Jonida Azizaj : Vajza qe refuzoi ish ministrit Pango

4 posters

Shko poshtė

Jonida Azizaj : Vajza qe refuzoi ish ministrit Pango Empty Jonida Azizaj : Vajza qe refuzoi ish ministrit Pango

Mesazh nga Andi 2009-04-14, 22:42

Jonida Azizaj : Vajza qe refuzoi ish ministrit Pango Jonida-300x281

Jonida Azizaj ėshtė kryeredaktore e emisionit “7×7” nėTVSH. Ajo ėshtė ish-punon jėse e MTKRS. Nė kėtė dėshmi ajo tregon rrethanat se si e larguan nga puna prej ministrisė sė drejtuar nga Ylli Pango:“Deri nė janar tė vitit 2008, unė isha punonjėse nė Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, me detyrė specialiste nė Drejtorinė e Arteve. Punoja prej tre vjetėsh e gjysmė nė kėtė ministri. Ardhja e zotit Pango nė detyrė u shoqėrua me njė lėvizje tė madhe funksionarėsh,drejtorėsh e specialistėsh.Na kėrkoi ide dhe projekte tė reja pėr ēdo drejtori.
Personalisht, m’u duk shumė pozitiv,dhe gati-gati m’u dukėn tė padrejta thashethemet qė deri nė atė kohė kishin qarkulluar se ai ishte maniak pas femrave, dhe i detyronte studentet e tij pėr marrėdhėnie seksuale, e mė pas t’u jepte provimet. Skicova disa projekte qė i kishandėrmend prej kohėsh, dhe i dorėzova me protokoll nė paradhomėn e ministrit, ku e takova zyrtarisht dhe personalisht. Folėm pak pėr projektet dhe pėr atė ēfarė kisha bėrė unė deri tani nė ministri dhe nė eksperiencėn time disavjeēare nė punė. Takimi ishte shumė i shkurtėr dhe ministri m’u duk njeri shumė serioz.Dy muaj pas kėtij takimi, shefi i Kabinetit mė kėrkon pasaportėn time, me arsyen se do tė nxirreshin disa viza pune Schengen. Kėshtu, kur tė kishte udhėtime pune jashtė shtetit, nuk do kishte vonesa nėpėr radhė ambasadash. Nga drejtoria ime isha zgjedhur unė. Pasi pyeta tė tjerėt lidhur me kėtė ēėshtje, mora vesh se askujt tjetėr nuk i ishte kėrkuar pasaporta pėr njė procedurė tė tillė. Gati dhjetė ditė pas kėsaj, mua mė thėrret ministri nė zyrė, pasi po bėnte njė sistemim tė ri nė organigramėn e ministrisė.Mė pyeti nėse isha mirė me atė pozicion. I thashė se isha shumė mirė. Mė kėrkoi numrin tim tė telefonit, si dhe mė bėri njė zile. Unė nuk e pyeta pėr pasaportėn dhe ai nuk mė tha gjė pėr procedurat e sipėrpėrmendura. Pasaporta ime qėndroi tre muaj nė sirtarin e zyrės sė shefittė Kabinetit, mė pas unė shkova e tėrhoqa,sepse mė duhej. Shefi i Kabinetit e nxori nga sirtari, ma dha, pa mė thėnė asnjė fjalė lidhur me vizat. Sigurisht, nuk kishte asnjė vizė Schengen aty. Njė fund korriku, mė thėrret z.ministėr nė zyrė pėr njė projekt. Mė pas mė pyeti se ku do i bėja pushimet e verės. I thashė, nė qytetin tim tė lindjes, me familjen time. Mė tha se duhet tė punoja mė shumė. I fola pėr njė projekt veror dhe artistik qė unė kisha menduar. Mė tha se nuk vlente. Mua mė duhej tė trajnohesha jashtė shtetit, pėr promovimin e turizmit. I thashė se isha “specialiste e arteve”. Por takimi u mbyll me “flasim”, dhe “duhet tė integrohesh mė shumė”.Nė muajin shtator njoftohem nga zyra eMarrėdhėnieve me Jashtė pėr njė udhėtim nė Suedi. Ishte njė tavolinė pėr turizmin, ku unė duhet tė shoqėroja ministrin. Ftesa vinte nga njė organizatė private, e cila organizonte njė konferencė. Nuk pranova tė shkoja, dhe mė pas mora vesh se ai udhėtim nuk u bė. Nė nėntor tė 2007, mė komunikojnė se duhet tė shkoja me ministrin nė Panairin Ndėrkombėtar tė Turizmit,i cili zhvilloj nė Angli. Mė thanė se do ishte njė grup i madh pune, nga Agjencia Kombėtare e Turizmit, ndėrsa prezenca ime ishte e domosdoshme, pasi nevojitej njė vajzė e paraqitshme,qė tė fliste gjuhėn angleze, e cila do tė qėndronte nė pavijonin tonė tė hapur nė “World Travel Market”.Shkuam nė Londėr. Nė grupin e ministrisė isha unė, kėshilltari i ministrit pėr Turizmin,shefi i Kabinetit, dhe shefja e Marrėdhėnieve me Jashtė. Kur hyra nė avion, kėta tė tre i gjej tė ulur bashkė, vendi im ishte pas tyre, sapo ulem shoh edhe ministrin tė hyjė, dhe ēuditėrisht vendi i tij ishte afėr timit. Kush tha se ministrat udhėtojnė nė “bisness class”?!Pas pėrshėndetjeve tė para, e pyeta ministrin se pėrse isha edhe unė nė atė udhėtim. Mė tha se prezenca ime duhej pėr promovimin e turizmit shqiptar nė botė, nė “World Travel Market”. I thashė se nė ministri ishte parė shumė keq ky udhėtim, pasi unė, si specialiste e arteve,shkoja pėr njė udhėtim turizmi. Folėm pėr projektet e Drejtorisė sė Arteve, dhe ministri ishte i pakėnaqur nga puna jonė, ndėrkohė ne kishim dy muaj qė i ēonin “Projektin pėr dramėn shqipe” dhe ai nuk na e firmoste. Mė pyeti nėse e kisha shoqėruar ministrin paraardhės nė udhėtimet e tij jashtė shtetit, dhe i thashė se nuk kishte ndodhur asnjėherė.Mbėrritėm nė Londėr nė orėn 23.00 dhe nė hotel nė orėn 24.00. Shefi i Kabinetit donte tė shkonin nė pub, bashkė me kėshilltarin e ministrit.Unė nuk pranova dhe u kėrkova axhendėn pėr tė nesėrmen. Mė thanė se do flisnim nė mėngjes. U ngrita nė mėngjes shumė herėt pėr shkak edhe tė ndryshimit tė orės. Vetėm nė orėn 9.00 mė marrin nė telefonin e hotelit dhe mė thonė tė zbrisja poshtė. Ndėrkohė vjen nė dhomė dhe shefja e Marrėdhėnieve me Jashtė, duke mė thėnė tė nxitoja. Kur zbrita shkallėt, pas gati dhjetė minutash, nuk gjej asnjė. Pyes te recepsioni dhe mė thanė se katėr personat qė ishin aty, kishin ikur me njė makinė qė po i priste jashtė. Nuk mė kishin lėnė asnjė shėnim, asnjė adresė.Nė orėn gjashtė pasdite, mė vjen nė dhomė shefja e Marrėdhėnieve me Jashtė. Sapo ishin kthyer. Ishin lodhur shumė. Kur e pyeta pse kishin ikur pa mua, mė tha se mė mirė qė s’kisha shkuar. Ministri kishte qenė shumė i nevrikosur me njė ēėshtje nė Shqipėri dhe se makina e ambasadės nuk priste dot pėrpara hotelit, sepse merrte gjobė. I thashė se unė s’kisha ardhur tė flija nė Londėr. Shtėpi kisha nė Tiranė. Ajo sillej sikur nuk kishte ndodhur asgjė. Mė tha se po ikte te ca miqtė e saj qė jetonin nė Londėr dhe iku. Atė natė nuk takova asnjė prej grupit. Tė nesėrmen nė mėngjes mua m’u tėrhoq vėrejtje nga ministri, sepse ishte faji im, se isha zgjuar me vonesė. I thashė se ēdo fjalė e imja kundėr sė tijės nuk do kishte vlerė. Pastaj u ngritėm tė gjithė dhe do shkonim tė bėnim “Shopping”. Me panairin nuk kishim mė punė. Nuk guxova tė pyesja mė, sepse isha shumė e habitur nga ēfarė po ndodhte.Dolėm rrugėve, Shefi i Kabinetit dhe kėshilltari po tregonin se kishin pirė njė ditė mė parė dhe ishin me dhimbje koke. Ndėrsa ministri, sipas tyre, ishte shumė i nevrikosur,sepse nuk kishte bėrė “doėnload”. Kėto biseda zhvilloheshin nga njė qendėr tregtare nė tjetrėn,shpesh ministri humbiste dhe ndėrsa e prisnim,dy ithtarėt e tij, thoshin: “Eh, prostata”,dhe qeshnin. Pas njė vėrdallosjeje tė lodhshme,shefi i Kabinetit u kthye nė hotel, sepse ishte I sėmurė, ministrin dhe shoqėruesin e tij erdhi I mori makina e ambasadės sonė pėr tė shkuar nė njė qendėr veshjesh tė shtrenjta, unė u ktheva nė hotel, shumė e lodhur pas njė porosie qė mė dha ministri t’ia kaloja shefes sė Marrėdhėnieve me Jashtė.Nė orėn gjashtė pasdite mė merr nė telefon shefi i Kabinetit dhe u zhvillua kjo bisedė
- Po, si kalove?
- Po, ti si s’u kujtove tė mė merrje nė telefon, tė mė pyesje si isha?, - tha ai me njė ton sikur tė ishim miq tė vjetėr.
- Nuk doja tė tė shqetėsoja, - iu pėrgjigja unė, pasi nė fakt as mė kishte shkuar ndėrmend ta merrja e ta pyesja.
- Po kush mė la mua tė qetėsohesha, na u ēa K…., me ato sirenat nė drekė. (nė hotel kishte pasur njė provė alarmi kundėr zjarrit dhe ndizeshin sirena ēdo dhjetė minuta). E tronditur nga fjalori i tij i thashė.
- Tė lutem, kujdes kur flet me mua, pėrdor njė fjalor tė rregullt.
- Pse, ēfarė thashė unė?, - pyeti ai si i ēuditur.
- Po tė them, qė kur tė flisni me mua, ju lutem tė jeni i kujdesshėm pėr vetėn edhe pozicionin qė keni, shef Kabineti.
-Mirė, mirė, - tha - ėshtė ministri poshtė po tė pret pėr kafe. Do zbresėsh?
- Jo, unė jam me dhimbje koke, nuk zbres dot, kafen do ta pi nė dhomė.
Kjo ishte biseda me shefin e Kabinetit. Tė nesėrmen nė orėn dhjetė ne u nisėm pėr nė
aeroport. Nė avion vendi im ishte me ministrin,i cili u ul nga ana e dritares, dhe shefin e Kabinetit,qė donte tė mė ulte nė mes, por unė nuk pranova, kėshtu u ul vetė.
Tė nesėrmen erdha nė ministri dhe tė gjithė ndėrruan sjelljen ndaj meje. Ata qė e kishin inat ministrin kujtonin se tanimė unė isha bėra mikesha e tij dhe gati nuk mė flisnin. Tė tjerė mė shikonin me servilizėm, e tė tjerė me druajtje e frikė.
Nė datėn 8 janar 2008, gati njė muaj pas udhėtimit nė Londėr, drejtori i Burimeve Njerėzore mė tha nė korridor: “Nuk e di se ēfarė bisedash ke bėrė ti me ministrin dhe shefin e Kabinetit, por mė thanė se do ikėsh nga ky vend pune”. Firmosa largimin me dėshirė, sepse nuk doja tė hapja gjyq duke e ditur se nuk do kisha fuqi tė fitoja.
Kur njerėzit jashtė ministrisė e morėn vesh qė unė isha larguar nga puna, nuk mė pyesnin
pse, por thoshin: “Ta ka kėrkuar Pango, dhe nuk ia ke dhėnė?” Skuqesha nga njė afirmim i tillė…
Njė muaj pas meje, pushohet nga puna njė tjetėr punonjėse, pas njė udhėtimi qė kishte bėrė nė Greqi me ministrin.
… Kur mė njoftuan dhe mė thanė shiko “Fiksin” sot se ka nja material tė Pangos me njė
vajzė, fillimisht mendova. “Sa mirė, mė nė fund.Mori atė qė meritonte”. Kur pashė deri nė fund,ose mė saktė kur dėgjova gjithė bisedėn, ndjeva njė neveri tė tejskajshme. Imagjinova se ajo gjė mund tė mė kishte ndodhur edhe mua, kujtdo,dhe u bėra akull e gjitha.

(revistashqiptare)
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Jonida Azizaj : Vajza qe refuzoi ish ministrit Pango Rat1010 Online
Jonida Azizaj : Vajza qe refuzoi ish ministrit Pango Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11621

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Jonida Azizaj : Vajza qe refuzoi ish ministrit Pango Empty Re: Jonida Azizaj : Vajza qe refuzoi ish ministrit Pango

Mesazh nga elisa 2009-04-19, 10:16

ajo shum guxim pati....tashi mezi na nxjerr foton Razz
elisa
elisa
ńš ÖrŠļńåR„ GļRl
ńš ÖrŠļńåR„ GļRl

Jonida Azizaj : Vajza qe refuzoi ish ministrit Pango Rat1010 Online
Jonida Azizaj : Vajza qe refuzoi ish ministrit Pango Rot10 Offline

Female
Numri i postimeve : 365
Age : 31
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : pc,muzike
Puna : hehe edhe ate kam mangut...
Registration date : 21/09/2008
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 2
<b>Kredite</b> Kredite : 5762

http://www.cami-bordonaba.tk

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Jonida Azizaj : Vajza qe refuzoi ish ministrit Pango Empty Re: Jonida Azizaj : Vajza qe refuzoi ish ministrit Pango

Mesazh nga NEO 2009-04-19, 11:37

po pse ti elisa, do ta nxirrje foton nese do te te kishte ndodhur dicka e tille???
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Jonida Azizaj : Vajza qe refuzoi ish ministrit Pango Rat1010 Online
Jonida Azizaj : Vajza qe refuzoi ish ministrit Pango Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9602

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Jonida Azizaj : Vajza qe refuzoi ish ministrit Pango Empty Re: Jonida Azizaj : Vajza qe refuzoi ish ministrit Pango

Mesazh nga snaiper 2009-04-19, 11:43

ndoshta do ta heqin qafe sepse nuk duane te xxierrin njerezit qe feshihen prapa skene
snaiper
snaiper
V.I.P
V.I.P

Jonida Azizaj : Vajza qe refuzoi ish ministrit Pango Rat1010 Online
Jonida Azizaj : Vajza qe refuzoi ish ministrit Pango Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 303
Age : 40
Vendodhja : ne vendin e shqiponjave
Koha e lire : internet,sport,
Puna : programator cnc
Registration date : 13/04/2009
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 3
<b>Kredite</b> Kredite : 5856

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Jonida Azizaj : Vajza qe refuzoi ish ministrit Pango Empty Re: Jonida Azizaj : Vajza qe refuzoi ish ministrit Pango

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi