Superliga, Tirana dhe Vllaznia nuk ndalen.

Shko poshtė

Superliga, Tirana dhe Vllaznia nuk ndalen. Empty Superliga, Tirana dhe Vllaznia nuk ndalen.

Mesazh nga Andi 2009-04-13, 09:15

Tirana dhe Vllaznia kanė fituar edhe nė javėn e 27-tė tė Superligės, duke e kthyer ēėshtjen e titullit nė njė betejė vetėm midis tyre. Ndėrkohė, Dinamo ėshtė mundur 2-1 nga Teuta dhe tashmė del nga loja pėr tė fituar kampionatin. Fitore e rėndėsishme edhe e Lushnjės kundėr Apolonisė.

TIRANE- Tirana dhe Vllaznia kanė vazhduar me fitoret edhe nė javėn e 27-tė tė Superligės, duke vazhduar nė krye tė renditjes nė kuotė tė barabartė pikėsh, nga 54 secila. Bardheblutė nuk kanė gabuar pėrballė Elbasanit, duke fituar pastėr 3-0, nė njė ndeshje qė megjithėse u zhbllokua nė pjesėn e dytė, u dominua nga skuadra e Kolės. Heroi i Tiranės edhe nė kėtė takim ka qenė Migen Memelli. Rezultati ėshtė zhbllokuar nė fillimin e pjesės sė dytė, kur Daniel Xhafa pėrfitoi nga njė rrėmujė nė zonė, duke e shtyrė topin pėr nė rrjetė. Goli i dytė vjen 12 minuta para pėrfundimit, me autor kapitenin Devi Muka, i cili merr njė top tė artė nga Memelli. Pas njė loje mjaft tė mirė, sulmuesi pogradecar mbyll llogaritė me ndeshjen, duke shėnuar golin e 17-tė sezonal.

Ndėrkohė, nė Shkodėr Vllaznia ka fituar 2-0 me Partizanin, duke ruajtur hapin e Tiranės. Nė minutėn e 24-t ishte Ndriēim Shtubina ai qė shėnoi golin e avantazhit, duke i ēuar skuadrat me kėtė rezultat nė dhomat e zhveshjes. Nė mesin e pjesės sė dytė, Babamusta rrėzon nė zonė Shtubinėn dhe pėr gjyqtarin Jareci ėshtė penallti. Nga pika e bardhė Suan Lici vulos fitoren dhe mban Vllazninė nė vend tė parė, nė kuotė tė barabartė pikėsh me Tiranėn. Shkodranėt javėn e ardhshme do tė udhėtojnė pėr nė Durrės, aty ku herėn e fundit janė mundur 4-0.
Nė Selman Stermasi, Dinamo ka pėsuar njė humbje shokuese nė shifrat 2-1 nga Teuta, duke i dhėnė lamtumirė shanseve pėr tė fituar titullin kampion. Matematikisht blutė janė ende nė valle, por diferenca prej 7 pikėsh nga dy skuadrat kryesuese, praktikisht e bėn tė pamundur qė ata tė jenė pretendentė. Rezultati u zhbllokua nė minutėn e 38-tė nga Artion Poēi me njė gol mjaft tė bukur nga njė goditje dėnimi. Emiljano Vila arriti tė barazonte vetėm 9 minuta nga fillimi i pjesės sė dytė, ndėrsa 3 minuta para pėrfundimit shėnoi edhe golin e dytė dhe tė fitores.

Nė ndeshjet e tjera, Lushnja mposhti 2-1 Apoloninė, duke u barazuar me pikė me Partizanin. Sekseri e Bubeqi shėnuan pėr vendasit, ndėrsa pėr fierakėt shkurtoi Dhrami. Nė Peqin, Shkumbini mposhti 1-0 Besėn, falė njė goli tė Mustafajt nė fillimin e pjesės sė parė. Ndėrkohė, ndeshja e luajtur nė Ballsh mes Bylisit dhe Flamurtarit pėrfundoi nė barazim 1-1. Miqtė shėnuan tė parėt me anė tė Shehajt, ndėrsa pėr Bylisin barazoi Klevis Dalipi.

(balkanweb)
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Superliga, Tirana dhe Vllaznia nuk ndalen. Rat1010 Online
Superliga, Tirana dhe Vllaznia nuk ndalen. Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11620

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi