E majta zyrtarizon koalicionin, Rama:pėr njė politike te re

Shko poshtė

E majta zyrtarizon koalicionin, Rama:pėr njė politike te re Empty E majta zyrtarizon koalicionin, Rama:pėr njė politike te re

Mesazh nga Andi 2009-05-12, 22:55

• E majta zyrtarizon koalicionin “Bashkimi pėr ndryshim” i cili kryesohet nga PS dhe nė pėrbėrjen e tij ka PSD, PDS dhe G99. Pika kryesore e deklaratės sė pėrbashkėt tė koalicionit ėshtė nevoja qė ka shteti pėr tė ndryshuar.

TIRANE- Rama: “Bashkimi pėr ndryshim” pėrtej tė majtės e tė djathtės
Ora 18:50- Kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama deklaroi gjatė fjalės sė tij se bashkimi i ri i sė majtės ka lindur pėr ti hapur krahėt e bashkėpunimit tė gjithė atyre qė duan ndryshimin.
“Bashkimi ynė i ri nuk ka lindur pėr tju pėrgjigjur baltės me baltė dhe mllefit me mllef por pėr ti hapur krahėt tė gjithė atyre qė e duan Shqipėrine si Europa” theksoi kryesocialisti.
Ashtu sikundėr deklaruan edhe liderėt e tjerė tė koalicionit, Rama u shpreh se koalicioni i sė majtės ėshtė njė bashkim pėrtej sė majės dhe tė djathtės, por sipas tij ka lindur pėr tė mos lėnė qė tė vazhdohet tė jetohet me plagėt e tė vjetrės.
Rama u shpreh se ky bashkim ka si qėllim tė nxjerrė mė tė mirėn e mundshme.
“Jemi bashkuar qė tė nxjerrim mė tė mirėn prej nesh qė mė e mira tė bėhet pėr fėmijėt, qė tė mos mbeten pa libra, tė rinė pa punė dhe prindėrit tė enden nė rrugėt e papunėsisė, pėr tė moshuarit qė nuk kanė mundėsi tė paguajnė ilaēet” u shpreh kreu socialist
Lideri i opozites ka theksuar se pas 28 qershorit, do tė vijė nė pushtet njė qeveri e re qė do tė zgjidhe problemet e qytetarėve dhe do ta nxjerrė Shqipėrinė nga tranzicioni.
“Bashkimi yne ka ardhur per t’iu dhene pergjigje pikepyetjeve te shqiptareve. Jemi bashkuar per te mbledhur te gjithe fuqine e mendjes per te mos lejuar qe kjo Shqiperi te behet cope e cike per shkak te paaftesise dhe interesave personale” theksoi Rama.
Rama premtoi gjithashtu integrimin e vendit ne familjen evropiane, si dhe eleminimin e monopoleve tė pasurimit, sic po bėn sipas tij familja e kryeministrit.
“Ėshtė koha qė cdokush qė do ndryshimin duhet tė merret me politikė, pėr ta vėnė politikėn nė shėrbimin e tij. Endrra e Shqipėrisė, si gjithė Europa kėrkon rrugė pėr tė dalė nga duart qė e pengojnė pėr tu bėrė realitet. Ja pse ėshtė koha pėr tu bashkuar pėrtej kufijve tė vjetėr tė partise, pėrtej mėrive dhe hasmėrive, pėrtej interesave familjare qė e kanė uzurpuar politikėn dhe sot ndjehen tė kėrcėnuar nga ndryshimi qė po vjen” theksoi Rama.

Gjinushi: Shqipėrisė i duhet njė ndryshim dhe kėtė do ta bėjmė sė bashku
Ora 18:00- Gjatė fjalės sė tij nė zyrtarizimin e koalicionit tė sė majtės, kryetari i PSD, Skėnder Gjinushi u shpreh se sot ėshtė nėnshkruar akti i bashkimit qė sipas tij do tė jetė fitues nė zgjedhjet e 28 qershorit.
“Bashkimi jonė pėrfaqėson shpresėn dhe tė ardhmen, Shqipėrisė i duhet njė ndryshim dhe kėtė do ta bėjmė sė bashku. Shumica e shqiptarėve janė pėr kėtė ndryshim dhe pėr rikthimin e shpresės dhe normalitetit” tha Gjinushi.
Duke e konsideruar vendin larg anėtarėsimit nė Bashkimin Europian, Gjinushi tha se qeveria nė pushtet nuk mund ta cojė vendin pėrpara.
“Ne nuk cojmė formalisht Shqipėrinė nė NATO dhe BE por sjellim standardet dhe vlerat e tyre nė Shqipėri. Kėtė do tė bėjmė sėbashku nė 4 vitet e ardhshme. Nė BE do ta integrojmė Shqipėrinė pėr shqiptarėt dhe jo pėr qeveritarėt” deklaroi kreu i PSD-sė.
“Bashkimi i tė djathtėve ėshtė nė konflikt tė hapur me drejtėsinė” tha Gjinushi, ndėrkohė qė theksoi se “Bashkimi pėr ndryshim” ėshtė bėshkim i vlerave.
Gjinushi pėrmedni edhe krizėn ekonomike , duke thėnė se vetėm qeveria nuk e ndjen atė.
“Krizėn e ndjenė tė gjithė shqiptarėt, pėrvec qeverisė. Ne do e nxjerrim vendin nga kriza, ne jemi tė gatshėm tė ndryshojmė kėtė realitet duke filluar me largimin e shkaktarėve tė saj” deklaroi Gjinushi, nė mbyllje tė fjalės sė tij.

Milo: “Bashkimi pėr ndryshim” koalicioni i qeverisjes sė ardhshme tė Shqipėrisė
Ora 17:55- Kreu i Partisė Demokracia Sociale, Paskal Milo e hapi fjalėn e tij duke theksuar se koalicioni i majtė nukė ėshtė vetėm njė akt i madh politik qė bashkon forcat politike por ėshtė njė koalicion pėr tė gjithė qytetarėt.
“Unė jam njė qytetar i majtė, i ftoj tė gjithė bashkėmendimtarėt e mi qė vlerat mė tė mira qė ne pėrfaqėsojmė, ti bashkojmė me vlerat mė tė mira me qytetarė qė tė bėjnė me ta ndryshimin” tha kreu i PDS.
Milo u ka premtuar qytetarėve se pas 28 qershorit koalicioni i majtė do tė sigurojė njė qeverisje tė aftė qė do tė ballafaqohet me shqetėsimet dhe hallet e tyre.
“Ne sot jemi kėtu pėr ti dhėnė njė mesazh shqiptarėve se ju premtojmė njė qeverisje tė aftė pas 28 qershorit dhe jo njė qeverisje qe do tė jetė njė rrotacion i thjeshtė i pushtetit. Pėr ta bėrė kėtė ne kemi nevojė pėr mbėshtetjen e shqiptarėve” theksoi Milo.
Ndėr tė tjera kreu i PDS nėnvizoi se “koalicioni i majtė nuk ėshtė njė koalicion elektoral por koalicioni i qeverisjes sė ardhshme tė Shqipėrisė”.
Ndėrkohė, Milo theksoi se e majta do tė jetė ajo qė do tė presė shiritin e inagurimit , kur Shqipėria do tė bėhet anėtare e Bashkimit Europian.
“Nė rast se dikush ėshtė sot kryeminister dhe ėshtė lodhur duke folur se i takon atij merita pėr Shqipėrinė nė NATO, ne do u themi shqiptarėve se jemi ne ata qė do tė presim shiritin e inagurimit, kur Shqipėria tė bėhet anėtare me tė drejta tė plota nė BE.

Veliaj: Koalicioni ėshtė njė mesazh kurajoje
Ora: 17:47- Gjatė fjalės sė tij, kreu i G99, Erjon Veliaj e ka konsideruar formimin e koalicionit tė majtė si nisjen e njė rrugėtimi i cili nuk mund tė bėhet vetėm.
“Ne duam tė ftojmė tė gjithė qytetarėt tė jenė deshmitarė tė kėsaj besėlidhje tė re me Shqipėrinė, qė quhet Bashkimi i ri pėr ndryshim” theksoi Veliaj.
Kreu i G99 i ka bėrė thirrje qytetarėve ta konsiderojnė koalicionin e ri si koalicion qytetar pėrtej tė majtės apo tė djathtės.
“Ky ėshtė koalicion ku mbi tė gjitha ju thotė shqiptarėve kini besim tek vetja juaj, Shqipėria nuk ėshtė vendi i mundėsive nėse s’ka mbiemrin e duhur dhe lidhjet e duhura. Ky koalicion ka pasion krijimin e mundėsive, ai qė ėshtė i aftė duhet tė jetė i suksesshėm” u shpreh Veliaj.

E majta zyrtarizon koalicionin “ Bashkimi pėr ndryshim”
Ora 17:00- E majta zyrtarizon koalicionin “Bashkimi pėr ndryshim” i cili kryesohet nga Partia Socialiste dhe nė pėrbėrjen e tij ka PSD, PDS dhe G99. Nė deklaratėn e pėrbashkėt tė partive tė majta, figuron edhe partia e kryesuar nga Vangjel Dule, PBDNJ. Pika kryesore e deklaratės sė pėrbashkėt tė koalicionit ėshtė nevoja qė ka shteti pėr tė ndryshuar, duke theksuar se reformat e deritanishme tė qeverisė nė pushtet kanė qėnė tė panevojshme.
Kryetarėt e partive pėrbėrėse tė koalicionit tė majtė do tė kenė nga 5 minuta kohė pėr tė thėnė fjalėn e tyre.
Andi
Andi
WebMaster
WebMaster

E majta zyrtarizon koalicionin, Rama:pėr njė politike te re Rat1010 Online
E majta zyrtarizon koalicionin, Rama:pėr njė politike te re Rot10 Offline

Male
Numri i postimeve : 3930
Age : 36
Vendodhja : Nuk e di
Koha e lire : Para pc,xhiro,qef
Puna : Universitet
Registration date : 25/06/2007
<b>Popullariteti </b> Popullariteti : 65
<b>Kredite</b> Kredite : 11625

http://www.hapsirajuaj.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi