Miratohet Ligji per emailet promocionale ne Shqiperi .

2 posters

Shko poshtė

Miratohet Ligji per emailet promocionale ne Shqiperi . Empty Miratohet Ligji per emailet promocionale ne Shqiperi .

Mesazh nga Andi 2009-05-02, 08:14

Ndėshkim me gjobė nėse dėrgon njė e-mail promocional tek tė tjerėt.Qeveria miraton projektligjin “Pėr tregtinė elektronike”. Pritet votimi nė Kuvend. Pėrcaktohen kriteret pėr biznesin on-line dhe blerjet me anė tė internetit

Shpeshherė na ndodh qė in-box-i i e-mail-it tė mbushet plot me mesazhe promocionale tė kompanive tė ndryshme. Ato bėhen tė bezdisshme dhe nuk mund t’i ndalosh qė tė vijnė nė postėn tėnde elektronike. Por, shumė shpejt, njė veprim i tillė do tė ndėshkohet me ligj. Qeveria ka pėrgatitur njė projektligj qė ėshtė miratuar dhe tashmė pritet tė shqyrtohet nė komisione parlamentare dhe tė votohet nė Kuvend. Drafti “Pėr tregtinė elektronike” ėshtė nisma e parė e kėtij lloji pėr tė rregulluar tregun virtual qė ka nisur tė zhvillohet prej disa vitesh nė vendin tonė. Pėrmes kėsaj pakete legjislative mbrohen klientėt edhe nga blerjet on-line, dhe trajtohen sipas ligjit pėr konsumatorin.

Stop e-mail-eve promocionale
Nėse deri tani jeni bezdisur nga mesazhet promocionale nė gjuhėn shqipe, tani do tė mbroheni me ligj nėse nuk dėshironi qė njė informacion i tillė tė vijė nė postėn elektronike. Sipas projektligjit “Pėr tregtinė elektronike”, nė Nenin nr. 9, thuhet: “Komunikimet tregtare tė pakėrkuara nėpėrmjet postės elektronike, nė ato raste kur sipas legjislacionit janė tė lejuara, duhet tė identifikohen qartė dhe pa dyshim si tė tilla, qė nė ēastin fillestar tė marrjes sė tyre prej marrėsit”. Mė pas drafti thotė se “ofruesit e shėrbimeve qė ofrojnė komunikime tregtare tė pakėrkuara nėpėrmjet postės elektronike, janė tė detyruar tė kontrollojnė rregullisht dhe tė respektojnė regjistrin e pėrjashtimeve, ku, me cilėsinė e personave qė nuk dėshirojnė marrjen e kėtyre komunikimeve regjistrojnė personat, tė cilėve u ėshtė drejtuar, por qė nuk kanė dėshirė tė marrin komunikime tė tilla tregtare”. Nė rastet e mosrespektimit tė ligjit shkelėsi ka ndėshkime tė tilla: “Ėshtė i detyruar tė shpėrblejė dėmin e ardhur, si pasojė e kėtij mosveprimi”. Ndonėse nuk jepen detaje konkrete pėr mėnyrėn se si bėhet njė gjė e tillė, edhe nė kėtė rast vjen nė ndihmė ligji “Pėr konsumatorin” dhe Kodi i Procedurės Civile.

Parandalimi
Posta elektronike ka njė opsion qė paralajmėrohet shpėrndarėsi i mesazheve se nuk dėshirohen informacione tė tilla nga marrėsi. Ofruesi i shėrbimit, qė ka pasur dijeni pėr mosdėshirėn e personave pėr tė marrė komunikime tė tilla dhe nuk i ka regjistruar si tė tillė, ėshtė i detyruar tė shpėrblejė dėmin e ardhur si pasojė e kėtij mosveprimi. Njė veprim i tillė, pėrveēse e ekspozon dėrguesin ndaj masave ndėshkuese, i jep tė drejtėn marrėsit tė kėrkojė dėmshpėrblim nė gjykatė. Pėr shkeljet e dispozitave tė kėtij ligji, ofruesi i produkteve apo shėrbimeve mund tė dėnohet me gjobė deri nė 200 mijė lekė. Pėr ndjekjen dhe zbatimin e detyrimeve, projektligji ngarkon Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Sipas drejtuesve tė AKEP-it, nė ketė institucion do tė ngrihet njė seksion i veēantė, qė do tė merret me mbikėqyrjen e aktiviteteve tė tregtisė elektronike.

Kujdes nga mashtrimet!
Na ndodh shpeshherė qė nė postėn tonė elektronike tė vijė mesazhi: “Keni fituar 100 milionė dollarė”. Po ashtu, ndodh qė bėjmė pagesa me karta krediti on-line, por nuk na vjen malli. Ka edhe raste tė tjera kur kemi paguar pėr X mall dhe vjen Y mall, me vlerė financiare disa herė mė tė ulėt sesa ajo qė kemi paguar. Rastet e mėsipėrme janė disa prej skemave mashtruese qė bėjnė “kriminelėt” e botės virtuale me qytetarėt. Edhe kėtyre mashtrimeve synon pėr t’iu dhėnė pėrgjigje projektligji i ri, i pėrgatitur nga qeveria shqiptare sipas rregullave dhe direktivave tė Bashkimit Europian. Duke shėnuar nismėn e parė tė kėtij lloji nė tregun e biznesit on-line, paketa e propozuar synon qė tė vijė nė ndihmė tė qytetarėve, pėr t’i mbrojtur nga mashtruesit.
Blerjet nė internet nuk mund tė jenė asnjėherė plotėsisht tė sigurta dhe e vetmja mbrojtje e mundshme ėshtė kujdesi maksimal kur vendosim tė blejmė diēka on-line. Pėr tė qenė tė sigurt ėshtė gjithnjė e kėshillueshme qė blerjet on-line tė bėhen nė adresa apo nė shitės qė janė tė njohur, me eksperiencė dhe seriozė nė aktivitetin e tyre. Gjithsesi, ekziston mundėsia qė tė ketė abuzime me tė dhėnat qė depozitohen nė momentin kur bėhet blerje.

Drafti pėr blerjet
Projektligji “Pėr tregtinė elektronike” synon qė tė vendosė rregullat pėr mėnyrėn se si duhen kryer shitblerjet nėpėrmjet internetit dhe informacionet e domosdoshme qė shitėsi duhet tė ofrojė. Projektligji i miratuar nga qeveria parashikon qė shitjet nėpėrmjet internetit mund t’i kryejė ēdo person, fizik ose juridik, i regjistruar nė Qendrėn Kombėtare tė Regjistrimeve (QKR), pa u pajisur paraprakisht me leje, licencė, autorizim apo ndonjė dokument tjetėr. Pėrjashtim bėjnė vetėm ofruesit e shėrbimeve, tė cilėt kanė detyrimin pėr t’u pajisur me autorizim nga AKEP (sipas ligjit “Pėr komunikimet elektronike”) dhe ofruesit e shėrbimeve financiare ose tė sigurimeve, ushtrimi i aktivitetit tė tė cilave rregullohet nga ligje tė veēanta.
Ēdo subjekt qė ofron shitje nėpėrmjet internetit, sipas ligjit, ėshtė i detyruar tė publikojė pėr blerėsit potenciale disa informacione bazė, qė pėrfshijnė emrin tregtar ose emrin me anė tė tė cilit ai ėshtė regjistruar pėr ushtrimin e veprimtarisė; adresėn e vendit nė tė cilin ėshtė vendosur selia apo qendra kryesore e veprimtarisė sė ofruesit tė shėrbimit; adresėn e postės elektronike dhe adresėn e faqes nė internet (URL) tė ofruesit tė shėrbimit; tė dhėnat e regjistrimit nė regjistrin tregtar tė ofruesit tė shėrbimit dhe sidomos numrin unik tė identifikimit tė personit; tė dhėna tė veēanta tė autoritetit pėrgjegjės mbikėqyrės, kur veprimtaria e ofruesit tė shėrbimit ėshtė objekt i ushtrimit tė saj nėpėrmjet pajisjes sė tij me licencė, leje apo me autorizimin pėrkatės. Veē parashikimeve tė kėtij ligji, shitėsit duhet tė zbatojnė edhe dispozitat pėr dhėnien e informacionit qė parashikon ligji “Pėr mbrojtjen e konsumatorit”.
Mbi bazėn e kėtyre tė dhėnave, blerėsi mund tė bėjė vlerėsimin e besueshmėrisė sė shitėsit dhe, eventualisht, tė bėjė verifikimet pėrkatėse. Pėr shembull, pėrkatėsia e NIPT-it tė publikuar nga njė subjekt nė internet mund tė verifikohet nė QKR, ose pėrkatėsia e “domainit” (adresės sė internetit) mund tė verifikohet nė AKEP, ose nė bazat e tė dhėnave tė vendeve te tjera, qė janė pėrgjithėsisht publike nė internet.

Detajet e projektligjit
Marrėveshja pėr tė kryer njė operacion shitblerjeje nėpėrmjet internetit konsiderohet si njė kontrate (elektronike) dhe ka vlerė tė mirėfilltė ligjore.
Qė kontrata elektronike tė jetė e vlefshme, duhet tė pėrmbushė tė gjitha kėrkesat e parashikuara nga Kodi Civil, pėr pjesėn e pėrgjithshme tė kontratave, si dhe kėrkesat e parashikuara pėr formėn konkrete tė kontratės. Megjithatė, jo ēdo lloj kontrate elektronike ėshtė e vlefshme dhe ka fuqi ligjore.
Ligji “Pėr tregtinė elektronike” nuk do tė zbatohet pėr kontratat e lidhura pėr tė krijuar, ndryshuar apo shuar tė drejta mbi sendet e paluajtshme, pėrveē kontratės sė qirasė pėr pasuri tė paluajtshme me afat deri nė 9 vjet; pėr kontratat, qė me ligj kėrkojnė pėrfshirjen e gjykatave, tė autoriteteve publike dhe profesioneve, qė ushtrojnė apo japin njė shėrbim publik; pėr kontratat e garancisė dhe kolaterali i letrave me vlerė, i dhėnė nga persona, qė veprojnė pėr qėllime tė ndryshme nga ato tė biznesit, tregtisė apo profesionit tė tyre; pėr kontratat e parashikuara nga Kodi i Familjes dhe veprimet juridike, tė parashikuara nga Kodi Civil, pėr trashėgiminė me testament; pėr shėrbimet financiare ose shėrbimet e sigurimit.
Ndėrsa bota i ka tė zhvilluar shėrbimet e internetit tė tilla si e-bussines, e-government, e-book etj., dhe janė kthyer tashmė nė industri fitimprurėse, vetėm pėrmes internetit si mjet komunikimi, tashme edhe nė vendin tonė pritet qė tė hyjnė kėto praktika tė moderne tė sipėrmarrjes. Por, kjo duhet paraprirė me ligje, tė cilat duhet tė shėrbejnė pėr tė shmangur spekulimet dhe mbrojtur qytetarėt.

PJESĖ NGA PROJEKTLIGJI
Neni 9
Komunikimet tregtare tė pakėrkuara
1. Komunikimet tregtare nėpėrmjet postės elektronike janė tė ndaluara, pėrveē rasteve kur marrėsi i tyre ka dhėnė miratim paraprak.
2. Komunikimet tregtare tė pakėrkuara nėpėrmjet postės elektronike, nė ato raste kur sipas legjislacionit janė tė lejuara, duhet tė identifikohen qartė dhe pa dyshim si tė tilla, qė nė ēastin fillestar tė marrjes sė tyre prej marrėsit.
3. Ofruesit e shėrbimeve, qė ofrojnė komunikime tregtare tė pakėrkuara nėpėrmjet postės elektronike, janė tė detyruar tė kontrollojnė rregullisht dhe tė respektojnė regjistrin e pėrjashtimeve, ku, me cilėsinė e personave qė nuk dėshirojnė marrjen e kėtyre komunikimeve regjistrojnė personat, tė cilėve u ėshtė drejtuar, por qė nuk kanė dėshirė tė marrin komunikime tė tilla tregtare. Ofruesi i shėrbimit, qė ka patur dijeni pėr mosdėshirėn e personave pėr tė marrė komunikime tė tilla dhe nuk i ka regjistruar si tė tillė, ėshtė i detyruar tė shpėrblejė dėmin e ardhur, si pasojė e kėtij mosveprimi.

Mashtrimi on line, statistika tė frikshme
Mashtrimi nė internet ėshtė njė problem i shtrirė nė tė gjithė botėn dhe vlera e mashtrimeve ka shėnuar rritje tė jashtėzakonshme gjatė viteve tė fundit. Sipas Qendrės sė Ankesave pėr Krimet nė Internet, vlera e mashtrimeve pėr vitin 2008 arriti nė 364.6 milionė dollarėve, me njė rritje prej 10.5% krahasuar me vitin 2007. Numri i ankesave tė raportuara arriti nė 275 mijė, me njė rritje me 33% krahasuar me vitin 2007. Lloji mė i zakonshėm i mashtrimit ėshtė mosdorėzimi i produkteve tė blera, qė zė 32.9% tė ankesave tė raportuara. Lloje tė tjera tė mashtrimit janė kėrkesa pėr tė dėrguar para, me premtimin pėr tė pėrfituar mė pas shuma mė tė mėdha, investimet fantazmė, etj. Pjesa mė e madhe e viktimave tė mashtrimeve nė internet, 66.1% e tyre, janė amerikanė. 10.5% e mashtrimeve ndodhin nė Britaninė e Madhe, 7.5% nė Nigeri, 3.5% nė Kanada etj.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Miratohet Ligji per emailet promocionale ne Shqiperi . Rat1010 Online
Miratohet Ligji per emailet promocionale ne Shqiperi . Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 37
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11767

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Miratohet Ligji per emailet promocionale ne Shqiperi . Empty Re: Miratohet Ligji per emailet promocionale ne Shqiperi .

Mesazh nga NEO 2009-05-02, 17:00

kesaj i thone te ndalosh peshkun te qarkulloje i lire ne det Very Happy
avatar
NEO
Ekspert
Ekspert

Miratohet Ligji per emailet promocionale ne Shqiperi . Rat1010 Online
Miratohet Ligji per emailet promocionale ne Shqiperi . Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3340
Age : 40
Vendodhja : Tirane
Koha e lire : Vetem naten kur fle
Puna : Minister
Registration date : 28/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 205
<b>Kredite</b> Kredite : 9748

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi