Zbulohen kontaktet midis Delijorgjit dhe Shkelzen Berisha

Shko poshtė

Zbulohen kontaktet midis Delijorgjit dhe Shkelzen Berisha Empty Zbulohen kontaktet midis Delijorgjit dhe Shkelzen Berisha

Mesazh nga Andi 2009-05-12, 03:31

• Asnjė reagim nga familja kryeministrore pas publikimit nga Gazeta Shqiptare e News24 i tabulateve qė dėshmojnė se Delijorgji, 38 min pas shpėrthimit nė Gėrdec, i ka telefonuar Shkėlzen Berishės. I vetmi reagim ishte vizita e Berishes, nė shtėpinė e njė prej viktimave.

TIRANE-Asnjė reagim nga familja kryeministrore pas publikimit nga Gazeta Shqiptare dhe News24 i tabulateve telefonike qė deshmojne se Mihal Delijorgji, vetem 38 minuta pas shperthimit ne Gerdec, i ka telefonuar Shkelzen Berishės. I vetmi reagim ishte vizita e kryeministrit, nė shtėpinė e njė prej viktimave tė Gėrdecit, ku dhe ka premtuar se do tė dhurojė njė kompjuter pėr studentet qė humbėn babain.

Ditėn qė Gazeta Shqiptare botoi ekskluzivisht lajmin se djali i kryeministrit ėshtė telefonuar disa herė pas shpėrthimit nė Gėrdec nga dy persona qė sot janė nėn hetim pėr ngjarjen e rėndė, kryeministri zgjedh tė vizitojė familjen e njė viktime tė tė njėjtės tragjedi.
Zyra pėr shtyp e kryeministrit bėri tė ditur sot vizitėn qė kreu iqeverisė bėri nė familjen e Reshit Krujės, njė prej 26 viktimave qė humbėn jetėn nė tragjedinė e Gėrdecit.

Nė kėtė vizitė qė nuk dihet se pėrse nuk u krye ditėn e pėrvjetorit tė parė tė tragjedisė, 15 Mars, por u zgjodh pikėrisht sot, Kryeministri Berisha shoqėrohej nga Kryetari i Bashkisė sė Vorės, zoti Fiqiri Ismaili dhe nga deputeti i zonės pėr PD, zoti Astrit Patozi.
Zyra pėr shtyp njoftoi gjithashtu se ka qėnė zonja e shtėpisė, bashkėshortja e tė ndjerit, qė i uruan mirėseardhjen Kryeministrit Berisha duke e falėnderuar pėr kujdesin dhe mbėshtetjen nė momentet e vėshtira tė familjes sė tyre.

Kryeministri Berisha nga ana e tij siguroi pjesėtarėt e familjes Kruja pėr pėrpjekjet e tij maksimale nė mbėshtetje tė interesave tė tyre, duke shprehur angazhimin se qeveria nė bashkėpunim me pushtetin lokal do tė jetė gjithnjė pranė tyre.
Gjithashtu Kryeministri Berisha theksoi se drejtėsia qė familjarėt kėrkojnė, duhet dhe do tė vihet patjetėr nė vend dhe pėr kėtė qeveria ka dhėnė dhe po jep tė gjithė mbėshtetjen e saj.

Por, bashkėshortja e tė ndjerit Reshit Kruja kėrkoi njė ndihmė tė menjėhershme pėr vajzat e saj, tė cilat ndiqnin universitetin. Dhe kėrkesa e saj ka qėnė minimalisht e vogėl, pėrpara fatkeqėsisė qė goditi familjen. Ajo kėrkoi njė kompjuter nė shtėpinė e saj, i cili ju premtua menjėherė nga Kryeministri Berisha dhe Deputeti Patozi. “Ata i shprehėn gatishmėrinė qė njė kompjuter do t’i shkonte kėsaj familjeje menjėherė nė ditėt e ardhshme”, mbyllet njoftimi pėr shtyp i faqes zyrtare tė Kėhsillit tė Ministrave qė nuk shton asnjė arsye mė tepėr se pse Berisha zgjodhi pikėrisht kėtė familje pėr vizitė dhe kėtė datė.

Familjarėt e viktimave tė Gėrdecit pėrkujtuan mė 15 Mars tė dashurit e tyre qė humbėn jetėn nga shpėrthimi i fabrikės sė demontimit tė armėve. Kjo ditė u kujtua nė njė formė proteste tė heshtur dhe nga opozita, dhe asnjė formalitet nuk u krye ndėrkaq nga qeveria. Sot kur Gazeta Shqiptare publikoi se djali i kryeministrit qė mė parė ka mohuar tė jetė pėrfshirė nė tregtinė e armėve nė Gėrdec, nė tė vėrtetė ėshtė telefonuar nga ish-ministri Mediu dhe administratori i Alba-Demil Mihal Delijorgji pas shpėrthimit tė fuqishėm tė fabrikės qė mori jetėn e 26 personave dhe plagosi 300 tė tjerė. Nuk dihen ende arsyet se pėrse janė kryer kėto telefonata dhe pėr cfarė ėshtė vėnė nė dijeni djali i kryeministrit nga tė lartpėrmendurit, vetėm disa minuta pas shpėrthimit tė fabrikės.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

Zbulohen kontaktet midis Delijorgjit dhe Shkelzen Berisha Rat1010 Online
Zbulohen kontaktet midis Delijorgjit dhe Shkelzen Berisha Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11625

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi