe Klara Jaho dhe nėna e saj 22 vjeēare Elvira Jaho.
Kėto tė dhėna janė konfirmuar edhe nga Policia e Sarandės tė cilėt thanė se nė komisariat janė arrestuar pronari i barkės Ahmet Bushi dhe timonieri i varkės. Po kėshtu mėsohet se 22 tė mbijetuarit pasi kanė marrė ndihmėn e nevojshme mjekėsore, janė marrė nė pyetje nga policia nė lidhje me ngjarjen tepėr tė rėndė.
Po kėshtu korrespondentėt e “News24” nė Sarandė bėjnė tė ditur edhe dy emra tė tjerė tė tė mbijetuarve tė cilėt janė Marsid Mido 18 vjeē dhe Denis Zenio 17 vjeē, tė dy nga Bubullima e Lushnjes. Ndėrsa bėhet e ditur se e mbijetuar ėshtė edhe njė grua shtatėzėnė e cila ndodhet nė maternitetin e Sarandės.
Sajmiri
Sajmiri
Administrator
Administrator

BUTRINT MBYTET VARKA ME 24 SHQIPTARE MBYTEN NENE E BIJE Rat1010 Online
BUTRINT MBYTET VARKA ME 24 SHQIPTARE MBYTEN NENE E BIJE Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 1093
Age : 39
Vendodhja : Itali
Koha e lire : shum pak
Puna : me bollik
Registration date : 12/12/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 12
<b>Kredite</b> Kredite : 6037

http://livefutoll.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi