Fazlic, faksimilet e regjistrimit te bizneseve ne Shqiperi
2 posters
Faqja 1 e 1
Fazlic, faksimilet e regjistrimit te bizneseve ne Shqiperi
Gazeta TEMA
Ortakja e Argites, Flutura Kola, pagoi 1,75 milione euro nga Qipro per Damir Fazllic
Damir Fazllic, shtetasi boshnjak i ndaluar dje ne Bosnje ne prani te komandantit boshnjak te Srebrenices, Otic, keshilltari me konfidencial i kryeministrit, Sali Berisha, ka biznese te perbashketa ose ne bashkedrejtim me njeriun e familjes se Lulezim Bashes dhe ka bere transferta te dyshimta parash nga Qipro ne Tirane me ndihmen e bashkortakes se Argita Berishes.
Gazeta TemA do te botoje sot nje dosje te plote te ketij aktiviteti qe bashkon kupolen e pushtetit ne Shqiperi, me nje trafikant rajonal shume te perfolur, mbi te cilin rendojne shume akuza.
Kush eshte Damir Fazllic
Fazllic ka lindur ne Foca te Bosnjes, me 26 shtatorin e vitit 1975, me babane boshnjak dhe nenen serbe. Damir Fazllic perfaqeson sot nje nga biznesmenet me njohjet dhe lidhjet me te fuqishme ne Ballkan. Ne Bosnje dhe Serbi zoti Fazllic shihet si nje personazh misterioz. Dy gazeta boshnjake kane investiguar per nje kohe te gjate aktivitetin e zotit Fazllic, ndersa ky i fundit rezulton ne disa lidhje te fuqishme biznesi dhe klanore me njerezit me te pushtetshem te regjimit te Milloshevicit. Sipas ketyre investigimeve, rezulton se zoti Fazllic ka patur mbeshtetje te madhe nga ish-shefi i policise sekrete (dhe numri 2 i regjimit te Milloshevicit) Jovica Stanisic. Ne fakt, e ema e tij, Jovanka, ka qene kusherire e dyte me zotin Stanisic dhe ka punuar si sekretare e tij deri nga fundi i viteve 80, kur familja u shperngul dhe emigroi ne Londer. Pikerisht ne Londer ka marre shkas dhe anglishtja e tij e perkryer. Ne vitin 2003, ai u ndalua nga policia boshnjake dhe u mor ne pyetje lidhur me relatat e tij me Milorad Ulemek (Legija). Ulemek ishte shpallur ne kerkim per vrasjen e ish-kryeministrit serb, Zoran Xhinxhic dhe autoritetet serbe kishin te dhena se Fazllic e fshihte ate ne Bosnje. Ne telefonin e Fazllic u gjend si numri i Ulemek-ut, ashtu dhe ai i kryeministrit te vrare. Fazllic kishte nje miqesi te forte me Ulemek-un, pasi ky i fundit i kishte shpetuar lekuren disa vite me pare, kur bosi i kontrabandes se cigareve ne Ballkan, Stanko Subotic, donte ta eliminonte ate gjate gares per privatizimin e nje fabrike te rendesishme duhani ne Serbi. Por zoti Fazllic eshte ndjekur penalisht ne Bosnje dhe Kroaci per pastrim parash dhe evazion fiskal, ndersa investigimet e medieve boshnjake e sjellin ate ne vemendje edhe per trafikun e armeve, si pasoje e disa bashkepunimeve te tij ne Rusi dhe Serbi. Fazllic ka nje miqesi te forte dhe me Hasan cengic, ish-minister i Mbrojtjes ne Bosnje, i cili eshte i njohur per rrjetin e gjere te trafikanteve te armeve, me te cilet ka konsoliduar bashkepunimin ne vite. Gazetaret boshnjake qe e kane investiguar dhe kane shkruar per zotin Fazllic, e pershkruajne ate si nje mjeshter te marreveshjeve miliardere. Sipas tyre, Fazllic nuk behet kurre pjese integrale e marreveshjes, atij i pelqen te pajtoje palet dhe te mbaje perqindjen e fitimit. Ai e ka zgjedhur lojen e tij, i pelqen te beje komisionerin. Madje, Fazllic nuk ka shume qejf as asetet dhe pasurite e patundshme, leket i pelqejne te thata dhe shpejt e shpejt.
Kupola e pushtetit, Argita Berisha - Lulezim Basha - Damir Fazllic
Damir Fazllic eshte nje serb boshnjak i kontraktuar i kompanise BG&R ne Shqiperi, ne mbeshtetje te Partise Demokratike ne fushaten elektorale te vitit 2005. Pasi mbaroi fushata, ekipi i BG&R iku. Damir Fazllic u kujdes qe shumica e ekipit te armiqesohej me Sali Berishen dhe ekipin drejtues te PD dhe mbeti i vetem ne Tirane. I lidhur fort me Lulezim Bashen, ne ate kohe zedhenes i fushates elektorale te PD, Fazllic krijoi javen e pare te pushtetit te PD brenda dy diteve tri kompani, me statut te njejte, seli te njejte dhe administrator te njejte. Selia ishte shtepia e vjehrrit te Lulezim Bashes, statutet jane te gjitha tipike, me aktivitet te pergjithshem tregtar dhe administrator i te gjithave eshte Erion Isufi, kunati i vetem i Lulezim Bashes. (Vellai i gruas se tij).
Firmat e krijuara brenda dy ditesh jane si me poshte:
Firma: Virtu Acquisitions, e regjistruar me 19 shtator 2005, administrator: Erion Isufi; Adresa: Rr. Shinasi Dishnica, Pallati 2/4.
Firma: SRF Developments, e regjistruar me 19 shtator 2005, administrator: Erion Isufi; Adresa: Rr. Shinasi Dishnica, Pallati 2/4
Firma: Crown Acquisitions, e regjistruar me 20 shtator te vitit 2005, administrator: Erion Isufi (deri me 4 qershor 2007)
Pra, sic shihet, brenda dy ditesh jane formuar tri kompani, me administrator Erion Isufin, kunati i Lulezim Bashes, pronar Damir Fazllic, dhe seli te njejte te rruga Shinasi Dishnica, qe rezulton te jete prone e vjehrrit te Lulezim Bashes.
Ngjashmerite vazhdojne edhe me statutet dhe qellimet e ketyre firmave, te cilat kane ekzaktesisht te njejtin grup objektivash. Kryesisht keto firma synonin operimin ne tregun e pasurive te paluajtshme duke zhvilluar projekte ndertimi dhe te zhvillimit urban, shitblerje dhe ndermjetesim te pasurive te paluajtshme, dhenien e konsulences ekonomike, tregtare dhe financiare per ndermarrjet, por edhe tregtimin, import-eksportin dhe magazinimin e mallrave te ndryshem. Kesisoj, eshte e qarte se, ndersa kunat kishte ministrin e Transporteve dhe Puneve Publike, Erion Isufi vendosi te beje administratorin e tri firmave qe zhvillonin projekte ndertimi dhe urbane, por dhe ndermjetesim te pasurive te paluajtshme.
Nga te tri keto kompani, Crown Acquisitions ka pasur me shume fat. Ajo mori niptin per konsulence tregtare dhe u regjistrua ne tatime. Sic shihet dhe nga faksimilet, ajo nuk ka bere asnje aktivitet tregtar ne Shqiperi deri ne vitin 2007. Ka marre rregullisht gjoba nga sistemi i tatimeve, dhe nuk ka vrare mendje te shkoje te beje ndonje deklarim atje. Siguria e pushtetit i ka dhene krah.
Rasti fatlum eshte paraqitur ne nje periudhe shume te dyshimte. Ne maj te vitit 2007, Damir Fazllic vendos ta shese kete kompani te nje kompani qipriote. Shuma eshte marramendese, 1 milion e 750 mije euro. Dhe kjo ne nje kohe kur kompania nuk ka asnje kapital financiar dhe asnje aset ne formen e pasurive te paluajtshme. I vetmi ndryshim ishte se kishte nderruar zyrat me qira nga lagjja e vjehrrit te Lulezim Bashes te dy kullat ne bulevard se bashku me kunatin e Lulezim Bashes.
Shitja e dyshimte e kompanise ne Qipro
Ne maj te vitit 2007, pronari Fazllic dhe administratori Erion Isufi vendosin ta shesin kompanine te nje kompani qipriote. Shitja u krye zyrtarisht me daten 9 korrik 2007, me vendim gjykate, nr. 34011/2, te gjyqtares Majlinda Doga per llogari te nje firme te regjistruar ne Nikozia te Qipros, e cila quhet Altaria Research Limited.
Praktika e ndjekur per shitjen tregon se firma qipriote nuk solli ndonje perfaqesues te sajin ne Shqiperi, por autorizoi me nje prokure te posacme avokaten Flutura Kola, bashkepronare e studios Kola& Malltezi. Dokumentet tregojne se firma qipriote e ka leshuar prokuren e perfaqesimit qe ne daten 14 maj 2007 (kohe ne te cilen administrator ishte z. Isufi), ndersa avokatja Kola me daten 20 qershor 2007 firmosi kontraten e shitjes. Nga termat e kontrates del se firma Crown Acquisitions u shit per nje vlere prej 1 milion e 700 mije eurosh, ndersa ne kontrate nuk percaktohej asnje aset i firmes.
Por ne tatime zbuluam se firma ende vazhdonte te ishte e regjistruar ne emer te Damir Fazllic. Madje te dhenat nga tatimet tregojne se kjo firme nuk ka derdhur asnje qindarke ne arken e shtetit. Firma nuk kishte asnje aset dhe nuk ka paguar kurre ndonje detyrim tatimor, madje nuk ka paguar as 10 perqindeshin e TVSH per kontraten e shitjes
Flutura Kola ka filluar te operoje ne fushen e avokatise dhe konsulences qe prej 8 tetorit te vitit 2005, date ne te cilen, zonja Kola se bashku me juristen tjeter, zonjen Argita Malltezi, regjistruan ne Tirane studion ligjore Malltezi&Kola. Megjithate, praktika e kesaj studioje tregon se vetem dy muaj pasi u themelua, dy ortaket u ndane. Ne baze te dokumenteve zyrtare rezulton se ne te njejten date (15 dhjetor 2005), zonjat Flutura Kola dhe Argita Malltezi jane paraqitur tek e njejta notere (zonja Flutura Pustina, shoqe e tyre, gruaja e Andi Tomes, drejtor i Rrugeve), per te regjistruar dy firma konsulence me vete. Per pasoje, u formuan dy firmat Malltezi& Associates si dhe Kola&Associates. Ndonese dy ortaket filluan te operonin me vete, ato ndajne te njejten zyre qe kane deklaruar se kane blere bashke, ekzaktesisht ne te njejtin apartament ne adresen: Rruga e Barrikadave, Pall. Ndertim Vila, Ap. 7.
Akti i shitjes eshte depozituar ne QKR, por jo ne tatime. Parate jane marre, por tatimi nuk eshte paguar. Nuk dihet ne cmenyre eshte bere pagesa, cash ose me cek, por e sigurt eshte se ajo eshte perdorur per te sjelle 1 milion e 750 mije euro nga Qipro ne Tirane.
Treshja qe ka realizuar kete ka lidhje me Lulezim Bashen, Argita Berishen dhe Damir Fazllic, keshilltarin konfidencial te Sali Berishes.
Hijet serbo-boshnjake mbi kompanine qipriote
Kompania qipriote Altaria Research Limited vepron formalisht ne Qipro, dhe ka ne perberje te saj 1200 aksione, te cilat perfaqesohen nga dy gra secila nga gjashte aksione. Forma e aksionereve eshte anonime dhe e paverifikueshme. Ne mbledhjen qe ka bere kompania per te autorizuar Flutura Kolen per blerje te kompanise se Fazllic ne Shqiperi, del se eshte thirrur si sekretare e mbledhjes nje pronare e nje kompanie tjeter Skaysee me Merin Janulla, e cila ka firmosur autorizimin. Dyshimet shkojne me tej, pasi kompania qe ajo perfaqeson eshte ne listen e zeze te OKB per trafik armesh ne Afrike.
Por kjo do te jene objekt i hetimit te mevonshem te redaksise sone. Ajo qe eshte prezente, ka te beje me faktin se nje treshe e forte ne pushtet, Lulezim Basha, Argita Malltezi dhe Damir Fazllic, jane shume te perfshire ne biznes me njeri-tjetrin. Te gjithe asistencen ligjore dhe per kompanite e tjera Fazllic-it ia ka dhene studioja e Argites. Keshtu, 1 muaj pasi kishte bere kete shitje te rreme, me 10 shtator te vitit 2007, zoti Fazllic autorizoi me nje prokure te posacme avokaten Joana Qeleshi, qe te regjistronte ne emer te tij firmen Alpha. Zonja Qeleshi ne kete periudhe ka punuar si avokate ne studion Kola&Associates, ne pronesi te avokates Flutura Kola. Madje, Damir Fazllic zgjodhi si kontabiliste per firmen Alpha zonjen Shpresa Brecani, e cila eshte mbesa e kryeministrit Berisha dhe kusherire e pare me juristen Argita Malltezi. Me tej akoma, gjithe perkthimet dhe perkthyeset mbajne ose mbiemrin Basha ose Isufi, qe jane perkatesisht mbiemrat e Lulezim Bashes dhe Xhaferr Isufit, vjehrrit te tij.

Re: Fazlic, faksimilet e regjistrimit te bizneseve ne Shqiperi
o neo...! kjo neshte nje vrime ne uje...as nuk i boni keq popullit as nuk e rregulloj popullin; por ne qe jemi large e kuptojme me mire kte loje te ndyre te politikes; qe nuk ka pograme per te rregulluar mirqenjen e popullit dhe bojne zhurma politike qe nuk i takojne atryre por i takon drejtesis te meret me to; por duke pasur politikan te dobet e kan bo popullin te dobet ne kte drejtim, duke u mare me pune te kota.; por une mendoj qe populli mos te ndegjoj keta politikan kaq te dobet te cdo krahu qofshin ...por te mundohen te shohin realitetin . se per boten nuk jan gjo keto lloj budalliqesh ,; por keto po i ha populli yne
adiii-
Online Offline
Numri i postimeve : 964
Registration date : 04/06/2008
Popullariteti : 8
Kredite : 6031
Similar topics
» Eliminatoret e Boterorit 2010 ndeshjet e Shqiperise
» Krize identiteti ne shqiperi po a jo;
» Te besh pushime ne Shqiperi.....
» Sulmohet faqja e internetit e Presidences ne Shqiperi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi