Berisha, kerkon ndjese per firmat piramidale
Faqja 1 e 1
Berisha, kerkon ndjese per firmat piramidale
Pas me shume se 11 vjetesh qe nga trazirat e vitit 1997, Berisha ka kerkuar dje falje per sistemin piramidal qe u ndertua pergjate viteve 1993-1997 ne Shqiperi. Keto deklarata kryeministri i beri gjate nje tryeze te zhvilluar me perfaqesues financiare vendas dhe te huaj me teme Tryeza e Trete e Rrumbullaket me qeverine e Shqiperise, per investime te frytshme, e organizuar ne Tirane nga grupi prestigjioz The Economist. Kryeministri u shpreh se gjate asaj kohe kishte nje vakuum total mjetesh per ti bllokuar keto skema piramidale, te cilat sollen dhe nje nga ngjarjet me te renda te ketyre viteve tranzicion. Ne jemi nje vend qe vuajti nga nje sistem mashtrues te piramidave. Ne ate kohe une isha president i vendit dhe ne kishim nje vakuum total mjetesh per ti bllokuar ato. Une pashe me kujdes, nese ndonje agjenci publike ishte e perfshire ne keto skema, ashtu sic ka ndodhur ne disa vende te botes, por ky nuk ishte rasti i Shqiperise. Vendi perjetoi nje eksperience shume te hidhur. Ishte jo-njerezore dhe per kete rast kerkoj falje. Por, ne rastin e krizes financiare aktuale une kam besim se komuniteti nderkombetar do te vazhdoje drejt zgjidhjes, - u shpreh Berisha.
Falja
Falja publike e kryeministrit vjen ne nje kohe kur ai ka marre serish pushtetin pas tete viteve ne opozite, qe nga viti 1997. Ne lidhje me kete ceshtje pati akuza nga te dy krahet e politikes, te cilat fajesuan njera-tjetren per kete ceshtje, por serish rrethi u ngushtua ne pergjegjesite personale te personave qe drejtonin keto firma. Tashme, duket se ky kapitull eshte mbyllur, gje qe u be e qarte dhe nga deklarata e kryeministrit. Sipas tij, e gjitha kjo erdhi nga lakmia njerezore. Ne arrijme ne nje konkluzion shume te mire, i cili eshte perfundimtar dhe ka te beje me vendosmerine per te mbrojtur tregun nga lakmia njerezore, - u shpreh Berisha. Ne fjalen e tij kryeministri i cilesoi si suksese dhe privatizimin e ARMO-s, Albtelekomin, apo rrjetin e shperndarjes se KESH-it. Une mendoj se kontributi kryesor i qeverise eshte te luftoje korrupsionin. Kjo eshte shume me e rendesishme sesa ceshtje te tjera. Ne do te bejme cdo gje ne kete aspekt. ceshtja kryesore eshte lufta kunder korrupsionit. Ne kemi hyre ne nje proces privatizimi, i cili ka qene shume i suksesshem. Ne kemi privatizuar Albtelekomin, OSSH dhe ARMO-n, - tha Berisha.
TEMA
Similar topics
» Operatori i katert celular,firmat e PTK,asnje me eksperience
» LiveFutboll.Net kerkon staff kundrejte nje Pagese...
» Kartat, Berisha: Financim dhe ndeshkim
» LiveFutboll.Net kerkon staff kundrejte nje Pagese...
» Kartat, Berisha: Financim dhe ndeshkim
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi